Lajmet

Gjermania nuk ka ende një vendim për dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë

Çështja u “diskutua” midis aleatëve të Ukrainës në Ramstein në Gjermaninë perëndimore.

Published

on

Ministri i ri i Mbrojtjes i Gjermanisë tha sot se ende nuk është marrë asnjë vendim për dorëzimin e tankeve të rënda Leopard në Kiev.

Çështja u “diskutua” midis aleatëve të Ukrainës në Ramstein në Gjermaninë perëndimore, por “asnjë vendim nuk është marrë”, tha Boris Pistorius në një konferencë shtypi.

“Nuk mund të themi sot se kur (do të merret një vendim) dhe cili do të jetë vendimi për tanket Leopard”, tha ai.

Aleatët e Ukrainës po takohen sot në bazën ajrore amerikane Ramstein për të vendosur mbi ndihmën ushtarake shtesë për Kievin.

“Ne nuk po hezitojmë, ne thjesht po peshojmë të mirat dhe të këqijat. Ne kemi përgjegjësinë të mendojmë me kujdes për pasojat për të gjitha palët në konflikt”, tha Pistorius.

Ministri tha se “përshtypja” se vetëm Gjermania e kundërshton dërgimin e tankeve në Kiev është “e gabuar”.

“Shumë aleatë ndajnë pikëpamjen” e Berlinit, tha ministri i cili vlerësoi se “ka arsye të mira për të qenë pro dhe arsye të mira për të qenë kundër”.

“Ishte e qartë se opinionet nuk janë aq uniforme sa përshtypja e dhënë deri më tani”, shtoi Pistorius, duke folur për AFP, pas konferencës për shtyp.

Gjermania po përballet me presion në rritje për të miratuar dërgimin e tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë.

Polonia dhe Finlanda kanë thënë se janë të gatshëm t’i furnizojnë ushtrinë ukrainase me tanke të tilla, por për ta bërë këtë kanë nevojë për pëlqimin e Gjermanisë, e cila i ka ndërtuar ato.

Një rieksportim ose dhurim i pajisjeve të prodhimit gjerman i nënshtrohet miratimit të Berlinit, siç është rasti me vendet e tjera për industritë e tyre të mbrojtjes.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje sot Perëndimit që të përshpejtojë dërgesat e armëve të rënda, kryesisht tanke dhe raketa me rreze të gjatë, për të mbështetur vendin e tij në betejat e ardhshme vendimtare.

Lajmet

Jashari pret në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy forcave, me fokus të veçantë në arsimimin dhe edukimin ushtarak, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe të shkëmbimit të përvojave për zhvillimin e aftësive profesionale të personelit ushtarak.

Në përfundim të takimit, të dy gjeneralët kanë riafirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve ushtarake. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe rikthimi i De Bruyne në “Etihad”

Published

on

By

Liga e Kampionëve rikthehet këtë të martë me nëntë ndeshje në kuadër të fazës së ligës, ku spikasin disa përballje mes skuadrave të njohura evropiane.

Vëmendja kryesore pritet të jetë te dueli mes Arsenalit dhe Borussia Dortmundit, dy skuadra që kanë treguar formë të mirë në këtë edicion. Po ashtu, me interes të veçantë pritet edhe përballja Manchester City – Napoli, ku Kevin De Bruyne rikthehet në “Etihad Stadium” si kundërshtar i ish-klubit të tij, pas dhjetë sezonesh të kaluara në Angli.

Në Madrid, Real Madridi synon të vazhdojë serinë e fitoreve ndaj PSV Eindhovenit për të ruajtur bilancin perfekt pas katër ndeshjeve të para. Ndërkohë, Como, pas fitores 9-1 ndaj Lensit, luan ndaj AEK Athinës në kërkim të vazhdimësisë së rezultateve pozitive.

Në Stamboll, Galatasaray pret Aston Villan, ndërsa Feyenoord dhe Porto përballen në një duel të rëndësishëm për pikë në tabelë. Në dy takimet e tjera të mbrëmjes, Leipzig e pret Lensin, kurse Slovan Bratislava luan ndaj Real Betisit në kërkim të pikëve të para në këtë fazë të garës.

Programi i mbrëmjes hapet në orën 18:45 me ndeshjen Bodo/Glimt – LASK, ndërsa shtatë përballjet e tjera fillojnë nga ora 21:00. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë një fëmijë dyvjeçar në Ferizaj, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një fëmijë i moshës dyvjeçare ka ndërruar jetë të hënën në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fëmija është dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion dhe rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kori i Filharmonisë së Kosovës sjell koncert në Prizren më 25 nëntor

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Prizren, me një program të përzgjedhur të muzikës korale, nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.

Në koncert do të interpretohen vepra të kompozitorëve Jennifer Lucy Cook, Hajrullah Syla, Eric Whitacre, Anders Edenroth, Rafet Rudi dhe Ko Matsushita.

Koncerti do të mbahet më 25 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:30, në hapësirën “Autostrada Hangar” në Prizren.

Të interesuarit mund t’i rezervojnë biletat përmes këtij linku./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara