Kronikë e zezë
Ndalohet një tjetër person për mashtrim me viza
Published
4 years agoon
By
UBT.NewsProkuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Përgjithshëm lidhur me rastin e mashtrimit të qindra qytetarëve, në të cilin kanë përfunduar të arrestuar më parë katër persona, dje është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, personi me inicialet V.C., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, si dhe ndaj të njëjtit, prokurorja e rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri V.C., nga data 12.09.2019 e deri në muajin shtator 2021, në Agjencinë “BCD Travel”, i njëjti në bashkëkryerje me disa persona kanë mashtruar qindra qytetarë, tani të dëmtuarit, në atë mënyrë që duke përdorur dokumente të falsifikuara kanë hapur agjencinë e lartcekur dhe përmes paraqitjes së rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore kanë mashtruar të dëmtuarit kinse për t’ju siguruar viza pune për në shtetet perëndimore dhe skandinave.
Për këto shërbime të aplikimit, përmes kontratave të pavërteta, të dëmtuarit kanë paguar shuma të caktuara të parave me premtimin se do t’i marrin vizat, mirëpo pas përpjekjeve për të kontaktuar me personat përgjegjës, të pandehurit nuk janë lajmëruar, me ç’ rast të dëmtuarve ju është shkaktuar dëm material.
Kronikë e zezë
Posedim i paautorizuar i narkotikëve në Skenderaj, shoqërohen tre persona në polici
Published
2 hours agoon
May 18, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Skenderaj, ku në veturën e një personi janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Në veturë në ato çaste ndodheshin edhe dy persona të tjerë.
“Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore për një kontroll rutinë, me ç’rast brenda saj ka gjetur dhe konfiskuar 0.7 gram substancë të dyshuar narkotike”, thuhet në raport.
Pas ndalimit të dyshuarit janë shoqëruar në polici.
Pas inicimit të rastit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon të procedohet në procedurë të rregullt.
Lajmet
Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Published
2 hours agoon
May 18, 2026By
UBTNews
Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Rastet janë regjistruar në qytetet Obiliq, Fushë Kosovë, Prishtinë, Podujevë dhe Shtërpcë.
Në rastin e parë në Obiliq, një person është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar presion ndaj familjarëve duke kërkuar para. I njëjti ka shkaktuar dëme materiale duke dëmtuar veturën e familjes dhe gjësende të tjera në shtëpi. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në rastin e dytë në Fushë Kosovë, edhe një person është vënë në pranga pasi dyshohet se ka shkaktuar probleme të vazhdueshme dhe ka ofenduar anëtarët e familjes së tij. Pas arrestimit dhe inicimit të rastit, prokurori ka vendosur që i dyshuari të lirohet dhe rasti të shkojë në procedurë të rregullt.
Në Prishtinë, një çift bashkëshortor janë shoqëruar në stacionin policor pas një përleshjeje mes vete. Dyshohet se fillimisht bashkëshortja kishte ushtruar presion psikik ndaj burrit dhe kishte tentuar ta godiste, ndërsa ky i fundit, duke u vetëmbrojtur, e ka goditur atë duke i shkaktuar lëndime për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq në Podujevë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore dhe urdhrin e mbrojtjes, duke vendosur të kthehet te familja e saj. Edhe pse i dyshuari fillimisht nuk u gjet nga policia, ai u paraqit më vonë pas ftesës dhe me urdhër të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.
Në rastin e fundit në Shtërpcë, policia ka arrestuar një person nën dyshimin e bazuar se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Pas intervistimit nga hetuesit policorë, prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Lajmet
Një i vdekur dhe katër të lënduar në një vetaksident në Klinë
Published
4 hours agoon
May 18, 2026By
UBTNews
Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dollc të Klinës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 04:55 të mëngjesit, me ç’rast në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
“Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa katёr tё tjerё janё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor. Të njëjtit, sipas mjekёve, janё jashtë rrezikut pёr jetё”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan deri te ky vetaksident.
Lajmet
Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë
Published
3 days agoon
May 15, 2026By
UBTNews
Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme, të cilat tashmë janë duke u trajtuar nga Policia dhe Prokuroria.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Gjakovë, Lipjan, Obiliq dhe Graçanicë.
Në Graçanicë, një person është arrestuar pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka shqetësuar nënën e tij dhe e ka larguar atë nga shtëpia. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.
Në Lipjan, është raportuar një rast ku vjehrra dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së saj. E dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar tek familja e saj. Rasti mbetet nën hetime.
Në Obiliq, një burrë është shoqëruar në polici nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.
Në Prishtinë, një grua është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Policia ka iniciuar rastin në konsultim me prokurorin dhe është vënë në kërkim të të dyshuarit, i cili ndodhet në arrati.
Në komunën e Gjakovës janë regjistruar dy raste të ndara.
Në rastin e parë, është arrestuar një burrë i cili nën ndikimin e alkoolit ka ofenduar dhe ka kanosur bashkëshorten e tij. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në rastin e dytë, po ashtu në Gjakovë, është arrestuar një grua nën dyshimin se ka ofenduar dhe ka sulmuar fizikisht të dashurin e saj. Pas intervistimit, ajo është liruar në procedurë të rregullt.
Shakira shpallet e pafajshme nga Gjykata Supreme e Spanjës
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Ditari: lajmet kryesore që shënuan datën 18 maj – 1993-1998?
Bebe Rexha reagon për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
Posedim i paautorizuar i narkotikëve në Skenderaj, shoqërohen tre persona në polici
Nora Istrefi shpreh mbështetje për studentët shqiptarë në Shkup
Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Java e Muzeve 2026 shënohet me hyrje falas dhe aktivitete në të gjithë Shqipërinë
Përfaqësuesja e Kosovës në kickboks me paraqitje të shkëlqyer në “Turkish WAKO World Cup”
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
-
Live3 months agoKryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
-
Lajmet3 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Opinione2 months agoAvdimetaj: Ekonomia e Kosovës e rrezikuar nga luhatjet në tregut ndërkombëtar
