Lajmet

Hovenier: Vizita e Kasanofit tregon mbështetjen për popullin e Kosovës

Published

on

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka shkruar për vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan, Aleksander Kasanof, vizitë kjo e para në rolin e tij.

“Me kënaqësi të mirëpritur sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Kasanof për vizitën e tij të parë zyrtare në rolin e tij aktual në Kosovë dhe rajon. Ne presim një vizitë produktive, duke treguar mbështetjen tonë afatgjatë për popullin e Kosovës duke adresuar shqetësimet e përbashkëta dhe duke kërkuar të arrijmë përparim në rrugën evropiane të Kosovës si një shtet sovran, i pavarur, multietnik”, ka shkruar diplomati amerikan në platformën ‘X’.

lajme

78-vjeçari nga Prishtina ende i zhdukur

Published

on

By

Xhafer Raçi, 78-vjeçar nga Prishtina, vazhdon të jetë i zhdukur, familja e tij ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të mësuar për vendndodhjen e tij.

Raçi, i lindur më 18 shkurt 1948, është larguar nga shtëpia më 2 korrik 2026, rreth orës 08:00, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer në shtëpi.

Sipas familjes, herën e fundit ai është parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Familjarët kanë bërë të ditur se 78-vjeçari vuan nga demenca, duke shtuar shqetësimin për gjendjen dhe sigurinë e tij.

Familja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë ndonjë informacion për vendndodhjen e Xhafer Raçit që ta lajmërojnë autoritetet.

Informacionet mund të dërgohen në stacionin më të afërt policor ose përmes numrave 192 dhe 038 550 999, si dhe në adresën elektronike [email protected].

Çdo informacion, sado i vogël, mund të ndihmojë në gjetjen e 78-vjeçarit.

Continue Reading

Vendi

Shtyhet sërish seanca konstituive, s’ka dakordim për votimin e nënkryetarëve

Published

on

Albulena Haxhiu është rizgjedhur kryetare e Kuvendit me 62 vota. Megjithatë, seanca konstituive u shty sërish. Kësaj radhe për shkak të mosdakordimit për votimin e nënkryetarëve. Seanca u shty për në orën 11:00 të premten.

Continue Reading

Vendi

Simiq propozoi “në emër të popullit serb” në Kuvendin e Kosovës – reagime të ashpëra

Published

on

Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka propozuar Slavko Simiqin për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.

Simiq tha se kandidatura është bërë në emër të popullit serb, me nënshkrimet e 9 nga 10 deputetët që mbajnë vendet e rezervuara për komunitetin serb.
“Në emër të popullit serb, me nënshkrimet e shumicës së deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara për komunitetin serb, përkatësisht 9 nga 10 deputetë, propozojmë zotin Slavko Simiq si kandidat për nënkryetar të Kuvendit”, deklaroi ai.

Ky propozim ka nxitur reagime të shumta nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar duke thënë se deputeti i Listës Serbe, sipas saj, ka sulmuar Kushtetutën dhe Republikën nga foltorja e Kuvendit.

“E tash pritini këta që na tregojnë që nuk paska rëndësi që deputeti i Listës Serbe sulmon Kushtetutën dhe Republikën nga foltorja e Kuvendit”, ka shkruar Gërvalla.

Edhe deputeti i LVV-së, Andin Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së Simiqit, duke thënë se Lista Serbe nuk përfaqëson të gjithë popullin serb në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Instituti Yunus Emre nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Published

on

By

UBT dhe Instituti Yunus Emre në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të promovimit dhe avancimit të mësimdhënies së gjuhës turke, si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Institutit Yunus Emre, Ramazan Yılmaz.

Në kuadër të bashkëpunimit parashihet organizimi i kurseve të gjuhës turke, punëtorive, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe komunitetin.

Një fokus i veçantë do t’i kushtohet Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, përmes të cilit synohet zgjerimi i mundësive për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Continue Reading

Të kërkuara