Lajmet

​Krasniqi: Albin Kurti është i pari që duhet të largohet nga lista e veteranëve

Kryetari i PDK-së ka thënë se “Ballkani i Hapur” është projekt politik përtej një projekti ekonomik.

Published

on

Edhe nëse “Ballkani i Hapur” zgjerohet me shtete të tjera të rajonit, kjo nuk duhet të ndikojë në vendimin e Kosovës për të mos u bërë pjesë e kësaj nisme, ka vlerësuar kështu kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Ai ka thënë se “Ballkani i Hapur” nuk e ofron platformën në të cilën Kosova do të kishte sigurinë që do të trajtohej në mënyrë të drejtë. Krasniqi ka deklaruar që çdo shtet duhet t’i shoh interesat e veta duke shtuar se në Kosovë ekziston një konsensus për mos përfshirje në këtë nismë.

Kryetari i PDK-së ka thënë se “Ballkani i Hapur” është projekt politik përtej një projekti ekonomik, andaj sipas tij Kosova nuk mund t’i mbyllë sytë ndaj faktit që ekziston një konflikt i ngrirë me Serbinë.

Pasi janë rritur gjasat që edhe Mali i Zi t’i bashkohet kësaj nisme, Krasniqi ka thënë se vendime të tilla të shteteve të rajonit nuk duhet të ndikojnë Kosovën.

“Edhe origjina e “Ballkanit të Hapur” për ne është problematike, ne nuk mund me aq lehtësi të ulemi në tavolinë e të konsiderohemi si të barabartë në një projekt ku nuk kemi qenë që nga gjeneza e tij, edhe kjo është arsye që besoj që në skenën politike të Kosovës ka pothuajse një konsensus që nuk e mbështet përfshirjen e Kosovës në “Ballkanin e Hapur”. E kuptoj që po të mbesim të vetmit do të duket një situatë problematike por në fund të fundit interesat e shtetit tonë janë më të rëndësishme dhe ne ato duhet t’i kemi në qendër të vendimmarrjes dhe politik bërjes tonë. Kështu që veprimet që mund t’i merr ndonjë shtet në rajon nuk duhet doemos ta ndikojnë vendimin e Kosovës për këtë projekt ku asgjë nuk ka ndryshuar andaj qëndrimet që kemi pasur në fillim nuk mund të ndryshojnë tash, megjithëse faktet mbesin të njëjta”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se mbështesin çdo gjë që është brenda procesit të Berlinit.

“Çkado që është brenda procesit të Berlinit qoftë edhe përmes një, po e quaj kushtimisht, ringjalljeje të këtij procesi, ne do të ishim të gatshëm me diskutu dhe me i pa modalitet e përfshirjes së Kosovës, por “Ballkani i Hapur” besoj që për Kosovën tashmë është e qartë që nuk ofron platformën ku ne mund ta kemi sigurinë e mjaftueshme se do të trajtohemi në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, ka thënë ai.

Në një konferencë për media, Krasniqi ka folur edhe për protestën e veteranëve dhe seancën në të cilën ishte paraparë votimi i projektligjit për pagën minimale. Ai ka thënë se PDK do të kundërshtojë atë në çdo formë demokratike meqë sipas tij veteranët duhet të përfshihen në pagën minimale.

“Të gjithë ne nga fillimi kemi thënë që ka probleme me listat e veteranëve dhe ato lista duhet të pastrohen dhe kushdo që nuk ka qenë veteran dhe është pjesë e asaj liste duhet të hiqet nga ajo listë por i pari që duhet të hiqet prej asaj liste si veteran i rrejshëm është Albin Kurti sepse është kryeministri i Kosovës, nuk mundet me qenë veteran njeriu i cili asnjëherë, asnjë minutë nuk e ka veshur uniformën e veteranit të UÇK-së, ai duhet me dhënë shembullin personal, i pari me u largu prej listës së veteranëve, me thënë: ‘unë nuk jam veteran’”, ka thënë Krasniqi.

Derisa në Vetëvendosje kanë deklaruar se pakënaqësitë e veteranëve janë të akumuluara ndër vite, sipas Krasniqit, pushteti po merret me të kaluarën meqë është i paaftë të veprojë dhe të marrë vendime.

“Askush nuk është duke folur për të ardhmen, këta flasin për të kaluarën sepse paaftësia e tyre për me vepru, paaftësia e tyre për me marrë vendime, paaftësia e tyre për me e tregu dhe zbatu një vizion po i futë te arsyetimi. Nëse qenkan akumuluar PDK gati tri vjet tashëm është në opozitë, këta anë qenë në pushtet dy vjet përafërsisht në dy qeveritë, çka kanë bërë për me e ndryshu situatën, cila janë veprimet, hapat që i kanë marrë, asnjë pengesë nuk e kanë, e kanë pushtetin absolut, e kanë shumicën dërrmuese në Kuvend përkundër që nuk po arrijnë me i kalu as ligjet bazike”, ka thënë ai.

Në mungesë kuorumi, ka dështuar dje votimi i Projektligjit për pagën minimale. Për mospërfshirje në të, veteranët e luftës së UÇK-së të hënën kanë protestuar para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Vendi

Rektori Hajrizi i ftuar të flasë në Konferencën Rajonale Vjetore të RCF-së në Budva

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ftesë nga Regional Challenge Fund po merr pjesë në Konferencën Rajonale Vjetore të RCF-së 2025, e cila këtë vit po zhvillohet në Budva dhe ka mbledhur personalitete të njohura nga fusha e arsimit, biznesit dhe politikëbërjes në Ballkanin Perëndimor.

Ky aktivitet rajonal trajton çështje kyçe që lidhen me zhvillimin ekonomik, qeverisjen e mirë, qëndrueshmërinë dhe ndërtimin e kapaciteteve konkurruese në epokën e inteligjencës artificiale dhe automatizimit.

Në këtë ngjarje përveç Rektorit Hajrizi, po merr pjesë edhe Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, Prof. Dr. Besnik Skenderi.

Në panelin me temë “AI, Automation & Skills: Is the Western Balkans Ready?”, Rektori Hajrizi prezantoi vizionin e tij dhe të UBT-së mbi mënyrat se si rajoni mund të përfitojë nga integrimi i inteligjencës artificiale në sistemin arsimor dhe në sektorin e biznesit.

Ai theksoi se përgatitja e kuadrove profesionale për epokën digjitale kërkon një bashkëpunim më të ngushtë mes universiteteve, institucioneve publike dhe sektorit privat, duke krijuar ura që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe punësim cilësor për të rinjtë.

Sipas tij, inteligjenca artificiale duhet të shihet si një mjet që fuqizon njeriun dhe shoqërinë, duke mundësuar vendimmarrje më të mençur, procese më efikase dhe rritje të përgjegjshme ekonomike.

Konferenca RCF 2025 sjell së bashku akademikë, liderë të biznesit dhe vendimmarrës politik, duke krijuar një platformë gjithëpërfshirëse për shkëmbim idesh, zhvillim strategjish dhe ndërtim partneritetesh.

Continue Reading

Lajmet

FSK merr medaljen e argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Britani

Published

on

By

Ekipi i FSK’së është dekoruar me medaljen e argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, njofton ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

FSK në një nga garat më sfiduese në botë “Cambrian Patrol” të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, arriti të dekorohet me medaljen e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve, 35 ekipe ndërkombëtare nga 33 shtete të ndryshme të botës. Ekipi i FSK-së nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore gjatë garës ka treguar angazhim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë duke arritur Medaljen e Argjendtë. Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon me sukses pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare.”/D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Studentët mund të aplikojnë për mbështetje në eKosova deri në fund të këtij muaji

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se studentët mund të aplikojnë për mbështetje në eKosova deri në fund të këtij muaji.

Postimi i plotë:

Aplikimi për mbështetjen e studentëve tashmë është i hapur në eKosova, tek shërbimi Familja.
📍Për shtesën e njëhershme 100 euro:
Të drejtë aplikimi kanë studentët aktivë të të gjitha niveleve (Bachelor, Master, Doktoratë) që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë, publike dhe private.
Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet.
Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, kurse pagesat do të kryhet me grupe, sipas radhës së aplikimit.
📍Për Bursën e Mobilitetit të Studentëve:
Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit Bachelor, shtetas të Kosovës, që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë.
Kusht për përfitimin e Bursës së Mobilitetit është që familja e studentit/studentes të ketë të ardhura vjetore bruto jo më shumë se 12,000 euro.
Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet.

Continue Reading

Lajmet

​Aksident trafiku në kryeqytet

Published

on

By

Një aksident trafiku ka ndodhur pas orës 15:00 në qendër të Prishtinës.

Një automjet nën rrethana të pa sqaruara ka goditur një mjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e Kosovës dhe ambulanca./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara