Lajmet

​Latifi për përcaktimin e listës së barnave: Pres 100% shmangie të konfliktit të interesit

Për herë të fundit në vitin 2019 është bërë përditësimi i listës së barnave esenciale.

Published

on

Në takimin e parë të Komitetit kyç për përcaktimin e listës së produkteve dhe pajisjeve mjekësore, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi kërkoi që kjo listë të bëhet me kompetenca profesionale e shkencore, duke shmangur 100% konfliktin e interesit.

Ministri Latifi u shpreh se përditësimi i listës së barnave esenciale mundëson që për pacientët të zgjerohen mundësitë e trajtimit me barna të reja, cilësore dhe të sigurta. Sipas tij ky Komitet ka për detyrë që për këtë listë të konsultohet me burime të sigurta shkencore.

“Atë të përditësimit të listës së produkteve dhe materialit shpenzues e njohur si lista e barnave esenciale me synim që qytetarët e Kosovës dhe pacientët tanë të zgjerojnë mundësitë e trajtimit me barna të reja dhe cilësore dhe të sigurta. Komiteti i formuar ka për detyrë që të konsultohet me burime të sigurta shkencore, përfshirë edhe listën në fuqi të OBSh-së dhe propozime të reja dhe të argumentuara në mënyrë profesionale. Ta bëjë listën e re të produkteve mjekësore dhe materialit shpenzues e cila do t’i përgjigjet zhvillimeve farmaceutike dhe nevojave të pacientëve në baza shkencore”, theksoi Latifi.

Duke kërkuar që sa më shpejt të përfundojë kjo listë, ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi tha se procesi i përcaktimit të listës së produkteve dhe pajisjeve mjekësore kërkon standarde të rëndësishme përfshirë përgjegjësi maksimale nga secili anëtar i Komitetit dhe shmangie 100% të konfliktit të interesit dhe transparencë.

Latifi u shpreh se sipas nevojës do të sigurojnë edhe ekspertizë ndërkombëtare, derisa theksoi se këta ekspertë nuk mund të jenë të mbështetur nga kompanitë farmaceutike.

“Si ministër i Shëndetësisë pres që ky proces t’i përmbush standardet më të rëndësishme që janë e këto janë përgjegjësia maksimale prej secilit prej jush si anëtar të Komitetit…kompetencë profesionale dhe integritet, dituri shkencore me lami në fushat tuaja dhe shmangie absolute, shmangie të 100% të konfliktit të interesit dhe transparencës maksimale, me qëllimin kryesor që në listë të përfaqësohen ekskluzivisht interesi klinik i pacientëve. Çdo shmangie nga këto nuk ka vend në këtë komitet, nuk ka vend në këtë ministri dhe nuk ka vend në këtë qeveri. Jam shumë i sigurt se secili prej jush do të jap atë që e din dhe mundet duke qenë pjesë e një procesi shumë të rëndësishëm për shëndetësinë tonë. Iu bëjë me dije të gjithëve që ne do të kujdesemi që procesi të arrij të gjitha standardet dhe nga Komiteti presim të përcaktoj dinamikën e finalizimit të procesit”, u shpreh ministri i Shëndetësisë.

Kryesuesi i Komitetit kyç të Listës së produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuesve, Driton Vela i cili tha se lista e re do të përpilohet bazuar në transparencë dhe kapacitete shkencore.

“Për ta përpiluar një listë që i plotëson të gjitha kërkesat e vendit sigurisht që do t’i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet shkencore që i kemi në dispozicion….Nga neve si grup pritet që përpilimi i listës të bëhet ashtu që vendimmarrja jonë të jetë transparente e pa ndikuar nga konflitet e interesit dhe bazuar në principet moderne të mjekësisë. Në listën e re do t’i plotësojmë edhe mangësitë e listës së vitit 2019. Prej miratimit të listës së fundit kanë kaluar më tepër se 3 vite ka ndryshime të hovshme në mjekësi terapi të reja të cilat e kanë rritur mbijetesën ndaj sëmundjeve të caktuara dhe ne këto do t’i marrim parasysh. .. nëse i përfshijmë ato me argumentet shkencore direkt do të ndikojmë në cilësinë e shëndetit të pacientëve”, u shpreh Vela.

Sipas Velës, Kosova nuk figuron në listën e OBSh-së me listën e saj të barnave esenciale.

E si kryesues i Komitetit për përcaktimin e listës së produkteve dhe pajisjeve mjekësore, Driton Vela u shpreh se ende nuk ka informata se sa buxhet do të ndahen për këtë listë.

“Vendimmarrja e bazuar në dëshmi shkencore e cila edhe ashtu është një prej standardeve kryesore ku ne si ekip do ta respektojmë sepse është e përfshirë në standardet e OBSH-së për përpilimin e një liste, nuk mendoj se lista e kaluar pavarësisht punës së madhe i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë e këtij standardi. Na pret një punë e madhe të cilën ne duhet ta realizojmë me profesionalizëm dhe mos të harrojmë se çdo lëshim eventual i yni sot do të ketë pasoja direkt te pacientët tanë jo vetëm tani por edhe në vitet në vijim”, theksoi ai.

Për herë të fundit në vitin 2019 është bërë përditësimi i listës së barnave esenciale.

Lajmet

Top Kolshi një muaj paraburgim për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit

Published

on

By

Një muaj paraburgim i është caktuar Top Kolshit, si i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.

Kolshi, i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit, ka dalë sot para gjykatës. Ai kishte pranuar vrasjen gjatë intervistimit të tij nga Prokuroria.

Kolshi u arrestua të martën, pas kontrolleve të kryera në fshatin ku ndodhi edhe vrasja.

Pas ndalimit në Polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale”, u tha në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës.

Më 4 gusht, Bajraktari ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij. Një ditë më vonë, në Baicë ishte gjetur një trup i pajetë i varrosur në një arë. Më pas u konfirmua se viktima ishte Enver Bajraktari.

Continue Reading

AI

Master në AI? UBT – i vetmi që ofron programin Shkenca Kompjuterike me orientim në këtë fushë

Published

on

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën si jetojmë dhe punojmë, UBT sjell në Kosovë një nga programet më të avancuara të studimeve master – Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, me orientim të veçantë në këtë fushë.

Programi, i ndërtuar mbi standarde ndërkombëtare dhe i mbështetur nga laboratorët më modernë në vend, synon të formojë gjeneratën e re të ekspertëve që do të udhëheqin transformimin digjital në Kosovë dhe më gjerë.

Ky master përfshin edhe dy orientime të tjera: Inxhinieria e Komunikimit dhe Inxhinieria e Sistemeve Softuerike. Planprogrami është hartuar me standarde ndërkombëtare, duke u mbështetur në laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative në vend dhe në bashkëpunimin me profesorë të njohur ndërkombëtarisht, të cilët sjellin përvojën dhe ekspertizën e tyre në UBT.

Studentët e këtij programi do të kenë mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe aftësi në fusha si inteligjenca artificiale, inxhinieria softuerike, shkenca e të dhënave, sistemet informative, rrjetat kompjuterike, robotika, multimedialiteti dhe vizualizimi, si dhe informatika shëndetësore.

UBT garanton kushte moderne studimi, përfshirë laboratorët e sigurisë kibernetike, zhvillimit të softuerëve, modelimit dhe simulimit, telekomunikimit, robotikës dhe realitetit virtual. Ligjëratat do të zhvillohen me orar fleksibël, 2–3 herë në javë pas orës 17:30, duke u përshtatur me nevojat e profesionistëve që tashmë janë aktivë në tregun e punës.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Lajmet

Shkëndija pëson 5 gola në Azerbajxhan, skuadra shqiptare e mbyll aventurën në Champions

Published

on

Shkëndija e Tetovës i jep fund aventurës së saj në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, pas humbjes së dytë në ndeshjen e kthimit kundër Qarabag me rezultatin e thellë 5-1.

Pas humbjes së parë në Maqedoni me rezultatin 0-1, kuqezinjtë e nisën mjaft mirë takimin në Baku, ku shënuan në minutën e 10’ me anë të Tamba pas një asisti të Ibraimit.

Por pas vetëm 8 minutash, gjithçka u përmbys me një autogol të Cakes dhe golin e Borges.Pjesa e parë vazhdoi të sillte vuajtje për ekipin shqiptar, pasi pësoi dhe dy gola të tjerë nga Akhundzade dhe Jankovic, ndërsa në pjesën e dytë, vendasit gjetën dhe golin e pestë me Andrade.

Kështu Shkëndija e mbyll aventurën në Champions, teksa do të zbresë menjëherë në play off-et e Europa League, aty ku do të ndeshet me skuadrën që do të eliminohet nga çiftiFerencvaros-Ludogortes, ndërsa ekipi shqiptar ka siguruar të paktën pjesëmarrjen në Conference League. 

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen 20 motoçikleta nga policia nё Gjilan

Published

on

By

Policia Rajonale e Gjilanit, gjatë periudhës njëjavore ka shqiptuar 10 gjoba dhe ka konfiskuar 20 motoçikleta.

Sipas njoftimit në Facebook, bëhet e ditur se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe shkeljeve të rregullave të trafikut.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngasjes së motoçikletës në mënyrë të rrezikshme, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një ambient më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në postim.

Continue Reading

Të kërkuara