Lajmet

​Lufta në Ukrainë: Rusët u tejkaluan 8:1 në kundërsulm

Rusia është akuzuar se ka shënjestruar infrastrukturën civile në shenjë hakmarrjeje për pengesat.

Published

on

Forcat ukrainase tejkaluan rusët me “tetë me një” në kundërsulmin e javës së kaluar në rajonin e Kharkiv, tha Vitaly Ganchev, një drejtues administrativ i emëruar nga Rusia në rajonin e pushtuar të Kharkiv në Ukrainën verilindore.

Ai tha për mediat ruse se ushtria e Ukrainës kishte marrë fshatra në veri dhe kishte depërtuar deri në kufirin rus, raporton BBC.

Ukraina thotë se ka rifituar kontrollin mbi 3.000 km katrorë territor në një përparim të mundshëm në luftën gjashtëmujore. BBC nuk mund t’i verifikojë këto shifra.

Ushtria ukrainase thotë se ka marrë 20 fshatra vetëm në 24 orët e fundit, në kundërsulmin e saj të vazhdueshëm në veri-lindje të vendit.

Zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thonë se sukseset e ushtrisë ukrainase do të kenë “implikime të rëndësishme” për dizajnin e përgjithshëm operacional të Rusisë.

Rusia është akuzuar se ka shënjestruar infrastrukturën civile në shenjë hakmarrjeje për pengesat në fushën e betejës.

Moska u kundërpërgjigj të dielën me një valë sulmesh raketore në të gjithë Ukrainën, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Ndërprerjet raportohet se prekën miliona njerëz në rajonet e Kharkiv dhe Donetsk. Kryetari i bashkisë së Kharkiv thotë se energjia tani është rivendosur.

Ihor Terekhov e quajti atë një përpjekje të turpshme dhe cinike për hakmarrje për sukseset e fundit të ushtrisë ukrainase.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, tha se prioriteti tani ishte sigurimi i fitimeve territoriale të arritura në një javë përparimesh të shpejta në rajonin e Kharkiv.

Ushtria ruse duket se ka braktisur sasi të mëdha pajisjesh dhe municionesh ndërsa u tërhoq nga zonat që kishte mbajtur që në javët e para të luftës.

Sipas raportimeve, një prodhues rus i tankeve luftarake ka kaluar në prodhimin “gjatë gjithë kohës” pas këtyre pengesave.

Punëtorët në Uralvagonzavod në Nizhny Tagil, prodhuesi më i madh rus i automjeteve të blinduara, thuhet se nuk janë lejuar të shkojnë në pushime për shkak të “nevojës së prodhimit”.

Aktualitet

Pse burrat janë më të rrezikuar nga sulmi në zemër se gratë? Shpjegon kardiologu Edis Demiri

Published

on

Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, kardiologu invaziv Edis Demiri shpjegoi arsyet pse burrat preken më shpesh nga sulmet në zemër në krahasim me gratë.

Ai theksoi rolin kyç të hormoneve mashkullore, si testosteroni dhe dihidrotestosteroni, të cilat gjenden në nivele shumë më të larta tek burrat.

“Së pari, këto hormone janë të nevojshme për funksionimin normal të trupit mashkullor, por njëkohësisht ato përshpejtojnë procesin e aterosklerozës – ngushtimin dhe ngurtësimin e arterieve”, shpjegoi Demiri.

Ai shtoi se testosteroni ndikon edhe në intensifikimin e faktorëve të rrezikut për sëmundjet e zemrës, duke i përkeqësuar në mënyrë indirekte.

Në anën tjetër, Demiri theksoi se gratë kanë nivele shumë më të ulëta të testosteronit, ndërsa hormone femërore si estrogjeni ushtrojnë një efekt mbrojtës ndaj sëmundjeve të zemrës, duke reduktuar rrezikun e infarktit dhe ngushtimit të arterieve.

Për më shumë informacion dhe këshilla të dobishme, shikoni episodin e plotë të podcastit “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/

Continue Reading

Aktualitet

Pejë: Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje në pompë derivatesh

Published

on

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve L.B., L.M. F.M. dhe Sh.Gj, për shkak të veprës penale “Grabitja” dhe kundër të pandehurit L.M. për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në komunikatën për media thuhet se sipas aktakuzës, të pandehurit me datën 21 maj të këtij viti rreth orës 23:35 në Pejë, duke vepruar si anëtarë të grupit, me armë dhe me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze, grabisin pompën e derivateve DHF në këtë qytet, ashtu që të njëjtit fillimisht sigurojnë një armë të gjatë.

Më pas me veturën e njërit prej të pandehurve, shkojnë në vendin e ngjarjes, i vendosin maskat në kokë, dalin nga vetura me armë, futen brenda në marketin e pompës dhe nën kërcënimin e armës dhe kanosjes serioze, punëtorit të kësaj kompanie i marrin shumën prej 905 euro, pastaj kthehen në veturë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa parat i ndajnë përgjysmë.

Në njoftim tutje bëhet e ditur se prokurori i rastit në aktakuzë, përpos që ka kërkuar dënimin e të pandehurve, ka propozuar edhe konfiskimin e veturës Golf II, konfiskimin e parave të gjetura tek të pandehurit në shumën prej 575 euro, konfiskimin e armës dhe lëshimin e urdhrit për kompensimin e humbjes apo dëmit, të shkaktuar të dëmtuarit si rezultat i veprës penale.

Continue Reading

Aktualitet

30 ditë paraburgim të dyshuarit për krime lufte në Vushtrri

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi 30 ditë paraburgim Sinisha Spasiqit, i dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dhe sipas Prokurorisë, ai ishte i përfshirë edhe në një kallëzim penal të dorëzuar më 22 qershor 2022, që lidhet me masakrat ndaj shqiptarëve në zonën e Vushtrrisë.

Gjykata ka bërë të ditur se S.S dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve të paarmatosur në Komunën e Vushtrrisë.

“S.S. dyshohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të uniformuar duke vepruar në grup si zyrtarë të mobilizuar rezervsit aktiv me njësi të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve të paarmatosur në Komunën e Vushtrrisë”, njoftoi gjykata.

Sinisha Spasiq u arrestua të dielën në pikën kufitare në Merdar, nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimeve nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ai dyshohet për përfshirje në krime të kryera më 6 prill 1999 në komunën e Vushtrrisë, në rajonin e Mitrovicës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se Spasiq ka shërbyer si rezervist aktiv në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP). Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

Sipas Prokurorisë, ai ishte i përfshirë në një kallëzim penal të dorëzuar më 22 qershor 2022, që lidhet me masakrat ndaj shqiptarëve në zonën e Vushtrrisë.

Continue Reading

Aktualitet

Vdes 23-vjeçari që ra në kontakt me rrymën në Gjilan

Published

on

Ka vdekur një 23-vjeçar i cili ra në kontakt me energjinë elektrike ditën e djeshme në Gjilan.

I riu i cili i përkiste komunitetit serb fillimisht iu nënshtrua një operimi pasi ishte në gjendje shumë të rëndë e që më pas u transferua për kujdes intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK.

Mirëpo përkundër përpjekjeve nga mjekët, i riu vdiq sot në orën 06:45.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar pronari i objektit ku i ndjeri ra në kontakt me rrymën.

Continue Reading

Të kërkuara