Lajmet

​Më 24 mars mbahet seancë me rastin e 23-vjetorit të bombardimeve të NATO-s

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit.

Published

on

Kuvendi i Republikës së Kosovës të enjten do të mblidhet në seancë solemne, në shënim të 23-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet policore dhe ushtarake serbe. Ndërkaq në orën 13:00, do të mbahet seancë e rregullt plenare. Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Pas shterimit të pikave të zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, Kuvendi pritet të debatojë për politikën e jashtme.

Kuvendi do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, si dhe atë për Pronën Publike, ndërsa në lexim të dytë Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile, si dhe atë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale.

Sipas një komunikate të Kuvendit, seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e dy raporteve: raportit me rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e Ligjit për Infrastrukturën Kritike, si dhe ato lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020.

Do të votohet po ashtu për propozimin e GP të Listës Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave, si dhe pritet të zgjidhen anëtarët e Komisionit për Ndihmë Shtetërore.

Pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seanca do të jetë themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryesia, në mbledhjen e sotme, procedoi për mendim në qeveri Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin nr. 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116, si dhe atë për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve Medicinale.

Kryesia po ashtu vendosi që në bazë të rekomandimit të Komisionit Ad-hoc, të shpallet konkursi për dy anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, nga komunitetet joshqiptare.

Në këtë mbledhje, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

Lajmet

​Arsenali i futet garës për objektivin e madh të Interit

Published

on

Ademola Lookman mbetet në qendër të merkatos së verës ku sipas “The Sun”, Arsenali ka ringjallur interesin për sulmuesin e Atalantës, duke u futur në garë me Interin, me të cilin bisedimet kanë ngecur.

“Topçinjtë” po kërkojnë përforcime në sulm me tipare të ndryshme nga Viktor Gyökeres, objektivi kryesor i Artetës për rolin e qendërsulmuesit.

Përveç Lookmanit, londinezët po ndjekin edhe Eberechi Eze të Crystal Palace dhe Rodrygo të Real Madridit, megjithëse afrimi i brazilianit shihet si i ndërlikuar për arsye financiare. Lookman ka impresionuar me 20 gola sezonin e kaluar, duke rritur vlerësimin në treg.

Në Bergamo, drejtuesit e Atalantës po shqyrtojnë masa disiplinore ndaj lojtarit, ndërsa drejtori ekzekutiv Luca Percassi ndodhet në Londër për çështje pune, përfshirë kërkimin e një zëvendësuesi për Retegui. Interi ndërkohë shpreson ende të sigurojë shërbimet e nigerianit, të cilin e sheh si përforcimin e vetëm që mund të bëjë diferencën menjëherë.

Continue Reading

Bota

​Çmimet e naftës mbesin nën 67 dollarë

Published

on

Çmimet e naftës mbetën nën 67 dollarë në tregjet ndërkombëtare duke balancuar midis shenjave të kërkesës së fortë në SHBA dhe spekulimeve të investitorëve se lehtësimi i tensioneve në marrëdhëniet ruso-amerikane mund të largonte kërcënimin për furnizimet ruse me naftë.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte pothuajse i njëjtë me mbylljen e djeshme të tregtimit dhe arriti në 66.77 dollarë. Nuk pati ndryshime të rëndësishme as në tregun amerikan, ku një fuçi u tregtua me 64.26 dollarë.

Tregjet u tronditën të mërkurën nga lajmi se presidenti i SHBA-së Donald Trump mund të takohej me homologun e tij rus Vladimir Putin që javën e ardhshme, sipas një zyrtari të paidentifikuar të Shtëpisë së Bardhë.

Pavarësisht takimit të njoftuar midis Trump dhe Putin, SHBA-të kanë vazhduar të përgatisin sanksione dytësore, paralajmëroi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se ato mund të vendosen edhe ndaj Kinës.

Rusia është eksportuesi më i madh i naftës në botë pas SHBA-së dhe furnizuesi kryesor i Indisë.

Kina importoi 11 për qind më shumë naftë në korrik sesa në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi administrata doganore në një raport paraprak.

Burimi i furnizimit nuk dihet, pasi të dhënat e plota tregtare nuk do të publikohen deri më 20 gusht.

Continue Reading

Aktualitet

Një serb arratiset nga Qendra e paraburgimit në Mitrovicë të Veriut, pezullohen 4 zyrtarë

Published

on

Qendra e Paraburgimit Mitrovicë e Veriut ka njoftuar se dje rreth orës 15:45 një person është arratisur, ndërkohë që Shërbimi Korrektues ka pezulluar nga puna katër zyrtarë, drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues në lidhje me rastin.

Policia e Kosovës ka marrë menjëherë masa duke ngritur pika statike të kontrollit në tërë veriun e vendit dhe duke kontrolluar fizikisht zonën për rreth qendrës së paraburgimit, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ende është në kërkim të personit Gjorgje Radomiroviq (34) nga Novi Pazari i Serbisë, i dënuar për vrasje, ndërsa ka angazhuar edhe njësi të specializuara, njësia Policore me qen- K9.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që nëse hasin personin në foto të raportojnë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt.

I burgosuri ishte i dënuar me 14 vjet e gjysmë burg nga të cilat i kishin mbetur edhe tri vjet e shtatë muaj. Ai në momentin e arratisjes, ishte duke punuar në hapësirat e punëtorisë së institucionit. Gjithashtu, ai ishte në listën e të dënuarve që mund të përfitonin lirimin me kusht.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet e brendshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Deri në përfundimin e hetimeve, drejtori i institucionit, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues mbeten të pezulluar nga detyra.

Continue Reading

Bota

​Trump: Asnjë takim me Putin nëse ai nuk pranon të ulet me Zelensky

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump do të pranojë një takim me Vladimir Putin vetëm nëse presidenti rus pranon të flasë me Volodymyr Zelensky, raporton gazeta New York Post, duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

“Putin duhet të pranojë të takohet me Zelensky që takimi të zhvillohet”, tha zyrtari i paidentifikuar.

Ai shtoi se vendi nuk është përcaktuar ende por Kremlini konfirmoi se takimi Trump-Putin do të zhvillohet “në ditët në vijim”.

Putin përmendi Emiratet e Bashkuara Arabe si një vend të mundshëm, por ai minimizoi shanset e një takimi me Zelensky, duke thënë se takimi mund të zhvillohet vetëm “kur të krijohen kushte të caktuara”.

“Nuk kam asgjë kundër në parim, është e mundur, por kushtet duhet të krijohen. Fatkeqësisht, ne jemi ende larg kësaj”, tha Putin për mediat në Kremlin.

Continue Reading

Të kërkuara