Lajmet

Mbrojtja: Provat e ZPS-së nuk mund ta lidhin Krasniqin me asnjë krim të pretenduar

Alagendra deklaroi se ish-zëdhënësi i UÇK-së nuk kishte kompetenca apo përgjegjësi që kërkon t’ia ngarkojë ZPS-ja.

Published

on

Mbrojtja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi në deklaratën hyrëse deklaroi se provat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk mund ta lidhin Jakup Krasniqin me asnjë krim të pretenduar.

Avokatja e Krasniqit, Venkateswari Alagendra deklaroi se ish-zëdhënësi i UÇK-së nuk kishte kompetenca apo përgjegjësi që kërkon t’ia ngarkojë ZPS-ja.

“Provat e Prokurorisë do të tregojnë rolin e vërtet të zotëri Krasniqi, ai nuk kishte kompetenca apo përgjegjësi që kërkon t’i ngarkoj ZPS as aktivitet e tij publike nuk mund të lidhen me asnjë krim që pretendohet prej Prokurorisë. Në fund gjatë periudhës 18 mujore të aktakuzës dhe në më shumë se 40 vende aktakuza vetëm pretendon se zotëri Krasniqi personalisht ka marr pjesë në krime në tri raste, në të tri rastet provat do të tregojnë se ZPS ka gabuar. Gabimi i dytë i prokurorisë është insistimi i saj se Jakup Krasniqi ishte përgjegjës për krimet nga të cilat ai ishte gjeografikisht i largët”, tha ai.

Avokatja Alagendra u shpreh se Krasniqi nuk ka qenë në marrëdhënie hierarkike dhe as nuk kishte aftësi për të kontrolluar në mënyrë efektive ndonjë luftëtar. Sipas mbrojtjes, ZPS pretendon se UÇK ishte më e organizuar se sa ajo ishte në fakt, por që sipas tyre provat po ashtu do të tregojnë se ajo ishte thjeshtë një fantazi.

“Ai nuk ka qenë në marrëdhënie hierarkike me autorët fizik të krimeve, ai nuk kishte aftësi për të kontrolluar në mënyrë efektive ndonjë luftëtar për të mos folur fare ata që do të ishin larg gjeografikisht dhe që nuk ishin të lidhur me punën të përditshme si zëdhënës. Një simptomë tjetër e natyrës të papërqendruar të kësaj çështje që Prokuroria nuk e shpjegon është mënyra se si propozon të shpjegoj që ai kishte aftësinë ose pushtetin që të parandalonte ose që të ndëshkonte një sërë krimesh që pretendohen që të jenë kryer në vend shtet tjetër. Pika e tretë ose gabimi i tretë i Prokurorisë është ajo mbivlerëson tërësisht organizimin e UÇK-së. Prokuroria parashtron një teori të pabazuar se UÇK ishte më e organizuar se ajo ishte në fakt e organizuar, provat do të tregojnë se kjo teori ishte thjesht një fantazi një teori që injoron realitetin në terren”, theksoi ai.

Alagendra po ashtu shprehu besimin se trupit gjykues do të sheh që Prokuroria e Specializuar ka dështuar në mënyrë të dukshme në përpjekjet për të provuar çështjen kundër ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Mbrojtja e Krasniqit ka treguar sot për funksionin e klientit të saj si zëdhënës i UÇK-së i cili në këtë pozitë u emërua në qershor të vitit 1998.

Sipas avokates së ish-kryeparlamentarit, Krasniqi prokuroria po e keqkupton ose qëllimshëm e ka keq përfaqësuar rolin personal të vetë Krasniqit.

“Gabimi i parë të nderuar gjykatës është që prokuroria e keqkupton ose qëllimisht e keq përfaqëson rolin personal të zotëri Krasniqit. Në qershor të vitit 1998 zotëri Krasniqi u emërua si zëdhënës, ai nuk kishte asnjë rol të përcaktuar para asaj kohe ashtu siç nuk ishte as edhe një shtab i përgjithshëm në atë kohë në kuptimin e plotë të fjalës. Megjithatë nga qershori i vitit 1998 zotëri Krasniqi ishte zëdhënës…Zëdhënësit nuk përfshihen në çështje operacione ushtarake, roli i tyre është kontakti dhe marrëdhëniet me publikun. Ky ishte pikërisht roli që ka luajtur zotëri Krasniqi në atë kohë, këtu me respekt dua t’iu sjell diçka në vëmendje. Ju do të dëgjoni dëshmitar që flasin për strukturën e UÇK disa prej të cilëve nuk kanë as një bazë të historive të tyre të supozuara përtej thashethemeve apo spekulimeve të painformuar. Do të dëgjoni edhe dëshmitar që do flasin për Krasniqin edhe pse ata dinë vetëm emrin e tij, apo e kanë parë në televizion apo medie apo vite pas përfundimit të konfliktit. Ne jemi të bindur se ju të nderuar gjykatës do t’i analizoni provat dhe do të hidhni poshtë ato prova që nuk kanë bazë në njohuritë aktuale ose që bazohen në hamendësime”, u shpreh ajo.

Mbrojtja e Krasniqi u shpreh se Jakup Krasniqi si zëdhënës i UÇK-së nuk ishte përgjegjës për të gjitha komunikatat pasi disa prej tyre nxirreshin edhe nga zonat operative. Sipas avokates së Krasniqit, Alagendra dokumentet e gjetura në shtëpinë e Jakup Krasniqit nuk i bënë ato autentike.

“Dy ditë më parë prokuroria parashtroi vazhdimisht se gjatë kërkimit në shtëpinë e zotëri Krasniqi janë gjetur dokumente të caktuar anëse këto dokumente janë gjetur në këtë mënyrë dhe keqpërdorimi i kërkimit është përpara jush kjo nuk vërteton automatikisht përtej dyshimit të arsyeshëm se zotëri Krasniqi është autor i këtyre dokumenteve ose ai zotëronte këto dokumente në kohën materiale. Thjeshtë gjetja e këtyre dokumenteve në shtëpinë e tij nuk I bënë ato autentike”, tha ajo.

Gjatë kësaj seance gjyqësore para trupit gjykues do t’i drejtohet me një deklaratë edhe Jakup Krasniqi, për çka mbrojtja e tij kërkoi kohë 25 minuta për fjalimin e tij.

Gjatë ditës së djeshme para trupit gjykues deklaratat hyrëse i kanë dhënë mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi. Gjithashtu nga një deklaratë pa betim, të martën e ka dhënë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

E gjatë ditës së hënë deklaratën hyrëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët po akuzohen për krime lufte, e ka dhënë edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Vendi

Fokus te Institucionet dhe Zhvillimi Ekonomik: Studiuesja nga Harvardi prezanton vizionin për prosperitet të qëndrueshëm në Kongresin e EOQ në UBT

Published

on

By

Për herë të parë, Kosova është bërë qendra e komunitetit evropian të cilësisë, duke mirëpritur në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së Kongresin e 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi. Ky organizim madhor shënon një moment historik për vendin dhe dëshmon angazhimin e UBT-së në fuqizimin e bashkëpunimit evropian dhe zhvillimin e inovacionit.

Në kuadër të këtij kongresi prestigjioz, punimet kanë vazhduar me sesione të rëndësishme në sallën e koncerteve, ku u zhvilluan prezantime kyçe përmes lidhjeve online me ekspertë të njohur ndërkombëtarisht.

Një nga pikat më kulmore të këtij sesioni ishte kontributi i znj. Fatema Z. Sumar, nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e Harvardit (Harvard Center for International Development).

Në fjalën e saj me titull “Institucionet cilësore, zhvillimi ekonomik dhe prosperiteti i qëndrueshëm”, znj. Sumar solli një analizë të thelluar mbi rolin e pazëvendësueshëm që luajnë strukturat e besueshme institucionale në nxitjen e rritjes ekonomike afatgjatë. Ajo shtjelloi se si standardet e larta të cilësisë dhe qeverisja e mirë janë çelësi për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme, duke ofruar shembuj dhe praktika ndërkombëtare të zbatuara në vendet në zhvillim.

Continue Reading

Vendi

EOQ Congress 2026 në UBT: Inteligjenca artificiale dhe transformimi digjital në fokus të cilësisë 5.0

Published

on

By

Në kuadër të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ Congress 2026), në UBT u mbajt sesioni “Inteligjenca Artificiale, Transformimi Digjital dhe Cilësia 5.0”, i moderuar nga Prof. Dr. Blerton Abazi.

Ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të akademisë e industrisë diskutuan mbi ndikimin e inteligjencës artificiale, sistemeve inteligjente dhe transformimit digjital në zhvillimin e modeleve të reja të menaxhimit të cilësisë, duke trajtuar gjithashtu rëndësinë e qëndrueshmërisë, inovacionit dhe besueshmërisë së të dhënave.

Gjatë sesionit, u prezantuan këto tema:

Prof. Dr. Galia Marinova, Universiteti Teknik i Sofjes – “Transformimi digjital, sistemet inteligjente dhe Cilësia 5.0”.
Prof. Henriqueta Sampaio da Novoa dhe Fatima Carneiro – “Integrimi i strategjisë ESG me përsosmërinë operacionale: Një kornizë e integruar për menaxhimin e cilësisë të qëndrueshëm, rezistent dhe të fuqizuar nga inteligjenca artificiale”.
Mina Gavrilova, menaxhere e lartë e cilësisë në Huvepharma, dhe David Isaacson, nënkryetar i marketingut të produkteve në Octave – “Avancimi i menaxhimit të cilësisë në organizatë: Si ka nxitur Huvepharma cilësinë dhe inovacionin për ndikim më të madh në biznes”.

Prof. Dr. Bertan Karahoda, UBT – “Cilësia në shkallë globale: Inteligjenca artificiale, aftësitë dhe e ardhmja e të nxënit global”.
Prof. Dr. Blerton Abazi, UBT – “Sigurimi i cilësisë së inteligjencës artificiale, cilësia e të dhënave dhe sistemet inteligjente të besueshme”.

Përmes këtyre kontributeve, sesioni vuri në pah rëndësinë e ndërthurjes së inteligjencës artificiale me standardet e cilësisë, zhvillimin e aftësive dhe inovacionin organizativ.

Diskutimet theksuan se transformimi digjital dhe qasja e Cilësisë 5.0 krijojnë mundësi të reja për ndërtimin e sistemeve më efikase, të qëndrueshme dhe të besueshme në arsim, industri dhe sektorë të tjerë të ekonomisë.

Continue Reading

Vendi

EOQ Congress 2026 në UBT: Ekspertët diskutojnë cilësinë, inteligjencën artificiale dhe menaxhimin e rrezikut

Published

on

By

Në kuadër të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ Congress 2026), në kampusin inovativ të UBT-së, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë trajtuan çështje kyçe që lidhen me akreditimin, certifikimin, vlerësimin e konformitetit, menaxhimin e rrezikut dhe vazhdimësinë e biznesit, me theks të veçantë në rolin e inteligjencës artificiale në transformimin e sistemeve të menaxhimit të cilësisë.

Sesioni “Akreditimi, Certifikimi, Validimi dhe Vlerësimi i Konformitetit – Rreziku, Rezilienca dhe Vazhdimësia e Biznesit”, i moderuar nga Prof. Dr. Fisnik Laha, mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, akademisë dhe sektorit privat. Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e standardeve ndërkombëtare, besueshmërisë së matjeve, inovacionit, qeverisjes së inteligjencës artificiale dhe ndërtimit të organizatave rezistente ndaj sfidave të së ardhmes.

Gjatë sesionit, ekspertët prezantuan temat e tyre përmes këtyre kontributeve:

Irfan Lipovica, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës (DAK) – “Akreditimi si infrastrukturë e besimit: Nga kompetenca te njohja ndërkombëtare”.


Blerim Halabaku, menaxher i cilësisë në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës – “Roli i menaxherit të cilësisë në sigurimin e saktësisë, besueshmërisë dhe gjurmueshmërisë së rezultateve të matjeve”.

Prof. Maroš Finka, Universiteti Comenius në Bratislavë – “Modeli i katërfishtë i bashkëpunimit në ekosistemet e inovacionit: Rasti i Grupimit të Inovacionit për Transformim të Mençur në Sllovaki”.

Carlos Da Silva, ekspert kryesor në sistemet e integruara të menaxhimit, rrezikut dhe qeverisjes së inteligjencës artificiale – “Menaxhimi i integruar i biznesit dhe besimi në epokën e inteligjencës artificiale”.

Constantin Brescan, koordinator për sigurimin e cilësisë dhe auditimet e zinxhirit të furnizimit në Fusion for Energy – “Auditimet e cilësisë në zinxhirin e furnizimit – Fusion for Energy”.

Dr. Ömer Özkan, fitues i EQL 2025 – “Nga pajtueshmëria te besimi: E ardhmja e menaxhimit të cilësisë në epokën e inteligjencës artificiale”.

Luc Marivoet, menaxher i QHSE-së dhe partner në Pauwels Consulting – “Auditori i fuqizuar nga teknologjia: Si e forcon inteligjenca artificiale besimin, reziliencën dhe cilësinë përmes auditimit me në qendër njeriun”.

Merita Gjyshinca Peja, drejtoreshë financiare në Raiffeisen Bank Kosovo – “Rezilienca dhe vazhdimësia e biznesit në sisteme komplekse dhe të digjitalizuara”.

Genond Mesareja, kryetar i Bordit të Këshillit të Investitorëve Evropianë (EIC) – “Ndërtimi i organizatave rezistente: Udhëheqja, menaxhimi i rrezikut dhe vazhdimësia e biznesit në kohë ndryshimesh”.

Prof. Dr. Fisnik Laha, drejtues i laboratorëve të akredituar – “Matjet, besueshmëria dhe cilësia në sistemet shëndetësore dhe laboratorike”.

Përmes këtyre tematikave, sesioni theksoi rëndësinë e integrimit të standardeve të cilësisë me inovacionin teknologjik, menaxhimin e rrezikut dhe udhëheqjen efektive. Diskutimet nënvizuan gjithashtu rolin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, akademisë dhe sektorit privat në forcimin e besimit, rritjen e qëndrueshmërisë organizative dhe përgatitjen për sfidat e transformimit digjital.

Continue Reading

Lajmet

Inovacioni në mjekësi: UBT sjell ekspertët botërorë në sesionin kyç të Kongresit të 67-të të EOQ-së

Published

on

By

Në kuadër të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), një vëmendje e jashtëzakonshme iu kushtua sesionit mbi shëndetin dhe performancën, i cili shërbeu si një platformë kyçe për të adresuar sfidat globale, rritjen e rezistencës së sistemeve shëndetësore dhe ngritjen e standardeve të cilësisë përmes inovacionit.

Ky sesion i rëndësishëm, i mbështetur dhe promovuar fuqishëm nga UBT, u moderua nga Prof. Dr. Milaim Berisha, duke mbledhur ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë për të sjellë qasje të avancuara në fushën e mjekësisë dhe mirëqenies njerëzore.

Punimet e këtij sesioni u hapën nga Dr. Ardita Baraku, Drejtore Nacionale e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, e cila theksoi rëndësinë e shëndetit publik, parandalimit efikas dhe nevojës parësore për ndërtimin e sistemeve shëndetësore rezistente ndaj sfidave të kohës.

Diskutimet vazhduan me kontributin e Prof. Dr. Norbert Bacht nga Universiteti i Vjenës, i cili u ndal tek aplikimi i teknologjive moderne, duke shpjeguar rolin kyç të inteligjencës artificiale në arritjen e një parandalimi sa më të saktë dhe funksional në mjekësi.

Në fokus të sesionit u sollën gjithashtu dimensionet e specializuara të performancës fizike dhe menaxhimit global. Prof. Dr. Milaim Berisha prezantoi standardet ndërkombëtare për mjekësinë sportive, duke vënë në pah ekselencën e kërkuar për shëndetin dhe performancën e atletëve.

Ky vizion u plotësua nga fjalimi kryesor i Ms. Fatema Z. Sumar nga Qendra e Harvardit për Zhvillim Ndërkombëtar, e cila e lidhi drejtpërdrejt forcimin e institucioneve të cilësisë me zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e qëndrueshëm shoqëror.


Pjesa e dytë e sesionit solli praktika të avancuara nga Azia, ku Assoc. Prof. Dr. Ryoko Shimono nga Universiteti Waseda prezantoi indikatorët gjithëpërfshirës të vlerësimit TQM në kujdesin shëndetësor, duke vizualizuar lidhjen mes qëllimeve dhe aktiviteteve të menaxhimit të cilësisë.

Ndërsa Dr. Shogo Kato nga Universiteti i Tokios shpalosi zhvillimin e një sistemi algoritmik për të ndihmuar në rehabilitimin e pacientëve pas goditjeve në tru në spitalet e rikuperimit, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë të inovacionit teknik në shërimin dhe përmirësimin e jetës së pacientëve.

Continue Reading

Të kërkuara