Lajmet

​Bujqit në hall me normat e larta për kredi nga institucionet mikrofinanciare

Published

on

Institucionet mikrofinanciare po tregohen mjaft “dorë shtrënguar” në raport me fermerët të cilët në të shumtën e rasteve kanë vështirësi për qasje në financa për mungesë të garancive që kërkojnë bankat komerciale.

Me gjithë këto kushte të vështira dhe norma të larta deri 19.2 për qind ose tre fish më të larta se kamatat në bankat komerciale, fermerët dhe të tjerët nuk u ndalën në marrjen kredive. Nga janari deri në shtator, institucionet mikrofinanciare dhe financiare jo bankare kanë pasur fitim të pastër 15 milionë e 200 mijë euro.

Fermeri Xhemë Krasniqi i cili merret me bujqësi tash e shumë vite, shpalosë sfidat që po hasin për të ‘mbijetuar’ në këtë sektor. Madje, për të mos hequr dorë nga kjo veprimtari, ai thotë se pak kohë më parë janë detyruar të marrin kredi në një institucion mikrofinanciar për të mbuluar shpenzimet karshi nevojave të tregut.

Ai derisa tregon se kanë marrë kredi 15 mijë euro, thotë se janë të detyruar të kthejnë rreth 6 mijë euro më shumë.

“Ne merremi me blegtori, e dorëzojmë qumështin tek një qumështore. Kredi kemi në FINCA, 15 mijë euro i kemi marrë aty, diku për 5 vjet do t’i kthejmë rreth 6 mijë euro më tepër. Ato i kemi marrë para pak kohe, na duhen për të mbjellë grurin, na duhen për naftë, farë, për të gjitha, dhe i kemi shtuar edhe dy krerë lopë”, thotë Krasniqi.

Më tej Krasniqi thotë se kamatat për bujqit janë shumë të larta, derisa ka kërkuar edhe ndihmën e shtetit në këtë drejtim.

“Me ja dalë po mundemi, por për kamatat janë shumë të larta për bujqit, por, çfarë të bëjmë…Me mujt shteti të na ndihmojë është shumë mirë për neve, sa jemi duke punuar aktualisht, mund të punojmë edhe njëherë kaq më shumë. Mundemi edhe ta lëmë, sepse kamatat e larta, shteti edhe po na vonon subvencionet, por, po e provojmë njëherë kështu”, thotë Krasniqi.

Në njërën prej institucioneve mikrofinanciare për normat e kredive të njëjtit thonë se maksimumi i kredisë për bujqësi është deri në 25 mijë euro, duke theksuar se kohëzgjatja e kthimit është për 60 muaj apo 5 vjet, me këst 580 euro.

Në anën tjetër, guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës, Ahmet Ismaili thotë se normat e kredive për bankat dhe jo bankat, në përgjithësi ato janë mbi mesataren e rajonit.

“Normat e kredive për bankat dhe jo bankat pak a shumë e kanë ndjekur trendin paraprak. Në përgjithësi ato janë mbi mesataren e rajonit. Pra, nëse e shikon në rajon ka banka që kanë kamata më të larta se Kosova, ka që kanë më të ulëta, por megjithatë mesatarja e Kosovës është ende mbi mesataren e rajonit. Ka pasur një përmirësim nga 6.6 për qind në 6.3 për qind, të dhënat e fundit janë diku rreth 6.17 për qind. Pra, norma e interesit në kredi bankare ka filluar duke rënë, por ende ne mendojmë që ka hapësirë për konkurrencë, ende ka hapësirë për përmirësim, dhe ende mendojmë që ekziston, ka shumë parametra që tregojnë që norma e interesit në kredi mundet, dhe ne presim që të zbret më tutje. Në sektorin bankar publikimi i fundit është rreth 6.17 për qind në kredi në banka, kurse, ndërmjet 17 për qind në jo banka nga 20 e diçka për qind që ka qenë viteve paraprake”, thotë Ismaili.

Ndërsa, Kujtim Sahitaj, udhëheqës i marketingut, departamenti i marketingut në Kreditimin Rural të Kosovës (KRK), duke folur për kërkesat, thekson se kryesisht dominojnë klientët në bujqësi. Ai ka shtuar se si institucion mikrofinanciar i mbështesin bujqit në këtë drejtim për qasje në financa.

“Ne jemi institucion mikrofinanciar, kryesisht japim kredi për bujq, biznese, konsum, renovim e me radhë… Kemi klientë të dy aktiviteteve, por, kryesisht dominojnë klientët në bujqësi…Ne edhe si institucion i mbështesim shumë bujqit, kështu edhe procedurat nuk janë shumë të vështira për të marrë një kredi, normal duhet me pas aktivitete që kryen me bujqësi, pastaj janë procedurat tjera që kur ofrohesh në institucion merr detaje më të sofistikuara lidhur me kredinë e bujqësisë”, thotë Sahitaj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna kërkon nga institucionet mikrofinanciare që t’i zbresin normat e interesit.

“Mikrofinancat e kanë si produkt ofrimin e kredive, sidomos tek bujqësia, për arsyeje se i kanë procedurat shumë më të thjeshta dhe marrin rriskun më të madh për vete. Kërkesa jonë është që të shihet mundësia që të ulen këto interesa, por për t’u ulur këto interesa duhet ulur me gjitha institucionet mirkofinanciare dhe të shihet se cilat janë kërkesat e tyre dhe çka duhet të plotësojmë tek kërkesat e tyre që ato të kenë rrisukun më të vogël. Duke ja ulur rriskun si institucione publike, institucioneve mikrofinanciare, padyshim që edhe ato ndikojnë në uljen e normës së interesit të kredive”, thotë Rafuna.

Këto institucione mikrofinanciare ofrojnë kredi të vogla për individët ose bizneset familjare me të ardhura të ulëta, por me procedura më të thjeshta sesa bankat komerciale./UBTnews/

Lajmet

Ndalohet një person në Prishtinë për keqpërdorim detyre, ryshfet dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se pas hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet N.A., i dyshuar për disa vepra të rënda penale.

Arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Sipas të dhënave fillestare të hetimit, i ndaluari dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka zbuluar informacione zyrtare për prona të caktuara te persona të paautorizuar në këmbim të ryshfetit, me qëllim tjetërsimin e tyre.

Nga organet e ndjekjes bëjnë të ditur se pronat e përfshira në këtë skemë dyshohet se kapin vlera mjaft të mëdha financiare.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në komunikaten e Prokuroris Speciale

Continue Reading

Lajmet

Tensione dhe përplasje me policinë në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë

Published

on

By

Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të martë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në një protestë të njoftuar prej ditësh për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin arsimin dhe të rinjtë.

Protesta e nisur rreth orës 14:00 ka përshkallëzuar me shpejtësi në tensione. Protestuesit kanë gjuajtur godinën e ministrisë me vezë, bojë të kuqe, gurë, sende të forta dhe kapsolla. Gjatë përplasjeve, disa prej tyre kanë shkulur kangjellat mbrojtëse të rrugës dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të institucionit.

Për të shpërndarë turmën, forcat e policisë kanë ndërhyrë me ujë dhe gaz lotësjellës, ndërsa gjatë përplasjeve fizike disa nga protestuesit janë shoqëruar në komisariat. Në terren janë angazhuar dhjetëra efektivë shtesë për të marrë nën kontroll situatën.

Tubimi i organizuar përmes rrjeteve sociale vjen me kërkesën për plotësimin e gjashtë pikave që lidhen me ngritjen e cilësisë në arsim dhe përmirësimin e kushteve për studentët. Përveç kërkesave arsimore, protestuesit kanë bërë thirrje politike duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, si dhe të kryeministrit Edi Rama.

Continue Reading

Lajmet

Prof. Dr. Bekim Marmullaku takohet me profesorin nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore, Glenn Agung Hole, për mundësitë e bashkëpunimit akademik

Published

on

By

Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim në UBT, Prof. Dr. Bekim Marmullaku, priti në takim profesorin Glenn Agung Hole nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore (University of South-Eastern Norway – USN), me të cilin diskutoi mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua për potencialin e bashkëpunimit në fushat e sipërmarrësisë, ekonomisë institucionale, zhvillimit rajonal dhe sigurisë kombëtare, me theks të veçantë në rolin e universiteteve në zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati i Tregut mbyll një biznes në Zubin Potok dhe shqipton gjobë 6,000 euro

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndërmarrë masa ndaj disa subjekteve ekonomike gjatë inspektimeve të fundit në Komunën e Zubin Potokut, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit dhe sigurisë në treg.

Gjatë këtij aksioni, inspektorët kanë mbyllur një biznes që ushtronte veprimtarinë pa u regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, si dhe kanë sekuestruar produkte që nuk kishin deklaracion të prejardhjes. Po ashtu, ndaj një subjekti tjetër ekonomik është shqiptuar gjobë prej 6,000 eurosh pasi u ka shërbyer pije alkoolike personave të mitur.

Nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut kanë bërë të ditur se këto masa janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

“IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që të sigurojnë regjistrimin e rregullt të veprimtarisë së tyre në ARBK, të tregtojnë vetëm produkte me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike. IQMT do të vazhdojë me inspektime dhe mbikëqyrje të rregullta në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe trajtimit të çdo shkeljeje që cenon të drejtat e konsumatorëve dhe sigurinë e tregut”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara