Aktualitet

​Krasniqi në Tiranë: Intensifikimi i bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri duhet të jetë prioritet shtetëror

Krasniqi tha se me kryetaren Nikolla diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri ka takuar sot Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikollën.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se me kryetaren Nikolla kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë dhe për mundësinë e krijimit të platformave të përbashkëta të veprimit.

“Partia Demokratike e Kosovës e konsideron prioritet shtetëror intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në të gjitha fushat, andaj do të vazhdoj të luaj rol qendror në këtë drejtim. Dy shtetet tona duhet të jenë bashkë e më të forta, në rrugën e integrimit euro-atlantik”, theksoi Kransiqi.

Aktualitet

Profesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës

Published

on

Nga qindra aplikime të profesorëve universitarë nga Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, Prof. Dr. Avni H. Alidemaj, pedagog dhe studiues në UBT, ka fituar një grant të rëndësishëm në kuadër të Fondit të Vishegradit për Ballkanin Perëndimor. Ky program prestigjioz u dedikohet anëtarëve të stafit akademik për të zhvilluar hulumtime shkencore dhe për të kontribuar në mësimdhënie në universitete elitare evropiane.

Nga Kosova, vetëm katër kandidatë kanë fituar këtë grant, ndërsa Prof. Alidemaj do të angazhohet gjatë muajit tetor në Universitetin Çarls të Pragës, ku do të realizojë projekte kërkimore në fushën e të drejtave të njeriut dhe do të mbajë ligjërata për studentët e Fakultetit Juridik.

Universiteti Çarls është një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në Evropë dhe ndër më të vjetrit në botë. I themeluar në vitin 1348, ky universitet ka mbi 677 vite traditë akademike dhe sot renditet në mesin e 300 universiteteve më të mira botërore.

Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme jo vetëm për Prof. Alidemajn dhe UBT-në, por edhe për akademinë kosovare në përgjithësi. UBT vazhdon të jetë një urë e fuqishme e shkëmbimeve akademike dhe kërkimore ndërkombëtare, duke sjellë njohuri të reja, përvoja të vlefshme dhe standarde bashkëkohore për studentët dhe shoqërinë kosovare në tërësi.

Continue Reading

Aktualitet

Rritje e manganit në liqenin e Badocit, në disa zona Prishtinë e Graçanicë ndalohet pirja e ujit

Published

on

Qytetarët që jetojnë në disa zona të Prishtinës dhe Graçanicës janë udhëzuar të mos e përdorin ujin për pije, pas rritjes së përqendrimit të manganit në rrjetin shpërndarës që furnizohet nga liqeni akumulues i Badocit.

Sipas komunikatës së përbashkët nga IKSHPK dhe KRU “Prishtina”, analizat e fundit laboratorike kanë treguar rritje të nivelit të manganit në ujin e liqenit Badoc dhe në rrjetin e furnizimit.

Zonat e prekura përfshijnë: Graçanicën dhe fshatrat përreth, Hajvalinë, Veternikun, Lagjen 038, Lagjen Qëndresa, Qëndresa Home, Swiss Village, fshatin Preoc, Çagllavicën, rrugët Behar Begolli, Richard Holbrooke, Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, Lagjen Qershia, Lagjen NIC, Matiçanin, fshatin ndërkombëtar, rrugën Muharrem Fejza, Enver Maloku, Lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, Standardi, dhe zona të tjera si Bregu i Diellit (qendra dhe rreth Albi Mall), shkolla Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala, dhe pjesa “te Xhambazët”.

Edhe pse kjo tejkalon kufijtë teknikë të cilësisë së ujit për konsum, deri tani niveli nuk ka arritur në pragun e rrezikshëm për shëndetin.

Megjithatë, si masë parandaluese, qytetarët këshillohen që të mos e pijnë ujin deri në njoftimin e radhës.

IKSHPK thekson se vlimi i ujit nuk e eliminon manganin, pasi bëhet fjalë për ndotje kimike.

Uji mund të përdoret vetëm për pastrim dhe mirëmbajtjen e higjienës personale e ambientale.

Continue Reading

Aktualitet

Kryeministri kroat kritikon BE-në për mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi

Published

on

By

Në Forumin Strategjik të Bledit, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq foli për situatën politike në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat që shoqërojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Veç tjerash ka përmendur edhe sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Gjatë një paneli me tre kryeministra nga Sllovenia, Shqipëria dhe Mali i Zi në Forumin Strategjik të Bledit, ku u trajtuar tema e zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian, kryeministri Andrej Plenkoviq përmendi sulmin terrorist në Banjskë, duke shtuar se duhet parë edhe realiteti i ashpër politik, raporton “Jutarnji list”.

E keni Banjskën, e cila në vitin 2023 kaloi pa asnjë vërejtje serioze ose artikulim nga ndonjë në BE, sikur po bëhemi se nuk ka ndodhur. Ky është realiteti. Duhet të jemi me të vërtetë të kthjellët rreth zgjerimit dhe kontekstit global që po ndryshon. Unë jam për zgjerim, mendoj se të gjithë po përpiqen të anëtarësohen, por ata duhet të stabilizohen politikisht”, tha Plenkoviq.

Continue Reading

Bota

Rrëshqitja e dheut merr jetën e 1000 njerëzve në Sudan

Published

on

Rrëshqitja e dheut ka marrë jetën e 1000 njerëzve në malet e largëta Marra në Sudanin perëndimor, sipas grupit rebel Lëvizja-Ushtria Çlirimtare e Sudanit.

Ditë të tëra shiu të rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitjen e dheut të dielën, e cila la vetëm një të mbijetuar dhe rrafshoi” pjesën më të madhe të fshatit Tarasin, tha grupi në një deklaratë, shkruan BBC.

Lëvizja ka bërë thirrje për ndihmë humanitare nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Shumë banorë nga shteti i Darfurit të Veriut kishin kërkuar strehim në rajonin e Maleve Marra, pasi lufta midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) i detyroi ata të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Continue Reading

Të kërkuara