Kulturë

Shtyhen xhirimet e filmit të Cardi B

Arsyeja e dhënë për largimin e Cardit ishte orari i saj i “stërzgjatur” i punës.

Published

on

E ardhmja e filmit të Cardi B është në ajër. Kompania prodhuese Paramount Players ka shtyrë xhirimet e filmit “Assisted Living” meqë ajo u detyrua të tërhiqej.

Vetëm një javë para se të fillonin xhirimet, 29-vjeçarja u tërhoq, sipas Deadline. Ekipit tjetër iu thanë që xhirimet e komedisë përkohësisht janë pezulluar.

Arsyeja e dhënë për largimin e Cardit ishte orari i saj i “stërzgjatur” i punës. Në komedi, Cardi B duhej të luante një “kriminele të nivelit të ulët në arrati kur ajo akuzohet gabimisht për një krim”. Ajo vazhdon të fshihet në shtëpinë e gjyshes së saj./UBTNews/

Lajmet

Ferizaj mirëpret për herë të parë mbrëmjen artistike kushtuar Nexhmije Pagarushës

Published

on

Në kuadër të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival, në Ferizaj është mbajtur për herë të parë mbrëmja artistike kushtuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Në sheshin “Adem Jashari”, publiku ferizajas ka ndjekur interpretimet e artistëve Alma Bektashi, Malvina Likaj, Samir Shehu dhe Liridon Sadriu, të shoqëruar nga Pagarusha Band, nën drejtimin artistik të Shpëtim Saraçit.

Gjatë mbrëmjes janë interpretuar disa nga këngët më të njohura të Nexhmije Pagarushës, ndërsa publiku është bërë pjesë e atmosferës duke kënduar së bashku me artistët.

Pas Prishtinës dhe Ferizajt, “Mbrëmja Nexhmije Pagarusha” do të prezantohet për herë të parë edhe në Istog, më 18 korrik në orën 20:00, në Parkun e Qytetit.

Koncerti është pjesë e programit të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival, i cili këtë vit zhvillohet nën moton “Play Music, Not War”. Aktivitetet e festivalit janë të hapura dhe falas për publikun, përveç Gala Night “Rame Lahaj & Friends”, që mbahet më 29 korrik./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përfundon projekti për zhvillimin e sektorit të filmit në Kosovë përmes bashkëpunimit me SHBA-në

Published

on

Ka përfunduar projekti “Fostering Film Excellence in Kosovo: A U.S.–Kosovo Exchange”, një iniciativë e Programit Fulbright Specialist, e realizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) në bashkëpunim me profesorin Thomas Abrams nga University of Southern California – School of Cinematic Arts.

Programi kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve të sektorit të filmit në Kosovë përmes shkëmbimit të përvojave profesionale, mentorimit dhe bashkëpunimit ndërmjet kineastëve kosovarë dhe ekspertëve amerikanë.

Në përmbyllje të projektit, organizatorët shprehën mirënjohje për profesorin Thomas Abrams për kontributin dhe ndarjen e përvojës së tij, si dhe për drejtoreshën e QKK-së, Blerta Zeqiri, për partneritetin në realizimin e kësaj nisme.

Falënderime u shprehën edhe për Programin Fulbright Specialist dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, të cilat mundësuan realizimin e këtij shkëmbimi profesional.

Sipas organizatorëve, projekti synon të krijojë bazë për bashkëpunime të reja ndërkombëtare, mundësi mentorimi dhe lidhje më të forta ndërmjet kineastëve të rinj të Kosovës dhe institucioneve prestigjioze të filmit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Hektar i Kohës” sjell mbi 100 vepra të artistit Din Azizi në Galerinë KNOW

Published

on

Në Galerinë KNOW, në fshatin Livoç të Gjilanit, është hapur ekspozita personale “Hektar i Kohës” e artistit Din Azizi, e cila përmbledh mbi 26 vjet krijimtari dhe më shumë se 100 vepra në mediume të ndryshme artistike.

Përmes pikturës, skulpturës, instalacionit dhe fotografisë, ekspozita paraqet rrugëtimin artistik të Azizit, duke reflektuar zhvillimin e tij krijues ndër vite.

Galeria KNOW, e themeluar nga vetë artisti, vlerësohet si një shembull i zhvillimit të artit edhe jashtë qendrave urbane, duke krijuar një hapësirë të re për ekspozim, bashkëpunim dhe takime mes artistëve, komunitetit dhe vizitorëve.

Ekspozita synon të promovojë artin bashkëkohor dhe të theksojë rëndësinë e mbështetjes së artistëve vendorë, duke e shndërruar Livoçin në një pikë të rëndësishme të aktivitetit kulturor./A.K/

Continue Reading

Lajmet

PrizrenFest rikthehet me edicionin e pestë, sjell artistë nga tetë shtete

Published

on

Qyteti i Prizrenit do të mirëpresë edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur – PrizrenFest, i cili do të mbahet nga 21 deri më 27 korrik 2026.

Me karakter ndërkombëtar, festivali do ta shndërrojë Prizrenin në një qendër të artit skenik, duke sjellë shfaqje teatrore, aktivitete artistike dhe programe kulturore në hapësira të ndryshme historike të qytetit.

Në programin e këtij viti do të marrin pjesë trupa teatrore dhe artistë nga Kosova, Spanja, Franca, Brazili, Turqia, Italia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut.

Përveç shfaqjeve teatrore, PrizrenFest do të ofrojë edhe punëtori për fëmijë, koncerte dhe aktivitete të tjera kulturore, duke krijuar një program të larmishëm për publikun.

Përmes këtij festivali, organizatorët synojnë të promovojnë artin skenik në hapësira të hapura, të forcojnë identitetin kulturor të Prizrenit dhe ta konsolidojnë qytetin si një destinacion të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të festivaleve artistike./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara