Lajmet

​Ministri Peci njoftoi se janë proceduar pagesat e subvencioneve për bujqit

7 milionë euro janë proceduar në orët e para të ditës së sotme për pagesë.

Published

on

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se sot është proceduar një pagesë e radhës për subvencionet e bujqve.

7 milionë euro janë proceduar në orët e para të ditës së sotme për pagesë, në të cilët do të përfitojnë 5 mijë e 715 bujq.

Peci ka shkruar se, po e përmbyllim javën me 12,128,781.73 milionë euro të proceduara për pagesë për 8 mijë e 806 bujq, përfitues të Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2022 për çdo kulturë bujqësore.

“Vlera e proceduar sot për pagesë është rreth 7 milionë euro ndërsa numri i bujqve që do t’i përfitojnë këto mjete është 5,715”, ka shkruar Peci në Facebook.

Ai tutje ka theksuar se, duke qenë se afati për sasinë e dorëzuar të grurit është data 2 shtator, edhe pagesën për këtë sasi, në vlerë prej 0.03 €/kg, MBPZhR – AZhB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë të veçantë për të gjithë aplikuesit të kulturës se grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit, bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022.

Dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse deri më 02 shtator 2022 në ora 16:00

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, po vazhdon shtypjen e vendimeve për të tjerë bujq përfitues dhe në momentin e procedimit për pagesë të listës së radhës, do iu mbajmë të informuar.

Vendi

Profesoresha e UBT-së, Jeta Kiseri-Kubati bashkëautore në publikim shkencor në Dentistry Journal Q1 me Impact Factor 3.3

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë pozicionin e tij si institucion lider në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor ndërkombëtar, përmes një tjetër suksesi të jashtëzakonshëm akademik. Profesoresha Jeta Kiseri-Kubati ka shënuar një arritje të rëndësishme profesionale dhe shkencore, duke qenë bashkëautore në një hulumtim ndërkombëtar të publikuar në Dentistry Journal, një nga revistat prestigjioze shkencore të kategorisë Q1 (Quartile 1), me Impact Factor 3.3.

Punimi shkencor me titull “LOESS-Based Cephalometric Growth Curves for Clinical Assessment of Craniofacial Development: A Cross-Sectional Study” përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në fushën e stomatologjisë, ortodoncisë dhe zhvillimit kraniofacial, duke sjellë një qasje inovative për vlerësimin klinik të rritjes dhe zhvillimit të strukturave kraniofaciale.

Ky studim ndërkombëtar përfshiu një mostër të gjerë prej 1,147 pacientësh të moshës 5 deri në 20 vjeç, duke përdorur metodologjinë e avancuar statistikore LOESS (Locally Estimated Scatterplot Smoothing) për të krijuar kurba të detajuara të rritjes cefalometrike, të cilat mund të përdoren si një mjet intuitiv dhe praktik për identifikimin e devijimeve në zhvillimin kraniofacial.

Hulumtimi ka rëndësi të veçantë për praktikën klinike, pasi ofron:

  • vlerësim më të saktë të modeleve të rritjes kraniofaciale,
  • identifikim më të hershëm të anomalive zhvillimore,
  • përmirësim të planifikimit ortodontik dhe trajtimeve klinike,
  • mbështetje për vendimmarrje më të avancuar në trajtimin e pacientëve.

Publikimi në një revistë të rangut Q1 është një dëshmi e cilësisë së lartë shkencore, relevancës ndërkombëtare dhe standardeve akademike që UBT promovon vazhdimisht përmes stafit të tij.

Continue Reading

Aktualitet

Kaq kushton nafta sot në Kosovë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1.68 euro për litër, për benzinë 1.49 euro, ndërsa për gaz 0.82 cent.

Kjo rritje e çmimeve vjen si pasojë e tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme dhe pasigurisë në tregjet globale.

Edhe pse javë më parë u shënua një rënie e lehtë, situata gjeopolitike mes SHBA-së dhe Iranit ka bërë që çmimet e naftës të shënojnë përsëri trend rritës.

 

Continue Reading

Vendi

Raportohet e zhdukur një grua në Prizren

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës njoftohet për zhdukjen e një gruaje në Prizren.

Sipas raportimit të familjarëve, viktima është larguar nga shtëpia që nga pasditja e së dielës dhe nuk është kthyer më.

Njësitet policore kanë nisur hetimet për gjetjen e saj dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim seksual

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale të ngacmimit seksual.

Sipas Policisë, i dyshuari ka ngacmuar seksualisht viktimën, ndërsa detajet e mëtejshme rreth rrethanave të ngjarjes nuk janë bërë të ditura.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.

Continue Reading

Të kërkuara