Kronikë e zezë

​Konfiskohen dy armë në dy ahengje në Mitrovicë e Skenderaj

Me këtë rast janë konfiskuar armë e gëzhoja.

Published

on

Në dy raste të ndryshme policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë.

Njëri rast e shtënies me armë ka ndodhur në Mitrovicë dhe një tjetër në Skenderaj.

Me këtë rast janë konfiskuar armë e gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’.

“Gjatë 24 orëve të fundit, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Skenderaj kanë konfiskuar dy armë zjarri. Një armë është konfiskuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ishte raportuar për të shtëna me armë në rrugën e “Hekurudhës ” ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në lokacionin ku kishte aheng familjar është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me katër (4) fishek dhe 13 gëzhoja. Ndërsa, konfiskimi i një arme tjetër të llojit pistoletë është realizuar në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku pas pranimit të informatës për të shtëna njësia policore ka identifikuar lokacionin ku kishte aheng familjar, me ç’ rast nga i dyshuari kanë konfiskuar armen dhe njëmbëdhjetë (11) gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’, thuhet në njoftimin e policisë. 

Lajmet

68 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se 68 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 27 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se janë shqiptuar 1 mijë e 173 gjoba trafiku.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 17 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë në Fushë Kosovë

Published

on

Ka ndërruar jetë gruaja e cila u aksidentua më datë 1 nëntor në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima po trajtohej në spital pas lëndimeve të rënda që kishte marrë gjatë aksidentit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Plagosje me armë zjarri në Durrës, qëllohet një 33-vjeçar

Published

on

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar dje në lagjen nr. 2 të qytetit të Durrësit, ku sipas informacioneve paraprake, një i ri rreth 33 vjeç është qëlluar në këmbë, në zonën e thembrës, dhe është transportuar me makinë drejt spitalit rajonal. 

Burime nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se i plagosuri nuk ka pranuar të japë deklarime mbi rrethanat e ngjarjes apo identitetin e autorit të mundshëm.

Aktualisht, nuk dihen motivet dhe rrethanat e plota të incidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Motoristi godet për vdekje këmbësorin në Vragoli

Published

on

Një person ka vdekur nga aksidenti tragjik që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, përkatësisht në Vragoli. Kështu konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 17:35 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një këmbësor është goditur nga një motor. Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Është njoftuar prokurori dhe mjekësia ligjore përderisa hetimet janë duke u kryer nga Policia për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë quar deri te ky aksident tragjik”, tha Hoxha.

Policia apelon për kujdes në trafik, respektim të rregullave dhe përshtatje të shpejtësisë në rrugë, posaqërisht kur ka ndryshime atmosferike-reshje dhe dukshmëria është më e kufizuar./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara