Lajmet

​Kusari-Lila: Të enjten seanca e fundit për këtë sesion

Po ashtu në seancën e së enjtes në shqyrtim do të jenë edhe 20 projektligje të reja.

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen edhe dy herë gjatë kësaj vere, para se të shkojnë në pushime. Seanca e fundit për këtë sesion është paralajmëruar të mbahet të enjten.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila bëri të ditur se deputetët të mërkurën do të mblidhen për të vazhduar trajtimin e pikave të papërfunduara, ndërsa të enjten do të mbahet seancë e re parlamentare.

Në seancën e re të radhës pritet të shqyrtohet edhe propozim-vendimi i qeverisë për masat emergjente në furnizimin me energji elektrike.

Nga mbledhja e rregullt e Kryesisë së Kuvendit u mor vendimi që vazhdimi i trajtimit të pikave të papërfunduara nga seancat e javës së kaluar dhe një javë më parë, është caktuar për të mërkurën në orën 13:00. Gjithashtu seancë e re e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten prej orës 10:00, kjo edhe shënon seancën e fundit të këtij sesioni pranveror, potencialisht mundet me qenë edhe vazhdimi, një ditë pas, por që nuk do të ketë seancë të re për sesionin pranveror. Ndërsa, pikat që do të trajtohen në seancën e re të Kuvendit, më katër gusht, përveç pikave të zakonshme dhe deklarimeve jashtë rendit të ditës, do të trajtohet propozim vendimi i qeverisë për masat emergjente në furnizimin me energji elektrike”, tha Kusari-Lila.

Po ashtu në seancën e së enjtes në shqyrtim do të jenë edhe 20 projektligje të reja, derisa është e paraparë të mbahet edhe interpelancë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për çështjen: “Ligji i zyrtarëve publikë”, kërkesë kjo e GP të AAK-së.

Lajmet

Opozita refuzon të marrë pjesë në seancën për diskutimin e presidentit

Published

on

By

Deri sa po pritet të fillojë seanca e thirrur në Kuvendin e Kosovës për diskutimin e zgjedhjes së presidentit, partitë opozitare kanë zgjedhur të mos marrin pjesë, duke e konsideruar këtë thirrje si joserioze dhe spektakël politik.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi shkurtimisht se partia e tij nuk do të jetë pjesë e këtij procesi:“Nuk marrim pjesë në seancë. Kjo është show propagandues i VV-së.”

Nga AAK-ja, Besnik Tahiri akuzoi kryeministrin se po e shndërron Kuvendin në arenë për debate të brendshme partiake

“Kurti në vend se të flasë në organe të partisë, do që platformën e Kuvendit ta kthejë në diskutim të brendshëm”, u shpreh Tahiri.

Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, bëri të qartë se pa marrëveshje paraprake nuk ka lëvizje nga qëndrimet e tyre.

“Kemi thënë që fillimisht të ketë marrëveshje mbi parime të caktuara dhe pastaj të vijmë e t’i propozojmë emrat”, tha Hamza.

Me bojkotin e shpallur nga tri partitë kryesore opozitare, mbajtja e seancës mbetet në pikëpyetje, pasi pa prezencën e 80 deputetëve rrezikohet dështimi i procesit vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues.

Continue Reading

Lajmet

Dështon shmangia e procedurave për ligjin e energjisë: Përplasje mes pozitës dhe opozitës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë shmangen e afateve procedurale për Projektligjin për Energjinë Elektrike, pasi propozimi mori vetëm 63 vota për, përballë 45 votave kundër të opozitës.

Opozita e cilësoi këtë nxitim si të dëmshëm dhe me prapavijë politike. Ferat Shala nga PDK-ja kritikoi mungesën e dëgjimeve publike, ndërsa Janina Ymeri nga LDK-ja u shpreh se votojn kudër pasi ky ligj prek sigurinë energjetike dhe atë kombëtare në raport me KOSTT-in.

“Votojmë kundër shmangies sepse ligji prek sigurinë energjetike dhe atë kombëtare në raport me KOSTT-in. Nuk mbështesim shmangien nga procedura e rregullt”, u shpreh Ymeri.

Në anën tjetër, Besnik Tahiri nga AAK-ja theksoi se vendosja në agjendë përmes shmangies është vetëm humbje kohe në prag të përfundimit të mandatit. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, akuzoi opozitën për bllokim të qëllimshëm të reformave.

“Ky është vendim politik. Po i humbni shtetit 9 milionë euro dhe po pengoni integrimin në tregun rajonal dhe atë të Bashkimit Evropian”, sipas Tahirit.

Përveç këtij ligji, Kuvendi nuk miratoi as shmangien e afateve për Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.

 

Continue Reading

Lajmet

FSK rrit gatishmërinë për ndërhyrje emergjente në male

Published

on

By

Në Qendrën Nacionale të Trajnimit për Kërkim Shpëtimit ka përfunduar Trajnimi Bazik i Kërkim-Shpëtimit Malor.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit përfituan njohuri dhe aftësi të specializuara në fushën e operacioneve malore, duke përfshirë: orientimin në terren malor, teknikat bazike të alpinizmit, përdorimin e pajisjeve teknike, menaxhimin e situatave emergjente, kërkim-shpëtimin në terrene të vështira, si dhe ofrimin e ndihmës së parë në kushte malore.

Trajnimi u zhvillua në përputhje me standardet profesionale dhe synon rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së për reagim efikas në operacione kërkim-shpëtimi dhe emergjenca në mjedise malore në Mbështetje Ushtarake Autoriteteve Civile.

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës forcon bashkëpunimin me Bibliotekën Kombëtare të Belgjikës

Published

on

Një takim i rëndësishëm bashkëpunimi është zhvilluar mes drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Belgjikës, Sara Lammens.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, si dhe Kimete Mitrovica Basha nga fondacioni “Ydriz Basha” i Novosejt. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e bibliotekarisë dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të vizitës, stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës pati mundësinë të njihet nga afër me ambientet e bibliotekës në Belgjikë, përfshirë koleksionet e veçanta, dorëshkrimet dhe librat e rrallë. Ata gjithashtu u njohën me proceset moderne të digjitalizimit dhe praktikat bashkëkohore të menaxhimit të materialeve bibliotekare.

Kjo vizitë u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe avancim profesional, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja institucionale.

Continue Reading

Të kërkuara