Lajmet

​Musliu: Grupe serbe po stërviten në Rashkë, synojnë destabilizimin e veriut

Musliu dha edhe detaje për format e stërvitjes së këtyre grupeve kriminale.

Published

on

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raportoi sot me dyer të mbyllura në Komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së.

Pas raportimit, kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu deklaroi se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, me përjashtim të katër komunave veriore. Ajo tha se në bazë të raportimit të drejtorit të AKI-së, ka tendenca për destabilizim të sigurisë në veri, sidomos tash në prag të zgjedhjeve lokale atje.

Musliu nënvizoi se dy grupe serbe të së ashtuquajturës mbrojtja civile po stërviten në Rashkë të Serbisë për krijimin e trazirave në veri.

“Gjendja e sigurisë në Kosovë në përgjithësi konstatohet të jetë stabile, në përjashtim të katër komunave veriore të vendit, ku shihet tendenca për destabilizim. E ashtuquajtura organizata e mbrojtjes civile atje në bashkëpunim edhe me Listën Serbe, vazhdimisht kanë aktivitet në veri të vendit. Pjesëtarë të kësaj organizata, tashmë dy grupe janë duke kryer kurset e trajnimit në Rashkë për veprime destabilizuese në Kosovë”, tha kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Musliu dha edhe detaje për format e stërvitjes së këtyre grupeve kriminale.

“Për aksione të ndryshme eventuale që mund të merren në veri të Kosovës. Ka stërvitje për gjuajtje me armë dhe stërvitje për taktizim”, shtoi ajo.

Musliu theksoi se institucionet e Kosovës duhet të jenë të përgatitura për çdo provokim në veri, pasi asgjë nuk mund të jetë e papritur.

“Linçimi dhe presioni është rritur ndaj qytetarëve serb, të cilës nuk i binden Listës Serbe në veri të Kosovës, prandaj si shtet dhe institucione duhet të jemi vigjilent dhe të përgatitur për çdo provokim të situatës atje që mos të na zënë në befasi, pasi asgjë nuk mund të jetë e papritur”, deklaroi Musliu.

Ditëve të fundit, disa vetura të serbëve të Kosovës në veri janë djegur për shkak të konvertimit të targave ilegale në RKS. Si pasojë e kësaj, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar serb në veri për djegien e këtyre veturave.

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

  1. Ka specie kandilësh deti që biologjikisht mund të rikthehen përsëri në “moshë të re”, prandaj quhen pothuajse të pavdekshëm.
  2. Google fillimisht kishte emrin “Backrub” para se të bëhej kompania më e madhe e kërkimit në botë.
  3. Një burrë fitoi dy herë lotarinë me të njëjtët numra brenda katër muajve.
  4. Në Itali ekziston një shatërvan që derdh verë falas për turistët 24 orë në ditë.
  5. Astronautët thonë se hapësira ka aromë si mish i djegur ose metal i nxehtë pas kthimit nga ecjet në kozmos.

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara