Kronikë e zezë

​Mosmarrëveshje në rrugë, 16-vjeçari bëhet për spital

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë dhe në rast janë kyçur Njësia e Hetimeve e stacionit të Hanit të Elezit.

Published

on

Një 22 vjeçar me inicialet A.L dhe një 20 vjeçar me inicialet A.L, janë arrestuar në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit, të cilët për shkak të një mosmarrëveshje në rrugë, kishin sulmuar personin me inicialet B.B i moshës 16-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për këtë ai kishte pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë dhe në rast janë kyçur Njësia e Hetimeve e stacionit të Hanit të Elezit.

Pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”.

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Pejë, arrestohet një i mitur

Published

on

By

Një i mitur është arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë”, sipas raportit 24-orësh të Policisë se Kosovës.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:10, pas një mosmarrëveshjeje mes dy të miturve. I dyshuari dyshohet se ka therur me thikë viktimën, po ashtu të mitur.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitali i Pejës, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të tjera.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Gjilan

Published

on

By

Një person është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë se Kosovës.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në periudhën 28–31 janar 2026, rreth orës 00:30, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 24 shkurt 2026.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Viti

Published

on

By

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar në fshatin Gjylekar të Vitisë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas raportit, më 24 shkurt 2026, një ankues burrë ka informuar policinë se më 19 shkurt rreth orës 14:00, disa persona kishin shtënë me armë zjarri.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.

Lidhur me rastin është iniciuar hetim dhe autoritetet kompetente po punojnë për identifikimin e personave të dyshuar.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Mish pa dokumente i konfiskuar në Klinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një automjeti në Klinë ka gjetur mish pa dokumente përcjellëse.

Sipas raportit të Policisë thuhet se mishi ishte i freskët si dhe duke u transportuar në kushte të cilat janë në kundërshtim me ligjin.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Rasti është njoftuar menjëherë te prokurori kompetent dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Pas intervistimit të të dyshuarit, prokurori vendosi ta lironte.

Continue Reading

Të kërkuara