Lajmet

Begaj telefonon Osmanin: Shqipëria do mbështesë fuqishëm vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Ai tha se ka ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Kosovës.

Publikuar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa tha se ka ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Kosovës.

Siç njofton Presidenca shqiptare, gjatë bisedës me homologen e Kosovës, Begaj përshëndeti vendimin e matur, që autoritetet e Kosovës morën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët.

“Vendimi shmangu një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës, veçanërisht në këtë situatë të ngarkuar me kërcënime e rreziqe të mëdha e të shtuara, për paqen dhe sigurinë e rajonin tonë, pas agresionit rus në Ukrainë”, citohet Begaj.

Presidenti Begaj nënvizoi se, Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe sovraniteti i saj mbetet i pacenueshëm.

Presidenti i Shqipërisë tha se i bashkohet thirrjes së aleatëve në NATO dhe partnerëve ndërkombëtarë, për vijimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Vetëm nëpërmjet një dialogu konstruktiv dhe intensiv, do të mund të adresohen drejtë të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria do të vijojë të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe të mbështesë fuqishëm vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë,” nënvizoi Begaj gjatë bisedës telefonike me Osmanin.

Lajmet

​Paralajmërimi për protesta, policia bllokon përkohësisht disa rrugë në Tiranë

Publikuar

nga

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mbajë protestën e radhës pranë ambieneve të Bashkisë Tiranë. Protesta është planifikuar për në orën 16:30, ndërkohë që nga ana e Policisë së Shtetit është publikuar plani i masave për mbarëvajtjen e tubimit.

Policia bën me dije se prej orës 16:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Uniformat blu sugjerojmë qytetarët që të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Në njëoftimin publik, policia fton qytetarët që të mos ndërmarrin akte që mund të cënojnë sigurinë e efektivëve.

“Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune. Cenimi i rendit e sigurisë publike dhe rrezikimi i shëndetit e jetës së punonjësve të policisë dhe pjesëmarrësve në tubim përbëjnë shkelje të ligjit dhe Policia e Shtetit do të veprojë gjithnjë me profesionalizëm”, thuhet në njoftimin e policisë./Euronews.al/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kryeziu i përgjigjet BE-së për mungesën e progresit në dialog, fajin e hedh te Serbia

Publikuar

nga

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i është përgjigjur deklaratave të zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Stano në një konferencë për media të hënën tha se rezultatet e deritanishme në dialog nuk janë dështim i emisarit Miroslav Lajçak, por i Kosovës dhe Serbisë.

Derisa Kryeziu përmes një postimi në Twitter tha se mungesa e progresit është shkaku i shkeljes së marrëveshjes nga ana e Serbisë.

“Është një zhvillim i dukshëm që BE-ja pranon se procesi i dialogut nuk ka ecur mirë. Megjithatë, mungesa e progresit nuk është për shkak të të dyja palëve. Këtu është një listë e shkeljeve nga Serbia të Marrëveshjes Themelore, vetëm 2 javë pasi tha PO, në shkurt 2023”, ka shkruar ai.

Ndryshe Stano në një konferencë për media theksoi se emisari Lajçak dhe përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë përkrahjen e plotë të shteteve anëtare sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Durmishi ftohet nga Prokuroria Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë

Publikuar

nga

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi është ftuar nga Prokuroria Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Durmishi, i cili ka theksuar se është i ftuar me datën 8 maj.

“Dëshiroj të ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorzuar në prokurori speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt sepse gjithçka po ecën sipas planit”, potencoi Durmishi.

“Të ftosh zv.ministrin për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik, edhe pas vendimit të OSHP- së që na jep të drejtë neve si autoritet kontraktues, më duket sinqerisht e pakuptimtë. Ankesa e atij operatori ekonomik është shpallur e pabazuar edhe me vendim”.

Durmishi potencoi se ka raste të tjera të cilat i ka dërguar në prokurorinë Speciale por që të njejtin kanë zvarritur procesin.

“Sa e sa raste kam dërguar në prokurori speciale, prokurori themelore e polici të krimeve ekonomike dhe asnjë deri më tash nuk po trajtohet, përkundrazi zvarriten me vite e vite edhe pse ka fakte sa të duash për krim e korrupsion. Rasti i mirëmbajtjes së urave p.sh ku nga 500 mijë euro të planifikuara në fund kontrata përfundon në 5 milionë e 300 mijë euro. Nuk e di çfarë fakti tjetër i duhet prokurorit për të vepruar! Unë me datë 8 maj do të shkoj në Prokurori Speciale për të ju treguar që jam i lumtur që jam nënshkrues i kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Do të doja që edhe projektet tjera të ecnin me dinamikën e punëve që po bëhen në këtë rrugë. Do të vazhdoj që t’a kryej punën time me nder e përkushtim pavarësisht pengesave që na dalin gjatë rrugës”, përfundoi ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Jep dorëheqje kryeministri i Skocisë

Vendimi erdhi menjëherë pasi Yousaf i dha fund aleancës së SNP-së me të Gjelbrit skocez.

Publikuar

nga

Humza Yousaf ka dhënë dorëheqjen si kreu i Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) dhe kryeministër i Skocisë.

Vendimi erdhi menjëherë pasi Yousaf i dha fund aleancës së SNP-së me të Gjelbrit skocez, gjë që shkaktoi dy vota mosbesimi të paraqitura nga partitë opozitare që Yousaf dukej se kishte gjasa t’i humbiste.

Pasuria e SNP-së pro-pavarësisë është lëkundur mes një skandali financimi dhe dorëheqjes së Nicola Sturgeon si udhëheqës i partisë vitin e kaluar. Një luftë e brendshme ka pasuar mbi atë se sa progresive duhet të paraqesë partia politikat e saj ndërsa kërkon të tërheqë votuesit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara