Lajmet

​KMDLNj shpreson që nesër t’u jepen pagat mësimdhënësve

Në reagim thuhet se greva ka qenë e shmangshme për ta zgjidhur problemin përmes një marrëveshjeje të negociuar.

Published

on

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) pret që Qeveria e Kosovës nesër të procedojë me pagat për muajin shtator për mësimdhënësit, në të kundërtën “do të bartë përgjegjësi të plotë për destabilizim eventual të situatës dhe shkelje të të drejtave të njeriut”.

Në një komunikatë për media, KMDLNj thotë se mosprocedimi i pagave për punonjësit në arsim për muajin shtator është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

“Edhe nëse Qeveria e Kosovës këmbëngul në vazhdim të luftës kundër sindikalistëve, KMDLNJ kërkon nga SBAShK- u të mos hyjë në grevë por të bëjë padi individuale në gjykata të rregullta. Pa asnjë dyshim se gjykatat do të marrin vendim në favor të grevistëve që në rastin konkret, padrejtësisht dhe brutalisht po penalizohen nga institucionet për një aktivitet të ligjshëm sindikalist”, thuhet në komunikatë.

Në reagim thuhet se greva ka qenë e shmangshme për ta zgjidhur problemin përmes një marrëveshjeje të negociuar, por një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të refuzimit të qeverisë ndaj kërkesave të grevistëve.

Ndonëse KMDLNj ka pasur rezerva për këtë grevë, në anën tjetër e njeh dhe pranon të drejtën e grevës, si e drejtë elementare e njeriut dhe, në rastin konkret SBAShK-u ka vepruar në përputhje të plotë me mandatin që kanë përputhje të plotë me ligjet e zbatueshme në Kosovë që garantojnë pavarësinë e plotë të organizimit dhe veprimit sindikalist.

Në këtë kontekst KMDLNj ka përkrahur SBAShK-un duke kërkuar që Qeveria e Kosovës të mos ndërmarrë veprime hakmarrëse kundër grevistëve sikur që të ndërpresë fushatën linçuese, të pashembullt për një shtet demokratik kundër drejtuesve të SBAShK-ut dhe kryetarit të saj, Rrahman Jasharaj.

“Arsyetimi cinik dhe i pamoralshëm se SBAShK duhet të kompensojë grevistët, nga disa organizata klienteliste të shoqërisë civile apo individëve që e kanë buxhetin vjetor sa i tërë buxheti i SBAShK-ut, gjatë një viti kalendarik, është kërkesë skajshmërisht e pamoralshme dhe qëllimkeqe e që nuk kontribuon në tejkalimin e situatës”, përfundon komunikata.

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara