Sport

​Napoli-Milan, kërkesa për bileta e jashtëzakonshme

“Vetëm disa bileta të spozorëve janë në dispozicion”, tha Bardelli për “Radio Marte”.

Published

on

Amedeo Bardelli nga “TicketOne”, kompania përgjegjëse për shitjen e biletave për ndeshjet në shtëpi të Napolit, pretendon se kërkesat për ndeshjen kundër Milanit janë shumë të mëdha.

Kryesuesit e tabelës së Serisë A takohen të dielën në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Tifozët e Napolit ëndërrojnë Scudetton e tyre të parë pas më shumë se 30 viteve dhe tashmë janë shitur të gjitha biletat për ballafaqimin me “Rossonerët”, madje, kërkesa për bileta është aq e madhe sa do të mund të mbusheshin stadiume, përcjellë KosovaPress.

“Vetëm disa bileta të spozorëve janë në dispozicion”, tha Bardelli për “Radio Marte”.

“Njerëzit kanë qenë duke pritur në radhë përpara se biletat të dilnin në shitje dhe biletat në internet ishin të disponueshme vetëm për ata që kishin kartën e Napolit”

“Të gjitha biletat Curva A dhe B u shitën për 35-40 minuta. Po të kishim dy stadiume me kapacitet të “ Diego Armando Maradonas”, do t’i kishim mbushur të dyja.

Stadiumet në Itali ende funksionojnë me kapacitet 75% për shkak të pandemisë COVID-19, por së shpejti do të kthehen në kapacitet të plotë.

Continue Reading

Sport

Astera Tuhina nderohet në NCAA

Published

on

By

Basketbollistja kosovare Astera Tuhina përmbylli sezonin e rregullt në NCAA me Oregon Ducks, duke u nderuar në ceremoninë Senior Day.

Në ndeshjen e fundit ndaj Washington Huskies, Tuhina kontribuoi me një treshe të rëndësishme, edhe pse Ducks humbën 70-69. Pas sezonit të rregullt, Oregon do të garojë në Big Ten Women’s Basketball Tournament kundër Purdue Boilermakers.

Astera është pjesë e Kosovës A, ka kaluar edhe përmes grupeve të moshave dhe konsiderohet një lojtare me të ardhme të ndritur. Në vitin 2022, ajo përfaqësoi Kosovën në FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla, duke hyrë në Top 5 të kampionatit.

Ky sezon për Tuhinën shënon një kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj universitare në SHBA, duke përfaqësuar me dinjitet jo vetëm Oregonin, por edhe Kosovën në një nga konferencat më të forta të basketbollit universitar amerikan.

Continue Reading

Sport

Medalje e artë për Kosovën në Sofje

Published

on

By

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në turneun e 77-të ndërkombëtar të boksit Strangja 2026, i cili u zhvillua në Sofje, Bullgari.

Sadiku triumfoi në finale ndaj brazilianes Rebeca De Santos në kategorinë -60 kg, duke shënuar gjithsej katër fitore gjatë turneut. Ky është suksesi i saj i dytë radhazi në këtë turne, pasi kishte fituar medaljen e artë edhe vitin e kaluar.

Turneu Strangja është më i vjetri në Evropë dhe tërheq boksierët më të mirë të kontinentit, duke e bërë arritjen e Donjetës edhe më të rëndësishme.

Urime të mëdha Donjetës Sadiku për këtë sukses fantastik dhe për përfaqësimin e shkëlqyer të Kosovës në arenën ndërkombëtare!

Continue Reading

Sport

Mario Ilievski përsëri “Ylli i Javës” në Superligë

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional Ylli i Javës, i cili vlerëson futbollistin më të dalluar të javës në Superligë.

Për javën e 22-të, ky çmim i është ndarë për herë të dytë Mario Ilievski nga FC Prishtina, pas një eurogoli spektakolar nga mbi 40 metra në ndeshjen kundër FC Drita, që përfundoi 1:1.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili vlerësoi kontributin dhe paraqitjen e jashtëzakonshme të Ilievskit.

Pas marrjes së çmimit, Ilievski tha:

“Fillimisht, faleminderit për vlerësimin. Kam shënuar një gol të çmendur dhe nuk dija as si të veproja; vetëm kam vrapuar tek fansat që të festojmë bashkë. Është një gol që nuk shënohet çdo herë.
Kemi edhe 14 ndeshje dhe çdo ndeshje është një finale për ne. Nuk jemi të lumtur me rezultatet, sepse e dimë që mund të bëjmë më mirë, por do të luftojmë në çdo ndeshje që të dalim në vendin e parë.
Dua këtë çmim t’ua dedikoj tifozëve Plisat, të cilët na dhuruan një atmosferë të zjarrtë dje dhe shpresoj që do të jenë në çdo ndeshje për të na dhuruar një atmosferë të tillë.”

Ky çmim thekson paraqitjet më të mira të futbollistëve në Superligën e Kosovës dhe mbetet një motiv shtesë për lojtarët që të japin më të mirën në fushë.

Continue Reading

Sport

Lisjeta Thaqi çon Kosovën në majat e paragllajdit botëror

Published

on

By

Sporti ajror i Kosovës ka shkruar një faqe të re historie! Pilotja e jashtëzakonshme Lisjeta Thaqi arriti të renditet numër 1 në botë në kategorinë e femrave në paragllajding, duke vënë Kosovën në majat e skenës ndërkombëtare të këtij sporti.

Ky sukses nuk është vetëm një arritje personale, por një fitore për gjithë komunitetin e aviacionit sportiv të Kosovës dhe për të gjithë ata që besojnë në punën e palodhur, disiplinën dhe ëndrrat e mëdha.

Triumfi i Thaqit erdhi nën udhëheqjen e trajnerit dhe rekordmenit botëror e evropian Fanol Shala, i cili ka ndërtuar një ekip kampionësh dhe ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e sportit ajror në vend.

Nën ombrellën e Federata Aeronautike e Kosovës, arritja e Lisjeta Thaqit tregon se Kosova është një forcë serioze në paragllajdingun e precizionit dhe në garat ndërkombëtare.

Ky moment është një shkëlqim krenarie kombëtare: dëshmon se me pasion, punë dhe bashkëpunim, edhe vendet e vogla mund të arrijnë majat e botës.

Urime Lisjeta Thaqi – Kosova është krenare me ty!

Continue Reading

Të kërkuara