Lajmet

​Lumi Vjosa shpallet “Park Kombëtar”, Rama: Moment historik

Rama e vlerësoi këtë akt si moment historik në përpjekjen për mbrojtjen e natyrës.

Publikuar

Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë u shpall sot “Park Kombëtar” me mbrojtje të plotë kombëtare dhe ndërkufitare, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Në ceremoninë e posaçme që u zhvillua në Tepelenë, kryeministri Edi Rama e vlerësoi këtë akt si moment historik në përpjekjen për mbrojtjen e natyrës dhe për transformimin e mendësisë lidhur me natyrën.

“Ky është një moment realisht historik në përpjekjen për mbrojtjen e natyrës dhe për transformimin e mendësisë lidhur me natyrën si një hapësirë e përbashkët ku zhvillimi ekonomik, zhvillimi social dhe trashëgimia për brezat që vijnë si një stafetë e mirëqenies, mund të shihet dhe duhet të shihet krejt ndryshe nga sa rëndom jemi mësuar, duke e kërkuar tek shfrytëzimi pa kriter dhe pa karar i natyrës. Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë sepse sanksionojmë atë që kemi dëshiruar shumë qysh në krye të herës, atë për të cilën jemi zotuar kur kemi marrë mandatin për të qeverisur dhe atë që për ta bërë realitet na u desh kohë, pasi nuk është një vendim i lehtë, është një vendim i vështirë për njëmijë e një arsye, shpalljen e Vjosës “Park Kombëtar””, tha ai.

Kryeministri shqiptar, ndër të tjera, u shpreh se Shqipëria ka tani 21% të territorit zonë të mbrojtur dhe synimi është që 30% të teritorit ta bëjnë zonë të mbrojtur.

“Sot, Shqipëria ka 21% të territorit zonë të mbrojtur. E kemi gjetur me shumë më pak kur ne morëm detyrën dhe çdo vit kemi rritur sipërfaqen e zonës së mbrojtur dhe objektivi ynë është që ta çojmë në 30% territorin e vendit tonë që është zonë e mbrojtur. Është një objektiv shumë ambicioz, por nga ana tjetër të krijosh zona të mbrojtura nuk do të thotë që t’i presësh njerëzve që jetojnë në ato zona apo komuniteteve që kanë bekimin e atyre zonave pranë, rrugët e zhvillimit të tyre ekonomik dhe social. Nuk do të thotë që të kthesh dhe njerëzit në gjendje të egër, por përkundrazi, do të thotë që tu japësh atyre një perspektivë të re zhvillimi për të cilën nuk mjafton të kesh Vjosën, por duhet dhe të dish sesi”, shtoi Rama.

Lumi Vjosa do të jetë një “Park Kombëtar” unik për Shqipërinë, por edhe për Evropën, i cili e fut Shqipërinë në një tjetër kategori të hartës turistike europiane dhe hap një tjetër rrugë të re për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social.

Lajmet

Pezullimi i armëve nga SHBA për Izraelin nuk do të ketë ndikim në operacionet e Izraelit në Rafah

Publikuar

nga

Elijah Magnier, një analist ushtarak dhe politik, thotë se masa e presidentit amerikan, Joe Biden për të kufizuar disa armë në Izrael nuk do të ndryshojë strategjinë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Rafah.

“Kjo nuk do të ndryshojë asnjë nga planet e Netanyahut për të pushtuar Rafahun”, tha Magnier për Al Jazeera.

“Përkundrazi, do t’i japë atij kohë të mjaftueshme për të kaluar më shumë kohë në Rafah dhe për të ecur shumë ngadalë për t’u siguruar që kjo luftë do të zgjasë sa më gjatë të jetë e mundur”, shtoi ai.

Magnier shtoi se pauza e armëve amerikane është e parëndësishme sepse zbatohet vetëm për “bombat inteligjente, jo bombat memece, të cilat Izraeli i ka mjaft dhe i ka përdorur për shtatë muajt e fundit”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për ngacmim të vazhdueshëm seksual

Publikuar

nga

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet A.D.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji dhjetor i vitit 2023 e deri me datën 08 maj 2024, në Gjakovë, e ka ngacmuar seksualisht në vazhdimësi një të mitur.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet A.D., nga muaji Dhjetor i vitit 2023 e deri me dt.08.05.2024, në Gjakovë, e ngacmon seksualisht në vazhdimësi personin e dobët të dëmtuarën/e mitur, në formë të sjelljes së padëshiruar verbale dhe jo verbale të natyrës seksuale me qellim të cenimit të dinjitetit, në atë mënyre që pasi që i pandehuri dhe e dëmtuara/e mitur ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale, i dërgon mesazhe të natyrës seksuale, me të cilat veprime të dëmtuarës ia cenon dinjitetin dhe tek e njëjta krijon një mjedis i cili objektivisht është frikësues, degradues dhe poshtërues”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje sipas njoftimit me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, ngacmim seksual në vazhdimësi.

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Televizioni belg ndërpret transmetimin e Eurovisionit

Publikuar

nga

Televizioni i Belgjikës, VRT ndërpreu transmetimin e kompeticionit të këngës, Eurovision, të enjten mbrëma, për të dhënë një mesazh përmes së cilit dënon luftën e Izraelit në Gaza dhe shtypjen e lirisë së shtypit.

“Ne dënojmë shkeljet e të drejtave të njeriut nga shteti izraelit. Përveç kësaj, Izraeli po shkatërron lirinë e shtypit”, thuhet në mesazhin e transmetuar. “Prandaj, ne po bëjmë një pushim të përkohshëm nga transmetimi ynë. Tani, armëpushim”.

Thirrjet ndaj Eurovisionit për t’ia ndaluar pjesëmarrjen Izraelit, i cili tashmë ka rezervuar biletën për finalen e madhe të konkursit, janë rritur në mes të luftës në Gaza.

Eurovision i rezistoi thirrjeve për të larguar Izraelin, por i kërkoi vendit të modifikojë tekstin e këngës së tij origjinale, “October Rain”, e cila dukej se i referohej sulmit të 7 tetorit të Hamasit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Izraeli rezervon vendin në finale të Eurovisionit

Publikuar

nga

Izraeli është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovisionit të kësaj fundjave, duke sfiduar mijëra protestues që marshonin në vendin nikoqir të Eurovisionit, Suedi, për luftën në Gaza.

Këngëtarja Eden Golan performoi këngën e saj “Hurricane” në gjysmëfinalen e dytë të së enjtes para 9 mijë shikuesve në Malmo Arena dhe rezervoi vendin e saj në finale falë votave të shikuesve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara