Aktualitet

​Lufta në Ukrainë: Rusët ikin në kufi pas thirrjes ushtarake

Kremlini thotë se raportet për arratisjen e burrave në moshë luftimi janë të ekzagjeruara.

Published

on

Burrat rusë po përpiqen të largohen nga vendi për të shmangur një thirrje ushtarake për luftën në Ukrainë.

Radhët janë krijuar në pikat kufitare që kur presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak të mërkurën, ku mund të thirren 300 mijë njerëz për të luftuar.

Kremlini thotë se raportet për arratisjen e burrave në moshë luftimi janë të ekzagjeruara.

Por në kufirin me Gjeorgjinë, janë krijuar radhë të gjata me milje automjetesh duke përfshirë burra që përpiqen t’i shpëtojnë luftës.

Disa nga ata që shkojnë në vendin fqinj kanë përdorur biçikleta për të anashkaluar linjat e makinave dhe për të shmangur ndalimin e kalimit në këmbë.

Një nga këta burra, i cili nuk donte të emërohej, i tha Nina Akhmeteli të BBC-së se ai kishte pritur që nga ora 09:00 me orën lokale (05:00 GMT) të enjten dhe arriti të kalonte vonë atë mbrëmje.

Gjeorgjia është një nga vendet e pakta fqinje ku rusët mund të hyjnë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km (800 milje) me Rusinë, kërkon një vizë për udhëtim dhe gjithashtu raportoi një rritje të trafikut gjatë natës – por tha se ishte në një nivel të menaxhueshëm.

Destinacione të tjera të arritshme me ajër – si Stambolli, Beogradi ose Dubai – kanë parë se çmimet e biletave janë rritur në qiell menjëherë pas shpalljes së thirrjes ushtarake, me disa destinacione të shitura plotësisht. Mediat turke kanë raportuar një rritje të madhe në shitjen e biletave me një drejtim, ndërsa fluturimet e mbetura drejt destinacioneve pa viza mund të kushtojnë mijëra euro.

Nancy Faeser tha se dezertorët e kërcënuar nga “represioni i rëndë” do ti merrnin në mbrojtje rast pas rasti, pas kontrolleve të sigurisë. Lituania, Letonia, Estonia dhe Republika Çeke patën një ton tjetër, duke thënë se nuk do t’u ofronin strehim rusëve të arratisur.

Zyrtarët rusë këmbëngulin se thirrja do të kufizohet vetëm për ata që kanë kryer shërbimin ushtarak dhe nuk do të arrijnë një rekrutim të gjerë.

Por brenda Rusisë, ka gjithashtu spekulime se mobilizimi ushtarak mund të jetë më i madh se sa ishte paralajmëruar zyrtarisht.

Gazeta e pavarur Novaya Gazeta, e cila i zhvendosi operacionet e saj në Evropë në mes të një goditjeje ndaj mediave të pasluftës, raportoi se dekreti i Vladimir Putin përmban një paragraf shtesë i cili është klasifikuar dhe mbajtur sekret.

Gazeta pretendon se paragrafi sekret lejon thirrjen deri në një milion njerëz, në vend të 300,000 të raportuarve, duke cituar një burim të paidentifikuar qeveritar./BBC/

Aktualitet

​Vuçiq: Nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë, ministri Staroviq foli pa kujdes

Published

on

Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pasi nuk do ta ndryshojnë politikën shtetërore, e cila sipas tij bazohet në parime.

“E shqyrtuam këtë tri vjet e gjysmë më parë kur po merrnim një vendim në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, unë personalisht shkrova tekstin e tij. Ne do të vazhdojmë me politikën tonë parimore të një shteti të pavarur dhe sovran”, tha Vuçiq në Batajnicë.

Ai tha se ministri për Integrimin Evropian Nemanja Staroviq “sigurisht foli pa kujdes” kur dha një intervistë për agjencinë austriake APA ku përmendi Kosovën dhe mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Vuçiq u shpreh se i vinte keq që në skenën e brendshme ka shumë që hidhen më shpejt në mbrojtje të Rusisë sesa do të hidheshin ndonjëherë në mbrojtje të Serbisë.

Sipas raporteve të medias, Staroviq tha se Serbia është gati për kompromise shumë të mëdha në lidhje me Kosovën dhe se do të merr pjesë plotësisht në sanksionet kundër Rusisë kur anëtarësimi në Bashkimin Evropian të jetë në horizont.

Ai u sulmua shpejt nga Lëvizja Socialiste, e udhëhequr nga Aleksandar Vulin, i cili tha se Staroviq “duhej të udhëhiqte politika shtetërore.”

Continue Reading

Aktualitet

​Punonjësi 55-vjeç gjendet pa shenja jete në Parkun Inovativ në Prizren

Published

on

Një 55-vjeçar me inicialet B.B. është gjetur pa shenja jete në hapësirat e Parkut Inovativ në Prizren ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 13:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në hapësirat e “Parkut Inovativ”, që ndodhet në ish-kazermën ushtarake në Prizren, është gjetur pa shenja jete një person B.B., i gjinisë mashkullore, rreth 55-vjeç. Sipas informatave fillestare, i ndjeri kishte qenë punonjës në atë park. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarët”, tha Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si hetim i vdekjes dhe po ndërmerr veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Aktualitet

​Arrestohen dy persona për sulm në Ferizaj, dy të tjerë vihen në kërkim

Published

on

Dy persona janë kapur nga Policia e Ferizajt nën dyshimet për sulm fizik, incident ky ku thuhet se ka ndodhur më 25 korrik 2025, rreth orës 20:55, në një kafiteri në sheshin e qytetit të Ferizajt, ku viktima, 41-vjeçar, punonjës sigurimi, është sulmuar nga katër persona të dyshuar, të cilët kanë përdorur mjete të forta dhe një mjet të mprehtë thikë.

Si pasojë, ai ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është trajtuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Pas analizës së pamjeve të siguruara, policia ka identifikuar katër të dyshuar, ku dy prej tyre, K.M. (33) dhe E.K. (26), janë arrestuar, intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Dy të dyshuarit tjerë, tashmë të njohur për policinë, janë shpallur në kërkim policor.

Hetimet janë duke u zhvilluar në koordinim të ngushtë me prokurorin e rastit dhe policia do të vazhdojë me veprime të mëtejme për ndriçimin e plotë të këtij rasti.

Continue Reading

Aktualitet

​Gjobiten dy shoferë në Ferizaj

Published

on

Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Rreth orës 04:15, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore, ku gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi A.A. (28) po drejtonte automjetin ndonëse ishte nën masën që ndalon drejtimin e mjetit motorik nga data 28.06.2025 deri më 27.09.2025.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij u morën masat si gjobë 500 euro, pesë pikë negative, masë mbrojtëse ndalim i drejtimit për gjashtë muaj dhe konfiskim i automjetit.

Ndërkohë, rreth orës 05:30 në fshatin Babush, policia ka ndaluar një veturë me targa të huaja për tejkalim shpejtësie 128 km në orë në një zonë me kufizim prej 50 km në orë. Me këtë rast shoferja e automjetit, shtetase e huaj, S.N. (33) është gjobitur me 600 euro.

Policia e Ferizajt fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes numrave të telefonit 192, 0290/326-250, 0290/322-406, si dhe aplikacionit Lajmëro policinë.

Continue Reading

Të kërkuara