Kulturë

​Labinot Sahiti, djaloshi që ka përcjellë luftën përmes pikturës

Ai gjithashtu flet për pikturat e tij për të cilat thotë se i ka ndarë në disa etapa historike.

Published

on

Libri “78 bombardime të NATO-s” i autorit Shyqri Nimani, përmban pasqyrimet e shumta të gazetave britanike mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe Serbi, por edhe piktura të një të riu, i cili kur kishte nisur t’i pikturojë ato ishte vetëm 11-vjeçar dhe atë si refugjat.

Labinot Sahiti si i vogël kishte përjetuar luftën në Kosovë me vizatimet e tija të para të shtëpisë së tij të djegur, bombardimet e NATO-s, refugjatët e ngjarje të tjera të asaj kohe. Ai tregon se si 11-vjeçar kishte përjetuar ankthin e luftës dhe djegia e shtëpisë së tij kishte qenë momenti vendimtar që e shtyu të fillonte me pikturim.

“Si fëmijë 11-vjeçar kur e kam bërë këtë punim, kemi qenë si refugjatë në Maqedoni, dhe kam qenë duke lozur me moshatarët e mi dhe papritmas më ka ardhur lajmi që shtëpia ime është djegur. Pastaj kam vrapuar te tenda, dhe nga mërzia ka shpërthyer arti im, kam filluar vizatimet e mia të para, skena nga lufta, shtëpia të djegura, masakra të ndryshme…  Unë kam marrë pjesë edhe në një film dokumentar në atë kohë, me një staf japonez me temë nga lufta. Aty më kanë përcjellë si një fëmijë që ka arritur ta përjetojë luftën me anë të përjetimeve dhe ngjarjen e bombardimeve të NATO-s”, thotë Sinani.

Ai gjithashtu tregon për momentet kur e kishte kuptuar se Shyqri Nimani pikturën e tij që e kishte ruajtur me xhelozi, e kishte vendosur në librin e tij të botuar.

“Kontakti im i parë me Shyqri Nimanin ka qenë në vitin 2000. E mbaj mend sikur sot takimin e parë. Pasi ka parë pikturat e mia, ai i ka ruajtur me shumë xhelozi. Sot pikturën time e ka të vendosur në librin e tij të quajtur si Guernicë të Kosovës, dhe e ka konsideruar me Pablo Picason… (6:00) Kur mora lajmin që punimi im ka hyrë në “78 ditë bombardim”, fillimisht u befasova, dhe me një anë më ktheu në kohën ‘98/99, sepse nuk e prisja, ishte një surprizë për mua”, thotë Sahiti.

Ai gjithashtu flet për pikturat e tij për të cilat thotë se i ka ndarë në disa etapa historike.

“Kjo pikturë ka një tematikë shumë interesante në tri etapa. Është Skënderbeu, plisi i bardh, shpata e tij, çiftelia, Adem Jashari, refugjatët duke ikur në Kosovë e Maqedoni, shtëpia duke u djegur, varrezat masive. Në pjesën e dytë është rruga e Lubotenit në Sharr, shumë kanë emigruar duke ikur në Maqedoni. Më poshtë janë KFOR-i duke hyrë në Kosovë, NATO duke sulmuar Serbinë, dhe në fund është Kosova duke lulëzuar në lule-bozhur”, shprehet Sahiti.

Ndryshe, libri “78 bombardime të NATO-s”, u promovua më 17 shkurt të këtij viti, në përvjetorin e 14-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. 

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci dhe ambasadori i BE-së diskutojnë për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Published

on

Ministrja Saranda Bogujevci dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi kanë pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Gjatë takimit u diskutua për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e mbështetjes evropiane dhe avancimit të projekteve në fushën e kulturës dhe turizmit.

Ndërkaq, ambasadori Schuebel ritheksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Kosovës, duke theksuar se mbështetja e BE-së përfshin edhe zhvillimin e kulturës dhe turizmit në vend.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara