Shëndet

​Konjuktiviti – një nga simptomat më pak të zakonshme të koronavirusit

Published

on

Konjuktiviti (skuqje, thatësi dhe kruajtje e syrit) është një nga simptomat më pak të zakonshme të infeksionit të koronavirusit – regjistrohen vetëm rreth 0.8 për qind të rasteve. Por shumë prej tyre kanë të bëjnë me higjienën e duarve.

Ka disa studime që kanë treguar se konjuktiviti ndodh disi më shpesh në pacientët e infektuar me koronavirus, përkatësisht njëra nga simptomat që mund të shoqërohet me COVID-19 mund të jenë edhe sytë e skuqur. Një pjesë e hulumtimit tregoi se kimoza, ënjtja e konjuktivit ose mbulesa e jashtme e syrit, mund të shoqërohet me koronavirusin, e cila në fakt tregon një reaksion alergjik, thotë okulisti kroat Igor Knezoviq nga Zagrebi.

Si pasojë, ka kuptim t’i lidhim këto simptoma me koronavirusin, por sot ende nuk mund të flasim për frekuencën e këtyre simptomave te njerëzit me COVID-19.

“Duke qenë se kjo është një sëmundje e re dhe fakti që deri më tani është kryer një hulumtim relativisht i shkurtër dhe i kufizuar, ne ende nuk mund të vlerësojmë se në cilën pjesë të pacientëve me koronavirus shfaqet kjo simptomë, por mund të themi se ekziston një korrelacion”, shton ai.

Një nga studimet e kryera në 56 mijë pacientë me COVID-19, i cili tregoi se konjuktiviti ishte një nga simptomat më pak të zakonshme (0.8 për qind e rasteve ose 448 pacientë). Ekzistojnë disa studime të tjera në të cilat konjuktiviti është relativisht i rrallë te pacientët me koronavirus, dhe klasifikohet si një simptomë më pak e zakonshme, duke përfshirë dhimbjen e fytit, diarrenë, dhimbjen e kokës, humbjen e shijes ose erës, dhe skuqjen ose njollën e gishtërinjve ose këmbëve.

Lidhja e mundshme e simptomave me COVID-19 është diskutuar në fakt që nga pacientët e parë me koronavirus, kur Wang Guangfa, një specialist në infeksionet e frymëmarrjes në Spitalin Universitar të Pekinit, u diagnostikua me sëmundje koronavirus dhe ishte i bindur se virusi kishte hyrë në trupin e tij përmes syve të tij, sepse një nga simptomat që ai kishte ishte inflamacioni i konjuktivit të syrit të majtë.

Guangfa atëherë ishte i vendosur në pretendimin se mbajtja e syzeve duhet të prezantohej si një nga masat për të mbrojtur kundër koronavirusit, kryesisht si mbrojtje ndaj prekjes ose fërkimit të gishtërinjve me të cilët prekim sipërfaqet e ndotura, pasi kjo mund t’i hapte rrugë virusit. Bartja e syzeve nuk është detyrim, por një nga udhëzimet e rëndësishme për parandalimin është që nuk duhet t’i prekim sytë me duar para se t’i pastrojmë me ujë dhe sapun, sepse mund të jetë një mënyrë për ta futur virusin në trup përmes membranës mukoze të syrit.

Shëndet

Vjeshta në tavolinën tuaj, ushqime për zemër të fortë

Published

on

Frutat dhe perimet e stinës së vjeshtës janë të pasura me shije dhe lëndë ushqyese, duke u bërë një aleat i çmuar për shëndetin e zemrës.

Ato ofrojnë fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në funksionimin e zemrës, ulin kolesterolin dhe parandalojnë formimin e pllakës në arterie.

Ekspertët rekomandojnë të konsumohen të paktën 2,5 filxhanë perime dhe 2 filxhanë fruta çdo ditë, si pjesë e një diete të balancuar.

Disa prodhime të vjeshtës dallohen veçanërisht për efektin mbrojtës ndaj zemrës:

Kungulli: i pasur me beta-karoten që shndërrohet në vitaminë A dhe antioksidantë; farat ndihmojnë në uljen e tensionit dhe kolesterolit.

Mollët: përmbajnë fibra dhe polifenole që reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake.

Shega: e pasur me polifenole që mbështesin qarkullimin dhe mund të ndihmojnë në uljen e tensionit.

Bamjet: përmbajnë fibra, vitaminë K, C dhe folate.

Boronicat e kuqe: ndihmojnë në uljen e tensionit dhe përmirësojnë funksionin vaskular.

Patatet e ëmbla: kombinim i fibrave, beta-karotenit dhe kaliumit për presion më të qëndrueshëm të gjakut.

Edhe ndryshime të vogla, si një mollë në ditë ose shtimi i lahanidës në sallatë, bëjnë diferencë të madhe për zemrën dhe cilësinë e jetës. Duke konsumuar rregullisht prodhime sezonale, jo vetëm që mbështesim shëndetin, por fermerët vendas dhe mjedisin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pija që ju mban të shëndetshëm gjatë stinës së ftohtë

Published

on

Me afrimin e stinës së ftohtë, mënyrat natyrale për të forcuar imunitetin bëhen më të rëndësishme se kurrë.

Një pije e thjeshtë nga përbërës me vitamina, antioksidantë e veti natyrale antibakteriale që ndihmojë trupin të qëndrojë i fortë dhe energjik.

Konsumi i rregullt përmirëson rezistencën e trupit, rrit energjinë dhe vitalitetin, dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve sezonale. Njerëzit që e përdorin raportojnë ndjenjë më të madhe force, përqendrimi e sistem imunitar më të qëndrueshëm.

Pse kjo pije forcon imunitetin?

Limoni është burim natyral i vitaminës C, i cili mbështet funksionin e qelizave të bardha. Mjalti ka veti antibakteriale e qetëson fytin.

Xhenxhefili dhe shafrani i Indisë janë anti-inflamatorë dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Kombinimi i përbërësve krijon stimulues natyral të fuqishëm për sistemin imunitar.

Eksperienca tregon se konsumimi i rregullt i kësaj pijeje ndihmon trupin të luftojë viruset dhe infeksionet më shpejt, duke sjellë energji më të mirë dhe më pak ndjeshmëri ndaj të ftohtit.

Si ta përgatisni në shtëpi:

Lëngu i një limoni

1 lugë gjelle mjaltë

1 cm xhenxhefil të freskët

Një majë shafrani i Indisë

Përzieni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni një herë në ditë, më mirë në mëngjes me stomak bosh. Ky ritual i thjeshtë është i shpejtë, efektiv dhe sjell ndryshime të dukshme në forcën dhe rezistencën e trupit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A mund të përdoret vaj ulliri për skuqje?

Published

on

Vaji i ullirit është një nga produktet më të njohura të kuzhinës mesdhetare, i vlerësuar për shijen, aromën dhe përfitimet shëndetësore. Një pyetje e zakonshme është nëse mund të përdoret për skuqje.

Pikat e forta

Vaji ekstra i virgjër është i pasur me antioksidantë acide yndyrore të shëndetshme, veçanërisht acidi oleik, i cili ndihmon në uljen e kolesterolit të keq e mbrojtjen e zemrës. Për gatime të lehta, si kaurdisje, pjekje në temperaturë të ulët, ky vaj është zgjedhja më e mirë.

Pika e tymit

Një element i rëndësishëm për gatimin me vaj është pika e tymit, temperatura në të cilën vaji digjet e lëshon substanca të dëmshme. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka një pikë tymi 190–210°C, që e bën të përshtatshëm për shumë skuqje në shtëpi, si perime, vezë apo mish i lehtë.

Megjithatë, për skuqje të thella dhe në temperatura shumë të larta, ai nuk është më i rekomanduar, sepse digjet më shpejt se vajrat e tjerë, si vaji i lulediellit ose vaji i kikirikut.

Rekomandimet e ekspertëve:

Përdoreni pa problem për gatime të lehta dhe mesatare.

Për skuqje të thella, zgjidhni vajra me pikë tymi më të lartë.

Shmangni gjithmonë ngrohjen e tepërt të vajit, pasi humb vlerat ushqyese dhe mund të bëhet i dëmshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Një simptomë e zakonshme që mund të tregojë arterie të bllokuara

Published

on

Arteriet e bllokuara janë një problem serioz shëndetësor që shpesh zhvillohet pa simptoma të dukshme.

Megjithatë, shenjat e hershme të problemeve të qarkullimit të gjakut zakonisht shfaqen në këmbë, jo në gjoks, dhe shumë njerëz nuk i vënë re si paralajmërim.

Një nga simptomat kryesore është dhimbja e këmbëve gjatë ecjes, e njohur si klaudikacion.

Kjo dhimbje zakonisht ndihet në pulpa ose kofshë dhe zbutet kur personi ndalon dhe pushon. Ajo shkaktohet nga rrjedhja e pamjaftueshme e gjakut përmes arterieve, duke bërë që muskujt të mos marrin oksigjenin e nevojshëm.

Kjo dhimbje interpretohet si lodhje ose plakje, por nëse ndodh shpesh pas aktiviteteve të shkurtra fizike, mund të jetë shenjë e çrregullimit serioz. Në faza më të avancuara, dhimbja mund të ndodhë edhe në qetësi, duke treguar nevojën për një kontroll mjekësor të menjëhershëm.

Përveç dhimbjes, mund të shfaqen edhe simptoma të tjera si:

Ndjesia e rëndesës në këmbë

Dobësi muskulore

Ngërçe

Njohja dhe veprimi i hershëm mbi këto shenja është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të enëve të gjakut dhe për parandalimin e komplikacioneve serioze. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara