Lajmet

​Kryetari Tahiri nderon figurën e profesor Latif Berishës

Published

on

Në 22-vjetorin e vrasjes së profesorit, Latif Berisha dhe atdhetarit Agim Hajrizi, sot kanë bërë nderime kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi.

Profesor Berisha ishte vrarë në mënyrë mizore nga forcat serbe si shenjë hakmarrje për intervenimin e NATO-s kundër caqeve serbe më 24 mars të vitit 1999.

Kryetari Tahiri gjatë homazheve tek lapidari i Latif Berishës në vendlindjen e tij në Smrekonicë të Vushtrrisë, tha se puna dhe vepra e profesor Latif Berisha la kujtime të pashlyera dhe gjurmë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Sot bashkë me kryetarin e degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi dhe me familjarët e profesor Latif Berishës, si dhe me bashkëfshatarët këtu në Smrekovnicë në emrin tim si kryetar i Vushtrrisë dhe në emër të Kryesisë së LDK-së dhe të kryetarit Lumir Abdixhiku kemi ardhur për të shprehur nderimet tona në përvjetorin e vrasjes së një prej figurave më emblematike të Kosovës, të Mitrovicës pa dyshim dhe të gjithë rajonit të veriut të Mitrovicës, bashkëpunëtorit të ngushtë të presidentit Rugova. Profesor Latif Berisha, Agim Haziri dhe djali i tij u vranë në mënyrë mizore nga forcat serbe si shenjë hakmarrje për intervenimin e NATO-s kundër caqeve serbe më 24 mars të vitit 1999. Vepra e puna e profesor Latif Berishës do të kujtohet sikur në këtë përvjetor të 22-të të vrasjes së tij, do të kujtohet përgjithmonë nga njerëzit e Kosovës”, tha Tahiri.

Ndërsa Safet Kamberi theksoi se personalitete të tilla duhet të shërbejnë për punë dhe angazhim për fuqizimin e shtetit të Kosovës.

“Pa dyshim se këto data janë të rëndësishme në veçanti kur përkujtohen figurat e rëndësishme si profesor Latif Berisha, Agim Hajrizi, dy personalitet të jashtëzakonshme të qytetit të Mitrovicës, dy figura që gjatë viteve të ’90-ta kanë qenë shembull se si organizohet jeta politike kulturore në Mitrovicë”, theksoi ai.

Profesor Latif Berisha ishte intelektuali i parë shqiptar që forcat kriminale serbe e ekzekutuan menjëherë pas fillimit të bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe më 24 mars të vitit 1999.

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara