Lajmet

Mbi 60 propozime i shtohen listës së barnave esenciale, kritika për monopol

Vitia deklaroi se lista e barnave esenciale ngjason me atë të OBSH-së.

Published

on

Mbi 100 propozime të reja janë dorëzuar sot për listën e barnave esenciale, me ç’rast, 68 prej tyre janë pranuar. Produktet e reja të përfshira në këtë listë janë për të gjitha sëmundjet e organeve të trupit, por edhe atyre që janë rralla. Kështu u tha në diskutimin publik lidhur me listën e re të barnave esenciale, që veç tjerash, pati kritika për monopol.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia deklaroi se lista e barnave esenciale ngjason me atë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh).

“Lista e barnave esenciale paraqet një listë të nevojave esenciale të barnave bazike të sistemit shëndetësor, efikase, të sigurta, por natyrisht edhe kos-efektive. Duke parë nevojat e shumta të pacientëve me rritjen e buxhetit këtë vit për barna dhe pajisje dhe materiale shpenzuese për sistemin shëndetësor në Kosovë në afro 60 milionë euro dhe për grupin kishim mundësi që të bëjmë plotësimet dhe ndryshimet përkatëse ashtu që, sa më shumë pacientë të përfitojnë nga barnat e reja që do t’i shtohen kësaj liste. Komiteti profesional është në përbërje të profesionistëve eminent të fushave të ndryshme specialistike, duke përfshirë mjekë dhe farmacistë”, tha Vitia.

Kryesuesi i Komitetit për Listën e Barnave Esenciale, Driton Vela u shpreh se puna për revidimin e listës esenciale ka nisur në tetor të vitit të kaluar, për çka janë mbajtur rreth 50 takime.

“Një prej caqeve kryesore të komitetit kyç ka qenë që ta zgjerojmë listën aktuale me produkte të reja. Dhe këtë e kemi bërë, kemi pranuar rreth 130 propozime të reja, ku përfshihen rastet e propozimeve individuale. Nga to, 68 propozime të reja janë pranuar. Propozimet nuk nënkuptojnë një bari i ri, por, mund të nënkuptojë edhe një bari aktual që është në listë e që është propozuar të jepet ndonjë dozë e re. Në përgjithësi, barnat e reja përfshijnë të gjitha barnat e koncept-dokumentit për sëmundjet e rralla”, u shpreh ai.

Vela shtoi se gama e produkteve të reja përfshin të gjitha sëmundjet e të gjitha organeve të trupit të njeriut.

“Në listën e re kemi barnat e ri për kancer hematologjik, kemi barna të reja për sëmundjet auto-imune, për terapinë imuno-supresive, për diabetin dhe sëmundje të tjera kronologjike, kemi barna të ri për pamjaftueshmërinë e zemrës dhe sëmundje kardiovaskulare, për sëmundjet e mushkërive, infeksione të ndryshme rezistente, kancerët jo-hematologjik, çrregullimet e koagulimit, çrregullime psikiatrike, dëmtime të rënda të të parit, sëmundjet e veshkave, helmimet, terapi të ndryshme të mjekimit intensiv dhe sëmundjet e rralla. Do të thotë gama e produkteve të reja përfshin pothuajse të gjitha sëmundjet e gjitha organeve të trupit të njeriut”, ka shtoi ai.

Kryetari i Shoqatës së Distributorëve të Kosovës, Milaim Abdullahu tha se e kanë marrë me vonesë draftin e listës për barnat esenciale.

“Në bazë të analizës që kemi bërë ne, atëherë del që disa produkte që kanë qenë në listë esenciale me specifika të caktuara, me apo pa qëllim nuk e di, janë eleminuar. Edhe në bazë të dozës të kubikazhit ju ka dhënë monopol disa kompanive”, tha ai.

Kryesuesi i Komitetit për Listën e Barnave Esenciale, Driton Vela ka shtuar se në të ardhmen duhet të bëhet plotësimi i bazës ligjore për listën esenciale dhe të krijohen mekanizma të kontrollit të zbatimit të saj.

Lajmet

Pinchotti dhe Marquez në UBT: Kosova frymëzoi karrierat tona në ushtrinë amerikane

Published

on

By

Në kuadër të forumit akademik për shënimin e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbajtur në Kampusin Inovativ të UBT-së, dy krerët e organizatave të njohura amerikane për veteranët dhe familjet ushtarake, Besa Tafilaj Pinchotti dhe Mario Marquez, ndanë lidhjet e tyre personale me Kosovën dhe ndikimin që ky vend pati në rrugëtimet e tyre profesionale.

Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake në SHBA (NMFA), Besa Tafilaj Pinchotti, tregoi se si përvojat e saj fëmijërore në Kosovë dhe përjetimi i luftës nga distanca e shtynë drejt angazhimit për ushtrinë amerikane. Ajo potencoi rëndësinë e mjedisit akademik për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe.

“Nuk mund të mendoj asnjë vend më të mirë për të festuar 250-vjetorin e Amerikës se sa Kosova, sepse nuk njoh askënd që e do Amerikën më shumë se populli i saj. Njerëzit më të mirë për të zgjidhur problemet janë ata që janë më afër tyre, prandaj është kaq e rëndësishme të jemi në këtë mjedis akademik me këto mendje të shkëlqyera, sepse ju jeni njerëzit që do ta çoni këtë marrëdhënie përpara,” u shpreh Tafilaj Pinchotti.

Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv për Çështjet Qeveritare në “The American Legion”, organizata më e madhe e veteranëve në SHBA, Mario Marquez, evokoi kujtimet e tij nga viti 2002, periudhë kur kishte shërbyer në kuadër të misionit ushtarak në Kosovë. Ai përshkroi përvojat nga terreni dhe bashkëpunimin me banorët vendas për rindërtimin e infrastrukturës së ujësjellësit nëpër zona rurale, duke e cilësuar qëndrueshmërinë e popullit kosovar si frymëzim.

“Trashëgimia e Kosovës jeton dhe ka jetuar brenda meje gjatë gjithë jetës sime që nga viti 2002, që ishte hera e fundit që isha këtu. Ajo që njësiti ynë bëri së bashku me ata fshatarë është përkufizimi i një partneriteti të vërtetë, ku kapaciteti teknik takoi vullnetin e pandalshëm njerëzor; ne nuk u solli atyre vetëm ujin e rrjedhshëm për herë të parë, por ndërtuam një linjë jete së bashku,” deklaroi Marquez.

Të dy panelistët nënvizuan se vlerat e përbashkëta dhe partneriteti i ngushtë mes dy kombeve mbeten shtylla të fuqishme, mbi të cilat po edukohen edhe gjeneratat e reja në institucionet si UBT.

/E.A/

Continue Reading

Lajmet

Edward P. Joseph në UBT: Roli i NATO-s është thelbësor për stabilitetin në Kosovë, por ka pengesa të jashtme

Published

on

By

Në Kampusin Inovativ të UBT-së ku u mbajt forumi akadaemik me temën “Nga Çlirimi te Lidershipi: Edukimi i Gjeneratës së Ardhshme përmes Partneritetit Kosovë–SHBA”. Në këtë ngjarje, me një fjalim u paraqit profesori në Universitetin “Johns Hopkins” SAIS dhe eksperti i politikës së jashtme amerikane, Edward P. Joseph, i cili u fokusua në sigurinë rajonale, rrugëtimin historik të Kosovës dhe sfidat aktuale gjeopolitike.

Profesor Joseph, i cili ka një përvojë të gjatë me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, ndau me audiencën kujtimet e tij nga viti 1999, periudhë kur shërbente si menaxher i kampit të refugjatëve kosovarë në Fort Dix të SHBA-së. Përmes një fotografie të asaj kohe, ai pasqyroi transformimin që ka pësuar vendi që nga periudha e luftës.

“Konfuci ka thënë se një fotografi vlen sa një mijë fjalë. Kjo fotografi këtu është e vitit 1999. Ata janë refugjatët kosovarë. Kjo është shkrepur në Fort Dix, ku unë shërbeja si menaxher i atij kampi refugjatësh. Ishte një periudhë vërtet e jashtëzakonshme intensive dhe jashtëzakonisht e vështirë për fëmijët dhe prindërit e tyre, shumë prej të cilëve, natyrisht, kishin ende të afërm këtu në Kosovë. Prandaj, dikush si unë ka një vlerësim dhe mirëkuptim shumë të thellë për gjithçka që ka kaluar Kosova,” u shpreh Joseph.

Në pjesën e fjalimit që ndërlidhej me sigurinë rajonale dhe arkitekturën e mbrojtjes, profesori amerikan vuri në dukje rëndësinë e aleancës veri-atlantike në rajon, si dhe sfidat diplomatike që lidhen me integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

Profesor Joseph vuri në dukje se roli i NATO-s ka qenë vendimtar jo vetëm për sigurimin e lirisë së Kosovës, por mbetet shtyllë thelbësore edhe për stabilitetin afatgjatë të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, ai sqaroi se procesi i integrimit dhe anëtarësimit të vendit në organizatat kryesore ndërkombëtare po bllokohet nga pengesa të jashtme politike dhe diplomatike në arenën globale.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Profesor Edward P. Joseph vlerësoi progresin në fushën e arsimit të lartë dhe infrastrukturën akademike të krijuar nga UBT.

“Dua të falënderoj Rektorin Hajrizi për nderin që më bëri duke më pritur në këtë objekt, dhe dua t’ju përgëzoj për këtë universitet të jashtëzakonshëm që keni ngritur. Mendoj se të gjithë këtu duhet t’u japim atyre një duartrokitje të ngrohtë,” përfundoi Joseph. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti në Bondsteel: Roli i SHBA-së dhe KFOR-it mbetet i pazëvendësueshëm për paqen dhe sigurinë

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan të Ushtrisë Amerikane nga koloneli Kurt A. Rorvik, e mbajtur në Kampin Bondsteel në Ferizaj.

Sipas njoftimit, Grupi për Mbështetje Rajonale në Ballkan vepron në kuadër të Ushtrisë Amerikane për Evropën, duke ofruar mbikëqyrje teknike, ekspertizë dhe mbështetje për Komandën Rajonale – Lindje të KFOR-it në Kampin Bondsteel.

Në njoftim theksohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe misioni i KFOR-it kanë një rol kyç në garantimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

“Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it në përgjithësi ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon”, thuhet në njoftimin për media./A.K/

Continue Reading

Lajmet

IKShPK: Në Kosovë janë konfirmuar 47 raste me fruth, Prishtina dhe Ferizaj me më së shumti raste

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill – 29 qershor 2026 në vend janë konfirmuar gjithsej 47 raste me fruth.

Sipas të dhënave të Institutit, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë me 14 raste, e ndjekur nga Ferizaj me 12 raste. Ndërkohë, në Kaçanik janë raportuar 6 raste, në Fushë-Kosovë 3 raste, ndërsa në Lipjan, Vushtrri, Shtime dhe Obiliq nga 2 raste secila. Me nga një rast janë evidentuar komunat Gjilan, Drenas, Deçan dhe Viti.

IKShPK u bën thirrje qytetarëve që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje ose ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë apo konjuktivit, të paraqitet sa më parë në institucionin më të afërt shëndetësor.

Instituti thekson se, duke pasur parasysh përhapjen e lehtë të fruthit dhe rrezikun e komplikimeve, prindërit dhe kujdestarët duhet të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurojnë imunizimin sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit në qendrat e mjekësisë familjare.

Sipas IKShPK-së, vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e personave të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara