Lajmet

​Ministri i ri i Mbrojtjes me letër të hapur për stafin civil dhe ushtarakët e FSK-së

Maqedonci ka thënë se do të vazhdojnë transformimin e FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake.

Published

on

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u është drejtuar përmes një letre të hapur zyrtarëve në këtë institucion dhe të gjithë ushtarakëve. Ai ka shkruar se do të vazhdojnë të zhvillojnë kapacitetet e ministrisë, për të siguruar udhëzime strategjike efektive dhe mbikëqyrje demokratike të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci ka thënë se do të vazhdojnë transformimin e FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake dhe të gatshme për të përmbushur misionin e saj “mbrojtjen territoriale, pjesëmarrjen në misione ndërkombëtare dhe sigurimin e mbështetjes për agjencitë dhe autoritetet civile”.

Maqeodnci i cili për më shumë se dy dekada ka shërbyer si ushtarak, ka thënë se gjatë gjithë kohës ka qenë dëshmitar i transformimit të FSK-së në një ushtri profesionale siç është sot.

“Jam i ngazëllyer dhe i entuziazmuar të filloj udhëheqjen e këtij institucioni profesional të civilëve, ushtarëve dhe oficerëve, për të punuar së bashku në zgjidhjen e problemeve dhe përmbushjen e objektivave. Së bashku do kontribuojmë në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke siguruar kështu sovranitetin dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Vendi

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Vendi

Filharmonia e Kosovës performon për herë të parë në Korçë

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të mbajë për herë të parë koncert në Korçë më 16 maj, në ora 19:30, në një mbrëmje që synon të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjarja organizohet nga Bashkia Korçë, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit, duke sjellë në skenë një kombinim të traditës, identitetit dhe artit simfonik.

Koncerti cilësohet si një urë kulturore mes Prishtinës dhe Korçës.

Continue Reading

Lajmet

Dje u mbajt punëtoria për Strategjinë e Drejtësisë Tranzicionale

Published

on

Dje u mbajt një punëtori tematike në kuadër të promovimit dhe zbatimit të Strategjisë së Drejtësisë Tranzicionale, me fokus në rolin e institucioneve kulturore dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në trajnim mori pjesë edhe stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku u diskutua për rëndësinë e dokumentimit, qasjen në burime dhe promovimin e së vërtetës përmes aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese, si dhe mbështetjen për viktimat.

 

Continue Reading

Të kërkuara