Lajmet

​Kuvendi sot debaton mbi grevën e përgjithshme të BSPK-së

Seanca do të fillojë nga ora 11:00.

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të enjten në orën 11:00 për të diskutuar pikat e papërfunduara nga seanca plenare më 15 shtator. Në rend dite është debati parlamentar për grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Po ashtu, në rend dite janë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe raportet vjetore të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, atyre të Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020.

Pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë, si dhe shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

Në seancën e sotme plenare janë paraparë për diskutim edhe pikat e papërfunduara nga seanca e 4 gushtit 2022, votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Qeverinë e Kosovës, ai i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë dhe shqyrtimi i strategjisë së sigurisë së Kosovës 2022-2027.

Po ashtu, në rend dite janë zgjedhja e një anëtari të Bordit të RTK-së, nga komuniteti shqiptar, shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së 2021 dhe raportit të auditimit të performancës menaxhimi i fondeve publike në RTK, dhe formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të KPM-së.

Lajmet

Aksion kundër lojërave të fatit, arrestohen 34 persona

Published

on

By

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë policor në funksion të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe lojërave të fatit-bixhozit të jashtëligjshëm në rajonin e Prishtinës. Sipas policisë, janë arrestuar 34 persona, të dyshuar për përfshirje direkte në këto aktivitete të paligjshme. Nga ta, 8 janë ndaluar me masë mbajtjeje prej 48 orësh, ndërsa 26 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar në vazhdimësi që nga data 25.04.2025, pas pranimit të informatave të besueshme për zhvillimin e aktiviteteve të tilla të kundërligjshme në disa lokacione të Rajonit të Prishtinës.

Operacioni ka rezultuar tejet i suksesshëm, me ç’ rast; Janë vëzhguar-verifikuar, 91 lokale të ndryshme. Në 60 prej tyre janë ndërmarrë kontrolle të detajuara. 15 lokale janë mbyllur nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe inspektoratet komunal për mungesë të dokumentacionit përkatës ose licencave”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas policisë, janë iniciuar 25 raste penale, janë evidentuar shënime zyrtare dhe raporte operative që lidhen me vepra penale të ndryshme, si: organizim i lojërave të fatit, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, armëmbajtje pa leje, kultivim, përpunim dhe shitje e substancave narkotike.

Përgjatë operacionit janë sekuestruar në cilësi të provave të rëndësishme edhe: 18 aparate për lojëra të fatit; 1 armë automatike AK-47, 1 armë e shkurtë, pajisje te laboratorit për kultivim, përpunim te substancave narkotike, para 5544.40 euro, 3 laptop, 2 printer për shtypje te tiketave, 3 aparate skenimi te tiketave, 16 telefona mobil të dyshuar se janë përdorur për pagesa online në bastore sportive.

Më tej thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e palëkundur në angazhimin e saj për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të jashtëligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. Ky operacion dëshmon edhe njëherë profesionalizmin, bashkëpunimin institucional dhe përkushtimin e zyrtarëve policorë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe interesit të qytetarëve.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon ambasadorin e Francës

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës, njoftoi Presidenca të hënën, më 7 korrik.

Sipas njoftimit, Osmani dhe Guerot diskutuan edhe lidhur me konsultimet që presidentja ka zhvilluar me subjektet politike “në funksion të zbatimit të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”.

Ajo ritheksoi se respektimi i rendit kushtetues dhe demokratik është thelbësor për stabilitetin institucional dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në këtë periudhë të ngërçit politik, Osmani ka takuar përfaqësuesit e partive politike – në takim të përbashkët dhe të ndarë.

Ajo ka bërë thirrje për respektim të aktgjykimit të Kushtetueses – që Kuvendi të konstituohet deri më 26 korrik.

Deputetët janë mbledhur edhe sot, më 7 korrik, në tentimin e 43-të për konstituim, por pa ndonjë rezultat.

Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po mund t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme – në votim të hapur – për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në krye të këtij institucioni.

Ata po kërkojnë që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo po kundërshtohet nga partitë e tjera parlamentare.

Thirrje për të dalë nga kjo krizë institucionale ka brenda dhe jashtë Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Aksident mes dy veturave në Podujevë, një i lënduar

Published

on

By

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Podujevë.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se rasti ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci”.

Sot rreth orës 10:20,  Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, kurse si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretmanin e nevojshëm  mjekësor. Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës zgjat orarin e punës për disa shërbime komunale

Published

on

By

Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve gjatë sezonit veror dhe numrit të madh të bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin e punës për disa shërbime komunale.

Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga data 8 korrik 2025, disa sportele do të funksionojnë me orar të zgjatur, nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00 deri në 17:00.

Sportelet që do të punojnë me këtë orar të zgjatur janë: Komuna e vjetër: qendra për shërbime me qytetarë, gjendja civile, Komuna e re: qendra për shërbime me qytetarë, gjendja civile, bashkësia lokale – Lagjja e Muhaxherëve”, thuhet në njoftim.

Ky vendim thuhet se synon të përmbushë kërkesat e qytetarëve për dokumente dhe shërbime administrative, siç theksohet, duke ofruar kohë shtesë për të gjithë ata që kanë nevojë për t’i kryer punët e tyre gjatë kësaj periudhe.

Continue Reading

Të kërkuara