Lajmet

​Krasniqi përkujton masakrën në Abri të Epërme: Planifikuesit dhe ekzekutorët të dalin para drejtësisë

Krasniqi ka thënë se kjo masakër, sikur edhe mbi 400 masakrat tjera synonte të shfaroste shqiptarët

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Deliu, në Abri të Epërme.

Krasniqi ka thënë se kjo masakër në Abri të Epërme, sikur edhe mbi 400 masakrat tjera të kryera nga Serbia në Kosovë, janë dëshmi se ky shtet okupator, synonte të shfaroste shqiptarët me tërë arsenalin ushtarak dhe me metodat më barbare të mundshme.

Para 24 vjetëve, gjenocidi serb kundër shqiptarëve u përsërit me fytyrën e vet të vërtetë, me tërë brutalitetin e ushtrisë okupatore në Abri të Epërme, ku cak i sulmeve ishte Familja Deliu. Në këtë ditë, u masakruan 23 anëtarë të pafajshëm të kësaj familjeje të madhe. Kjo masakër në Abri të Epërme, sikur edhe mbi 400 masakrat tjera të kryera nga Serbia në Kosovë, janë dëshmi se ky shtet okupator, synonte të shfaroste shqiptarët me tërë arsenalin ushtarak dhe me metodat më barbare të mundshme. Me nderim i përkulemi sakrificës së Familjes Deliu, për 23 anëtarët e saj, nga më i vjetri Fazliu, 94 vjeçar, deri te Valmiri 2 vjeç dhe Diturija e cila atë ditë ishte vetëm gjashtëjavëshe. Historia jonë nuk do të harrojë asnjëherë se sa me vlerë është liria që gëzojmë sot dhe sa e vështirë ishte rruga që kaloi populli ynë deri në çlirim”, ka shkruar lideri i PDK-së.

Ai ka kujtuar edhe tre heronjtë e UÇK-së nga Abria e Epërme, që ranë po atë ditë në altarin e lirisë, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj.

Planifikuesit dhe ekzekutorët e kësaj masakre të tmerrshme që shokoi botën, ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar. Por, Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për secilën nga masakrat e kryera nga okupatori serb”, ka përfunduar Krasniqi.

Lajmet

Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin

Published

on

Ministri i Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se serbët që mbështesin partinë e tij janë përballur me kërcënime dhe përjashtime nga puna. Sipas tij, këta individë janë duke u kërcënuar me letra dhe dëmtime të automjeteve, madje përjashtimet nga puna janë një praktikë e zakonshme për ata që bashkëpunojnë me të.

Një rast i tillë, sipas Rashiqit, është përjashtimi nga puna i gruas së zëvendësit të tij, Nenad Vukmiroviq, e cila punonte në sektorin publik në veriun e Kosovës. Po ashtu, ai përmendi edhe një tjetër rast ku një familje nga Novobërda është ndëshkuar për ndihmën që ka marrë nga institucionet e Kosovës për ndërtimin e një shtëpie.

Një tjetër incident që Rashiqi raportoi ishte një kërcënim ndaj një zyrtareje të Ranillugut, e cila u gjet me automjetin të cilin e kishte parkuar në një vend të gabuar, ku dikush kishte lënë një mesazh kërcënues, duke i thënë se herën tjetër mund të ndodhte diçka më serioze.

Ministri Rashiq shpjegoi gjithashtu se djali i tij, që studion në Serbi, përballohet me kontrolla të rrepta dhe ndalime gjatë udhëtimeve në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai e krahasoi situatën politike të serbëve të Kosovës me regjimin e Koresë së Veriut, duke theksuar se ata po përdoren si mjet manipulimi nga autoritetet e Beogradit për të mbështetur retorikën e brendshme të Serbisë. Rashiq gjithashtu paralajmëroi se, nëse procesi i votimit nuk mbikëqyret rreptësisht, historia mund të përsëritet me një ndikim të madh për serbët e Kosovës./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Lansohet pilotimi i programit të kuponëve, Kurti: Ky projekt mbështetet nga BB

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë lansuar pilotimin e Programit të Kuponëve, në kuadër të Projektit “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.

Kryeministri Kurti, ka thënë se krijon mundësi për përfshirjen e më shumë fëmijëve nga 3-5 vjeç nga këto familje në shërbime të edukimit në moshë të hershme.

Ai tha se ky program ofron mbështetje të drejtpërdrejt për familjet të cilat janë të regjistruara në skemën e ndihmës sociale.

Kurti tha se ky projekt mbështetet nga Banka Botërore me vlerë 1.8 milionë euro dhe përfshinë pagesën e transportit dhe çerdhes për fëmijët.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se sot po lansojnë pilotimin e programit të kuponëve, duke hedhur kështu edhe hapin e parë konkret për këtë mbështetje të paprecedentë dhe të pandodhur më parë për më të vegjlit, për familjet që më shumti kanë nevojë.

Sipas saj ky program është një risi për qasje të barabartë për edukimin e hershëm në Kosovë.

Continue Reading

Bota

Trump: Kontrolli i Kanalit të Panamasë dhe Groenlandës një domosdoshmëri absolute

Published

on

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka kërcënuar se do të rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë, duke shkaktuar reagime të ashpra nga presidenti i Panamasë. Në një postim në rrjetin e tij “Truth Social”, Trump kritikoi ish-presidentin Jimmy Carter për dhënien e kanalit në vitin 1999 dhe e quajti atë një veprim të papërgjegjshëm, duke pretenduar se SHBA-të paguanin tarifa të tepruara. Ai theksoi se nëse Panamaja nuk do të bashkëpunonte, SHBA-ja do të kërkonte rimarrjen e kanalit.

Përveç kësaj, Trump mbrojti idenë e kontrollit të Groenlandës, duke e quajtur atë një “domosdoshmëri absolute” për sigurinë kombëtare dhe lirinë globale. Kjo përshkruan qëndrimin e tij për Grenlandën, e cila, ndonëse është autonome, ende është nën kontrollin e Danimarkës për çështjet e jashtme dhe të sigurisë. Trump kishte shprehur më herët dëshirën për të blerë Grenlandën, duke kujtuar ofrimin e një shume të madhe nga SHBA për ta blerë atë në vitin 1946, një ofertë që kishte shkaktuar tensione diplomatike mes SHBA-së dhe Danimarkës./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për krime lufte ndaj popullsisë civile

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, departamentin Special, kundër të pandehurit V.N, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës.

“I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy viktimave M.A dhe SH.A, si dhe plagosjen e të dëmtuarit SH.S”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale i ka propozuar gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri V.N është i pa arritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore për ngritjen e aktakuzës në mungesë.

“Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara