Sport

​Messi pendohet për sjelljet ndaj Van Gaal në Botëror

Ai u soll keq me trajnerin holandez, Louis van Gaal dhe sulmuesin Wout Weghorst.

Published

on

Argjentina e udhëhequr nga Lionel Messi fitoi Kupën e Botës, duke mposhtur kampionët në fuqi Francën në finale me penallti. Në atë që ishte triumfi i parë i Messit në Kupën e Botës në tentativën e 5-të, ylli argjentinas mori shumë lavdata për paraqitjet e tij.

Por, para finales, Messi u kritikua edhe për mënyrën se si u soll pas ndeshjes çerekfinale me Holandën. Ai u soll keq me trajnerin holandez, Louis van Gaal dhe sulmuesin Wout Weghorst, dhe Messi tani ka pranuar se nuk i pëlqen ajo që bëri në atë kohë.

“Nuk e kam menduar, doli në moment”, tha Messi teksa foli për incidentin që përfshin Ëeghorst në një intervistë me emisionin radiofonik “Perros de la calle”.

7-herë fituesi i Topit të Artë tha se shokët e skuadrës e informuan atë për atë që trajneri i Holandës Van Gaal kishte thënë për ta. Mes gjithë tensionit të lojës, Messi përfundoi duke humbur gjakftohtësinë, por nuk e kishte menduar të bënte gjëra të tilla.

“Unë dija gjithçka që ishte thënë para ndeshjes, atë që ai [Van Gaal] kishte thënë. Madje disa nga shokët e mi të skuadrës më thoshin ‘A e pa se çfarë tha ai’ me qëllim. Tani nuk më pëlqen ajo që kam bërë, nuk më pëlqen. Por ato janë momente tensioni, nervozizmi të madh dhe gjithçka ndodh shumë shpejt”, shtoi më tutje argjentinasi.

Më tej në intervistë, Messi tha gjithashtu se do të kishte dashur që t’i dorëzohej trofeu i Kupës së Botës nga legjenda e ndjerë e Argjentinës, Diego Maradona.

“Do të kisha dashur që ai të ma jepte trofeun e Kupës së Botës, ose të paktën t’i shihte të gjitha këto”, tha Messi.

Lajmet

Ballkani fiton 1-2 ndaj Drenicës

Published

on

Ballkani nuk është dorëzuar në garën për titullin kampion, duke marrë pikët e plota në udhëtim te Drenica.

“Xhebrailat” triumfuan me rezultat 1:2 në një sfidë të baraspeshuar. Toni Domgjoni kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 38-të, pas një aksioni të shpejtë dhe të bukur. Epërsinë e dyfishoi Festim Alidema në minutën e 53-të, pas një tjetër aksioni të organizuar mirë. Drenica arriti vetëm golin e nderit, të realizuar nga mesfushori Igball Jashari në minutën e 82-të.

Me këtë fitore, Ballkani mban pozitën e dytë me 55 pikë, pesë më pak se Drita, ndërsa Drenica renditet në vendin e shtatë me 38 pikë.

 

Continue Reading

Lajmet

Dukagjini fiton 0-2 ndaj Ferizajt

Published

on

Dukagjini ka shënuar një fitore komode në udhëtim te Ferizaj, në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina arkëtoi pikët e plota pas triumfit 0-2, në një sfidë ku ishte superiore në pjesën më të madhe të lojës. Hekuran Berisha e zhbllokoi rezultatin pas 38 minutash me një supergol, duke i dhënë epërsinë mysafirëve.

Ferizaj pati dy mundësi të mira për të barazuar, por nuk arriti t’i konkretizojë ato. Fitoren e vulosi Dionit Isufi me një tjetër eurogol nga distanca në minutën e 51-të. Gjithçka që arriti Ferizaj ishte goli i nderit, i realizuar nga Betim Haxhimusa në minutën e 90-të.

Me këtë fitore, Dukagjini renditet në pozitën e gjashtë me 41 pikë, ndërsa Ferizaj mban vendin e nëntë me 33 pikë.

Continue Reading

Sport

Mbyllet gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid 1-1 Arsenal

Published

on

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Atletico Madridit është mbyllur pa fitues, me rezultatin 1-1, në një përballje të fortë dhe të mbushur me tension.

Golat u shënuan nga Viktor Gyökeres për Arsenalin dhe Julian Alvarez për skuadrën spanjolle, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Te Atletico, më të dalluarit në fushë ishin Alvarez dhe Ruggeri, të cilët u vlerësuan me notën 7.2 për paraqitjen e tyre solide. Në anën tjetër, te Arsenali, lojtari i ndeshjes ishte Gyokeres me notën 7.7, falë golit nga penalltia dhe kontributit të vazhdueshëm në sulm. Ndërkohë, më i dobëti në këtë takim rezultoi David Hancko me notën 5.9, pasi shkaktoi penalltinë që i kushtoi skuadrës së tij.

Ndeshja e kthimit pritet të jetë vendimtare për fatin e finales, me të dy skuadrat që mbeten në garë të hapur për një vend në finalen e madhe.

Continue Reading

Sport

Gjysmëfinalja e Champions League: Atletico Madrid pret Arsenalin në orën 21:00

Published

on

By

Sonte në orën 21:00, Madridi do të jetë qendra e futbollit evropian, ku Atletico Madrid do të kërkojë finalen e madhe të Champions League në një përballje jetike kundër Arsenalit.

Si e vetmja skuadër spanjolle që ka arritur deri në këtë fazë, “Colchoneros” mbajnë mbi supe peshën e një kombi të tërë, duke u mbështetur te një seri mbresëlënëse fitoresh dhe te një mbrojtje e çeliktë.

Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur dhe me një atmosferë elektrizuese, ku tifozët do të jenë “lojtari i 12-të” për të ndalur hovin e “Topçinjve” të Londrës.

Kjo gjysmëfinale premton një luftë të vërtetë taktike dhe emocionale, ku pasioni madrilen do të ndeshet me ambicien e madhe angleze për lavdi.

Continue Reading

Të kërkuara