Lajmet

​Mehaj: Operacioni i kërkim-shpëtimit të FSK-së në Turqi po vazhdon

FSK-së i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtarë.

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e FSK-së në provincën Hatay të Turqisë.

Mehaj tha se kontigjentit të FSK-së i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtarë të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të ardhur nga Kosova, ku bashkë me organizatën AKUT po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit e mundshëm nën rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe.

“Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në provincën Hatay të Turqisë. Kontigjentit të FSK-së i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtarë të Shoqatës së Kërkim-Shpërtimit të ardhur nga Kosova, dhe së bashku me organizatën AKUT po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe. Specialistët e kërkim-shpëtimit urban, ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të FSK-së me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës. Orët në vijim janë vendimtare andaj urojmë që të gjenden të tjerë të mbijetuar”, ka shkruar Mehaj.

Lajmet

Aksident i rëndë në Vragoli, tre të lënduar dy në gjendje të rëndë

Published

on

By

Sot rreth orës 14:35, në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në Vragoli ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku një kamion dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur katër automjete tjera.

Sipas njoftimit të policisë, tre persona kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

”Sot, rreth orës 14:35, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti transportues (kamion) me targa vendore ka humbur drejtimin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete të tjera.

Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Santos nuk është më trajner i Azerbajxhanit

Published

on

Azerbajxhani ka ndërprerë kontratën e trajnerit të ekipit kombëtar Fernando Santos me pëlqim të ndërsjellë, tha të hënën federata e futbollit të vendit (AFFA), disa ditë pas humbjes 5-0 ndaj Islandës në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës ka shkruar Reuters.

Santos, i cili më parë e udhëhoqi Portugalinë drejt fitores në Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve, ka mbetur pa fitore në 11 ndeshje që kur mori drejtimin e Azerbajxhanit në qershor 2024, ndërsa pësoi nëntë humbje.

Azerbajxhani pësoi pesë gola brenda gjysmë ore loje, ndërsa u shkatërrua nga Islanda në ndeshjen e tyre të parë të Grupit D në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 të premten.

Ayxan Abbasov, trajneri i ekipit U21 të vendit, do të jetë në krye kur Azerbajxhani të përballet me Ukrainën në ndeshjen e tyre të radhës kualifikuese për Kupën e Botës të martën, shtoi AFFA.

Mes kandidatëve për të zëvendësuar Santosin është edhe italiani Gianni De Biasi, i cili ka drejtuar më parë Azerbajxhanin nga korriku 2020 deri në nëntor 2023. Gjatë periudhës së tij, De Biasi grumbulloi 10 fitore, 8 barazime dhe 21 humbje në 39 ndeshje, me 34 gola të shënuar dhe 56 të pësuar./S.K/Reuters/

Continue Reading

Lajmet

​Kosova mëson kundërshtarët për parakualifikueset e Eurobasket 2029

Published

on

Në Raundin e Parë të Parakualifikimeve të FIBA EuroBasket 2029, Kosova ka mësuar kundërshtarët, ku dardanët do të ballafaqohen me Shqipërinë dhe Sllovakinë.

Dardanët janë shortuar në Grupin C dhe raundi i Parë të Parakualifikimeve të FIBA EuroBasket 2029 zhvillohet në kryeqytetin letonez, Riga.

Raundi do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.

Kualifikimet do të jenë katër kombëtare, tre fitueset e grupeve si dhe vendi i dytë më i mirë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Amir Rrahmani mund të mungojë për një kohë të gjatë në ndeshje

Published

on

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm për klubin italian dhe Kosovën pas një lëndimi të marrë gjatë ndeshjes Zvicër–Kosovë.

Lojtari pësoi një problem muskulor që pritet ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Pas testeve të kryera, Rrahmani do të kthehet në Itali për kontrolle të mëtejshme, por tashmë flitet për një mungesë prej të paktën një muaji.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Suedisë, e cila zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Nëse ky parashikim konfirmohet, ai mund të mos jetë në dispozicion për ndeshjet e Napolit ndaj Fiorentinës, Manchester City-t, Pizës, Milanit, Sportingut dhe Xhenovës, shkruan ‘Sport Mediaset’.

Napoli dhe stafi mjekësor po ndjekin nga afër gjendjen e mbrojtësit, duke shpresuar që rikuperimi i tij të shkojë sipas planit dhe të mos ndikojë në formën e skuadrës në javët e ardhshme./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Të kërkuara