Lajmet

​Kosova ka bërë përmirësim të theksuar për barazinë gjinore

Kurti tha se Qeveria e Kosovës po punon me diversitet, gjithëpërfshirje dhe me mundësi për të gjithë.

Published

on

Në Prishtinë sot është lansuar projekti “Instrumenti për Barazinë Gjinore”, i cili është i dizajnuar që ta mbështesë Kosovën në procesin e integrimit në BE, duke u siguruar që barazia gjinore është e integruar në të gjithë sektorët dhe që mekanizmi i barazisë gjinore është i fuqizuar, me qëllimin e vetëm për zhvillim të barabartë socio-ekonomik për gratë dhe burrat në Kosovë.

Në këtë ceremoni nga të pranishmit u tha se Kosova ka bërë përmirësim të theksueshëm në barazi gjinore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Qeveria e Kosovës po punon me diversitet, gjithëpërfshirje dhe me mundësi për të gjithë.

“Të gjithë ne besojmë se duhet t’i gëzojmë të drejtat e barabarta, por ne si qeveri angazhohemi me punën tonë që në shoqërinë tonë që të gjithë t’i kemi edhe mundësitë e barabarta…..për të zvogëluar pabarazitë dhe hendeqet në zhvillim, nevojitet rritje e përfshirje të grave dhe vajzave në kontrollin dhe shpërndarjen e burimeve financiare, si dhe të rritjes së qasjes në fonde publike”, tha ai.

Shefi i Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, Johannes Madsen tha se Kosova për herë të parë do të merr mbështetjen e BE-së për integrimin e barazisë gjinore. Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka demostruar përkushtimin për promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, dhe për këtë duhet krenuar.

“Në këtë fazë të zbatimit të MSA-së dhe financimit IPA 3, Kosova për herë të parë do të merr mbështetje nga BE të dedikuar për integrimin e barazisë gjinore. Në vazhdën e viteve të ardhshme, instrumenti i barazisë gjinore do të punoj drejt një qasje koherente për institucionet kosovare drejtë akisë së BE-së.….Viteve të fundit suksesi i Qeverisë së Kosovës që kanë demonstruar përkushtimin e tyre për të promovuar barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. Kosova ka një agjenci të specializuar për barazia gjinore dhe ka ligje strategjike, të cilat janë të miratuara..14\10 Kosova është ngadalë por me hapa të sigurt duke marrë kuptim më të mirë të nevojave të barazisë gjinore dhe tashmë ka shumë gjëra me të cilat mund të krenoheni”, theksoi ai.

Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Arnhild Spence tha se Kosova ka bërë përmirësim të theksueshëm në barazi gjinore. Por, ajo theksoi se mbetet ende punë që të shkojmë drejt prioritetit gjinor.

“Kosova ka bërë përmirësim të theksueshëm në barazi gjinore, e ka marrë modelin botëror që gjithashtu ka edhe presidenten e cila është grua dhe ka një kabinet impresiv të ministreve të cilët punojnë nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti….Në Kuvendin 35% janë gra edhe pse ka ende punë që të shkojmë drejt prioritetit gjinor, mirëpo ta bëjmë këtë si qëllim deri në vitin 2040….Statistikat na kanë treguar që 17,09% kanë marr pjesë në fuqinë punëtore krahasuar me 46’6% të burrave ky është një dallim shumë I madh, ky boshllëk ka vazhduar edhe pse gratë janë pjesë e shumicës”, u shpreh ajo.

“Instrumenti për Barazinë Gjinore”, është i financuar nga Bashkimi Europian dhe i implementuar nga Zyra e UN Women në Kosovë. 

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara