Lajmet

​Hovenier solidarizohet me ata që po luftojnë me përmbytjet

Ai ka falënderuar edhe të gjithë ata që po ndihmojnë duke punuar për të mbrojtur qytetarët, shtëpitë dhe bizneset.

Published

on

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier është solidarizuar me të gjithë ata që aktualisht po luftojnë me përmbytjet e rënda dhe po përballen me humbje tragjike në vendin tonë.

Ai ka falënderuar edhe të gjithë ata që po ndihmojnë duke punuar për të mbrojtur qytetarët, shtëpitë dhe bizneset.

“Zemrat tona janë për të gjithë ata në Kosovë që aktualisht po luftojnë me përmbytjet e rënda dhe po përballen me humbje tragjike. Faleminderit reaguesve të parë dhe ofruesve të shërbimeve të urgjencës që janë jashtë në të ftohtë, duke punuar për të mbrojtur qytetarët, shtëpitë dhe bizneset”, ka shkruar ambasadori Hovenier në Twitter.

Lajmet

​Dardanët lëshojnë një njoftim të rëndësishëm

Published

on

Tifo-grupi “Dardanët” ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës të së enjtes kundër Gjykatës Speciale, në shenjë kundërshtimi ndaj asaj që e cilësojnë padrejtësi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një deklaratë publike, “Dardanët” theksojnë se përkrahja e tyre vjen jo vetëm për shkak të lidhjes me ish-pjesëtarët e UÇK-së, por edhe për shkak të madhështisë dhe drejtësisë së luftës për liri.

“Ftojmë secilin anëtar të Dardanëve që të jetë pjesë e kësaj proteste, në atë mënyrë që të përçojmë mesazh të qartë se qëndrojmë përkrah njerëzve që zgjodhën lirinë e vendit si të vetmen alternativë,” thuhet ndër të tjera në njoftim.

Protesta është thirrur pas zhvillimeve të fundit që lidhen me proceset gjyqësore ndaj disa prej figurave kryesore të UÇK-së në Hagë.

Continue Reading

Lajmet

​Ballkani mëson kundërshtarin e mundshëm në play-off të Conference League

Published

on

Klubi i futbollit Ballkani ka mësuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm në fazën play-off të UEFA Conference League, në rast se kalon me sukses turin e tretë kundër Shamrock Rovers.

Skuadra nga Suhareka do të përballet me fituesin e përballjes mes Larne FC nga Irlanda e Veriut dhe CD Santa Clara nga Portugalia.

Ndeshja e parë e play-off-it do të luhet më 21 gusht si mysafir, ndërsa ajo kthyese do të zhvillohet një javë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Continue Reading

Lajmet

​Zbulohet skuadra e re e Son Heung-min

Published

on

Sulmuesi 33-vjeçar Son Heung‑min, pas 10 vitesh besnikëri, njoftoi se po largohet nga Tottenham Hotspur këtë verë, një vendim që e cilësoi si më të vështirin në karrierën e tij.

Në një konferencë për shtyp në Seul, ai shprehu mirënjohjen e thellë për tifozët dhe klubin, duke theksuar nevojën për një ambient të ri që të sfidojë më tej vetveten.

Në ndeshjen miqësore kundër Newcastle United, pas zëvendësimit në minutën e 64-të, u përshëndet nga një korridor nderi dhe ovacione të gjata, një moment emocional për të dhe fansat. Ai përfundoi aventurën e tij në Tottenham me 454 paraqitje, 173 gola dhe 101 asistime, duke u renditur ndër golashënuesit më të mirë në histori të klubit.

Transferimi drejt Los Angeles FC është afër finalizimit dhe mund të tejkalojë rekordet e MLS (rreth 15–22.5 milionë euro), duke e bërë atë një nga lëvizjet më të shtrenjta në historinë e ligës amerikane.

Menaxheri i ri i Spurs, Thomas Frank, e lavdëroi Son-in si një legjendë të vërtetë dhe theksoi se ndeshja në Seul ishte një përfundim perfekt për dekadën e tij në klub.

Continue Reading

Lajmet

Greva e punëtorëve të sigurimit në QKUK drejt fundit: Nënshkrimi i kontratës për tender pritet nesër

Published

on

By

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, bëri të ditur se greva e punëtorëve të sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pritet të përfundojë nesër, pas nënshkrimit zyrtar të kontratës për tender me kompaninë fituese.

Azemi në intervistë për Ekonomia Online, tha se të gjitha procedurat janë përmbyllur dhe punëtorët do të kthehen në vendet e tyre të punës.

Të gjitha procedurat kanë përfunduar. Nesër pritet vetëm nënshkrimi. Të gjitha përgatitjet janë bërë dhe për kontratë mbetet vetëm nënshkrimi i operatorit të ri. Greva nesër në orën 11:00 zyrtarisht do të mbyllet dhe të gjithë punëtorët që kanë qenë në sistemin e punës pasnesër do të jenë në vendet e tyre të punës. Këta punëtorë do të kenë kushtet më të mira sesa i kanë pasur, sepse shuma e mjeteve tani është më e madhe. Jemi dakorduar me drejtorin e ShSKUK-së të rishikojmë kontratën me përpikëri dhe në momentin që sindikata është aktive, kemi mbështetjen e drejtori”, tha Azemi.

Edhe kryetari i Shoqatës sindikale në QKUK, Hakif Sylejmani, konfirmoi se nënshkrimi i kontratës për tender me kompaninë fituese do të bëhet nesër, pas së cilës do të pezullohet zyrtarisht greva.

“Grevën për sot e kemi përfunduar. Kemi raporte shumë të mira edhe me stafin e QKUK-së dhe me administratën e prokurimit. Nesër në orën 10:00 do të presim drejtorin e kompanisë për të nënshkruar kontratën dhe me atë nënshkrim të kontratës, së bashku me drejtorin e QKUK-së do të dalim dhe të pezullojmë grevën. Jemi të bindur që nesër do të nënshkruhet një kontratë me kompaninë, e cila është fituese dhe e cila do ta marrë tenderin. Dhe ne do të bëjmë kontratë me atë kompani dhe do të fillojmë punën sa më shpejt që është e mundur”, tha Sylejmani.

Continue Reading

Të kërkuara