Lajmet

​Mbrojtja: Salih Mustafa i rrëzon me vendosmëri të gjitha akuzat

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar.

Published

on

Avokati Julius von Bone ka thënë se Salih Mustafa asnjëherë nuk ka kryer vrasje dhe as ndaluar dhe maltretuar njerëz, në kompleksin e Zllashit apo ndonjë vend tjetër.

Gjatë deklaratës përfundimtare të mbrojtjes, ai ka thënë se Mustafa i rrëzon me vendosmëri të gjitha akuzat dhe se ai nuk kishte urdhëruar kryerjen e krimeve dhe nuk kishte njohuri se ato janë kryer siç pretendon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Mbrojtja e ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se nga data 1 deri më 19 prill 1999, periudhë kjo kur pretendohet të jenë kryer krimet, Mustafa mund të ketë qenë pak herë në kompleksin e Zllashit.

Ai ka thënë se Mustafa asnjëherë nuk ka marrë në pyetje apo keqtrajtuar njerëz dhe as ka urdhëruar të tjerët të bëjnë diçka të tillë.

Zotëri Mustafa i rrëzon me vendosmëri të gjitha akuzat, zotëri Mustafa nuk kishte absolutisht asnjë lloj njohurie për krimet të cilat perëndohen në aktakuzë, në periudhën nga data 1 deri më 19 prill 1999 zotëri Mustafa ndoshta mund të ketë qenë pak herë në Zllash, në kompleks, ai nuk ka ndaluar, nuk ka marrë në pyetje, nuk ka keqtrajtuar, nuk ka torturuar askënd asnjëherë në atë vend. Ai gjithashtu nuk ka urdhëruar askënd tjetër për të bërë një gjë të tillë, ai po ashtu nuk ka kontrolluar asnjë prej këtyre veprimeve të pretenduara që mund të jenë ndërmarrë nga të tjerë. Nuk ka asnjë provë që ai ka pasur dijeni se gjëra të tilla kanë ndodhur dhe ai vet nuk ka parë me sytë e vet asgjë të tillë të ketë ndodhur. Zotëri Mustafa nuk ka vrarë asnjëherë askënd dhe nuk ka urdhëruar asnjëherë vrasjen e dikujt”, ka thënë Avokati mbrojtës i Mustafës.

Ai ka thënë se Mustafa nuk e ka torturuar askënd dhe nuk ka qenë në dijeni se diçka e tillë mund të ketë ndodhur nga ushtarë të tjerë të UÇK-së.

Nuk ka prova që ka ndonjë lidhje ajo marrëdhënie në mes të zotit Mustafa dhe ushtarëve të UCK-së me pseudonime të tilla si ‘Tabuti, Bimi, Dardani, ose Afrimi’ lidhur me kryerjen e atyre krimeve, nëse këto krime janë kryer nga ndonjëri prej këtyre individëve ndonjëherë. Bimi e mohoi këtë vet, të tjerët nuk janë gjetur asnjëherë apo nuk janë intervistuar asnjëherë, dhe nuk ka asnjë provë që këta persona në atë kohë në kohën e aktakuzës kanë qenë të pranishëm në kompleks, ata madje as nuk janë identifikuar”, ka thënë ai.

Avokati i Salih Mustafës ka thënë se kompleksi i Zllashit është përdorur si një vend i sigurt për ushtarët dhe popullatën civile të zhvendosur nga zona të tjera.

Ai ka thënë se asnjë prej njerëzve që kanë qëndruar në Zllash nuk ka thënë që BIA e drejtonte atë kompleks.

Sipas tij, pretendimet që BIA e kishte përdorur një ndërtesë të caktuar për qëllimet e marrjes në pyetje apo për qëllimet e ndalimit janë gënjeshtra.

Von Bone ka thënë se mbrojtja dëshiron ta bëjë të qartë se Salih Mustafa dhe asnjë person tjetër i BIA-s nuk kanë pasur qëllim të ndalojnë apo keqtrajtojnë njerëz.

Seanca në Hagë po vazhdon me paraqitjen e deklaratës përmbyllëse të mbrojtjes, pasi avokatja e viktimave dhe prokuroria i kanë përfunduar deklaratat e tyre përfundimtare.

Në seancën e së martës ZPS ka kërkuar që Salih Mustafa të shpallet fajtor për katër pikat e aktakuzës dhe të marrë një dënim prej 35 vjet burgim.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruara i pafajshëm para trupit gjykues.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar.

Lajmet

Sot deklaratat përfundimtare në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë

Published

on

Në Gjykatë Speciale gjatë ditës së sotme do të mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësi ka vendosur që deklaratat përmbyllëse në çështjen “Prokurorja e Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit” të jepen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026, duke filluar nga ora 09:30.

Caktimi i deklaratave përmbyllëse shënon përfundimin e paraqitjes së argumenteve të palëve në këtë proces gjyqësor, para se gjykatësi të marrë vendimin për rastin.

Sipas dosjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, veprat penale të paraqitura në aktakuza kanë lidhje me proceset zyrtare të Dhomave të Specializuara, përfshirë këtu hetimet e Zyrës së prokurorit të specializuar.

Aktakuza thotë se së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, Thaçi zbuloi informacion të fshehtë që i ishte bërë i njohur në gjykimin e tij, dhe së bashku me Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn e Hajredin Kuçin, bashkërenduan për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në dëshmitë e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshuar në Leposaviq, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në Leposaviq.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 9 shtator, rreth orës 07:00. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shoferi godet policin me veturë në Bërnjak, rasti nën hetim

Published

on

Një zyrtar policor është goditur nga një automjet gjatë një kontrolli në fshatin Bërnjak të Zubin-Potokut.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 16:25, në pikën e kontrollit kufitar në Bërnjak, ku ishte ndaluar një automjet me targa vendore.

Gjatë kontrollit të dokumenteve, vozitësi i dyshuar, mashkull kosovar, ka filluar lëvizjen me veturë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, me ç’rast ka goditur zyrtarin policor.

Viktima, zyrtar policor mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje raportohen në Graçanicë, Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Published

on

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës dhe në Graçanicë, ndërsa në njërin prej rasteve i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Graçanicë, më 9 shtator rreth orës 02:10, është raportuar se një grua kosovare është sulmuar fizikisht nga një burrë kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Prishtinë, më 9 shtator është intervistuar një burrë kosovar, i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare. Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë është raportuar në Fushë Kosovë, më 9 shtator rreth orës 07:15, ku një burrë kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare.

Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara