Lajmet

​Inagurohet parku i erës Selac Windpark, Kurti: Është projekti më i madh që është investuar ndonjëherë në Kosovë

Projektet për prodhimin e rrymës nga era në Bajgorë janë zhvilluar nga kompania kosovare-gjermane-izraelite SOWI Kosovo.

Published

on

Në fshatrat Selac dhe Bajgorë të Mitrovicës, është inauguruar parku i erës “Selac Windpark”. Mbi 170 milionë euro janë investuar për këtë projekt, ku fuqia e përgjithshme e instaluar është 105 megavat në orë. Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në mëngjesin e sotëm kanë marrë pjesë në inaugurimin e këtij parku. Ata kanë thënë se ky është projekti më i madh i investimit në historinë e Kosovës.

Në projektin e erës ne Bajgorë janë vendosur 27 turbina. Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti tha se kjo do të ndihmojë në prodhimin e energjisë së gjelbër dhe furnizimin e përgjithshëm me energji elektrike.

“Prodhimi i energjisë nga ky park do të përfshijë 10 përqind të kapaciteteve të instaluara. E dyta, është zvogëlimi i emisionit të dioksidit të karbonit të 2700 tonëve. E treta, që kjo do të kontribuojë në furnizimin e përgjithshëm të energjisë që ndihmon në plotësimin e nevojave tona. Posaçërisht pas krizës së stinës së dimrit. Qeveria është munduar të përballojë me nevojat e këtyre kërkesave të energjisë, duke i mbështetur ekonomitë familjare. Zgjidhja e vetme është energjia e ripërtritshme… Ky është projekti më i madhi që është investuar ndonjëherë në Kosovë”, ka thënë ai.

Edhe shefja e diplomacisë se Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se me këtë investim, qytetarëve do t’u mundësohet të kenë ajër të pastër. Sipas saj, ky është hap i mirë për kalimin e Kosovës në energji të gjelbër.

“Është projekti më i madh në historinë e Kosovës së pavarur. Shumë kompani nga Gjermania kanë punuar për të shndërruar këtë në realitet. Projekti përfshin edhe investime të shteteve që së fundmi e kanë njohur Kosovën dhe këtë që ka bërë së fundmi, Izraeli. Parku i erërave është dëshmia e zhvillimit të arriturës ekonomike. Ju përgëzoj për atë që është bërë deri më tani. Ne jemi të lumtur që kjo do të jetë shtatë vjet për ndërtimin e parkut të erës”, ka thënë ajo.

Neil Taylor nga Zyra e BERZh-it në Kosovë tha se për këtë projekt është bërë një punë e jashtëzakonshme.

“Ne kemi përmbyllur financimim për këtë park të erës, para dy viteve. Një punë e jashtëzakonshme është bërë nga kompania për 105 megavat dhe vetëm për dy vjet. Mesazhi kryesor qe do te mundohem ta jap nga ana e Bankër për Rindërtim dhe Zhvillim, ne e kemi strategjinë e re për të ndihmuar vendin për të kaluar në energji të ripërtritshme dhe të gjelbër. Ne kemi shumë parqe të erës dhe nje prej tyre është në Kosove. Mesazhi është që investitorët e huaj mund të vijnë këtu dhe të investojnë në mënyrë të besueshme dhe në mënyrë te duhur. Dhe mund të ndërtojnë shume shpejt dhe të përshpejtojmë tranzicionin për energji të gjelbër”, ka deklaruar ai.

Projektet për prodhimin e rrymës nga era në Bajgorë janë zhvilluar nga kompania kosovare-gjermane-izraelite SOWI Kosovo.

Përfaqësues i SOWI Kosova, Felix Cornelius tha se në këtë hapësirë janë vendosur 27 turbina për prodhimin e energjisë të parkut me erë.

“Ndërtimi i këtij parku të erës ka qenë kërkesë dhe detyrë shumë e madhe. Këtu 27 turbina që janë në kombinim me furnizim të rrymës dhe 30 megavat. Përveç kësaj në pjesën malore 40 kilometra në këtë 800 metra në lartësi mbidetare. Për këtë projekt ka qenë kompania Notos, kemi marrë mbështetje të jashtëzakonshme prej disa ndërmarrjeve ndërtimore të shumta nga Kosova. Në këtë rrugëtim kemi krijuat edhe miqësi. Realizimi i suksesshëm i këtij projekti ndihmon shumë në Kosovë. Përveç që ka edhe vazhdimësinë e mbështetjes… në bashkëpunimin e më së paku tetë shteteve të ndryshme. Ky park i erës është hapur në një moment kryesor për problemin me energji. Ne po ballafaqohemi me sfida për ndryshimet klimatike me luftën e tmerrshme në Ukrainë”, tha ai.

Janë gjithsej tri projekte të ndara të emëruara ‘Selaci 1’; ‘Selaci 2’ dhe ‘Selaci 3’, secila me nga 35 megavat në orë fuqi të instaluar. Fuqia e përgjithshme e instaluar e projekteve është 105 megavat në orë.

Sipas përllogaritjeve, projektet do të prodhojnë rreth 320 gigavat orë energji elektrike në vit dhe kanë jetëgjatësi prej 25 vitesh. 

Lajmet

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mundësi akademike për profesionistët: UBT ndan bursa 20% për studimet Master

Published

on

By

Teksa po afrohen ditët e fundit të afatit për regjistrime në nivelin Master, UBT rikujton të gjithë profesionistët e angazhuar në tregun e punës se mund të përfitojnë nga iniciativa “Engaged Scholarship”, e cila ofron 20% bursë studimi për avancimin e tyre akademik.

Programi u dedikohet punonjësve në sektorin publik dhe privat që synojnë të ngrenë nivelin e tyre profesional. Përfitues të kësaj zbritjeje mund të jenë kategori të ndryshme, përfshirë zyrtarët e administratës publike, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së, gazetarët dhe zyrtarët e marrëdhënieve me publikun, avokatët, kontabilistët, si dhe stafi shëndetësor e teknologët e ushqimit.

Për t’ua lehtësuar procesin kandidatëve që janë në marrëdhënie pune, ligjëratat zhvillohen me orar fleksibil, kryesisht në orët e pasdites. Të gjithë të interesuarit kanë edhe pak ditë kohë për të shfrytëzuar këtë mundësi para përmbylljes zyrtare të afatit të regjistrimeve për këtë vit akademik.

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Arian Kadriu, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore në Ukrainë

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka marrë pjesë në edicionin e 14-të të konferencës ndërkombëtare shkencore dhe praktike “Ivan Ivanchenko Scientific School”, të organizuar në Ukrainë, ku ka prezantuar një punim shkencor në kuadër të sesionit plenar të konferencës.

Në këtë konferencë, profesori Kadriu, në bashkautorësi me eksperten Delfina Ertanowska, prezantoi punimin me titull “Strategic Friction and Interoperability Failure: The Communication Crisis in the Evolving Security Architecture of NATO’s South Eastern Flank”, i cili trajton sfidat strategjike, problemet e ndërveprueshmërisë dhe krizën e komunikimit në kuadër të arkitekturës së sigurisë në zhvillim të krahut juglindor të NATO-s.

Punimi trajton çështje me rëndësi për zhvillimet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke vënë në fokus koordinimin strategjik, komunikimin ndërinstitucional dhe sfidat që ndikojnë në bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë në kuadër të strukturave të sigurisë së NATO-s. Konferenca “Ivan Ivanchenko Scientific School” mbledh studiues, akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme shkencore, duke krijuar një platformë për prezantimin e kërkimeve, shkëmbimin e përvojave akademike dhe diskutimin e temave me rëndësi ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Nisi protesta në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjyrosen me të kuqe këpucët e policëve

Published

on

By

Ka nisur në Pejë protesta gjithëpopullore kundër vrasjes së grave, në shenjë revolte pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë.

Masa e mbledhur ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj dështimeve institucionale, duke kërkuar drejtësi të menjëhershme dhe llogaridhënie. Në një akt simbolik revolte, protestuesit kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe këpucët e zyrtarëve policorë që po siguronin ngjarjen, teksa në kor brohorisnin thirrjet “Marre”.

Marshimi i protestuesve do të përshkojë të gjitha institucionet përgjegjëse në qytet, duke u ndalur para Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore.

Kjo protestë në Pejë është pjesë e valës së reagimeve qytetare që po zhvillohen në të gjithë Kosovën, me kërkesën e prerë për siguri, mbrojtje institucionalisht të garantuar dhe ndëshkim të përgjegjësve për mosveprimet që çuan në këtë tragjedi. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara