Lajmet

​Hoti në FSK: Me përkushtimin tuaj, Forca po ec sigurt drejt strukturave euroatlantike

Published

on

Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës i dha dritën e gjelbër marrëveshjes me amerikanët që ia mundëson ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të marrin pjesë në mision paqeruajtës në botë përkrah Gardës Kombëtare, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar kazermën “Adem Jashari”.

Aty ai u është drejtuar pjesëtarëve të FSK-së të cilëve u ka thënë se falë përkushtimit të tyre Forca po ec më hapa të sigurt drejt strukturave euroatlantike. Vendimin e djeshëm të Kuvendit të Kosovës, Hoti e ka quajtur historik.

“Nganjëherë për vendime të tilla duhet ndoshta një distancë e caktuar kohore për të kuptuar plotësisht sa të rëndësishme janë. Vendimi që ka marrë dje Kuvendi i Kosovës është ndër hapat më të mëdhenj historikisht që kemi bërë si shtet dhe se FSK drejt integrimit të plotë të FSK-së në strukturat euroatlantike, është ëndërr e jona. Besoj që vetëm njerëzit, qytetarët dhe liderët tepër vizionar kanë pasur mundësi që me parashikua atëherë kur është themeluar ushtria e Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë se Kosovës, në rrethanat e asaj kohe kur është dizajnuar është parashikuar që shteti i Kosovës të jetë pjesë dhe te integrohet plotësisht në strukturat euroatlantike”, tha Hoti.

E ministri i Mbrojtjes, Anton Quni tha se përformanca e ushtarëve të FSK-së brenda dhe jashtë vendit ka bërë që të fitohet besimi i partnerëve se ushtarët e Kosovës mund të kryejnë detyrat e tyre me nder.

“Besimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë të natyrshëm e shton edhe më shumë nderin e kësaj të arriture historike. Ne me forcat amerikane jemi ndjerë gjithmonë një, tani me forcat amerikane përveç zemrave dhe mendjeve do t’i kemi një edhe trupat e armët tona në misione të shenjta në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit për mbarë njerëzimit, ky është misioni ynë drejt vizionit tonë për integrim në NATO”, tha Quni.

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në mars të këtij viti do të nisin masonin e parë paqeruajtës në botë. Ata do të jenë përkrah Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Lajmet

Abdixhiku pas takimit me Hargreaves: Kosova do të rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtar

Published

on

By

Kryetari i i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në Selinë Qendrore të partisë ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë këtij takim, Abdixhiku njofton se e ka informuar ambasadorin për ecurinë pozitive të fushatës zgjedhore, projektet ambicioze që LDK-ja synon të realizojë dhe përkushtimin për të rikthyer pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në rast se merr drejtimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Në Selinë Qendrore të LDK-së, në këtë kohë fushate, prita ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves. Ambasadorin e njoftova për momentumin e mirë të fushatës sonë; për rrjedhën e tubimeve impresive si dhe për pritjet tona për ndryshim! E njoftova dhe për projektet e mëdha kapitale, që do t’i realizojmë! U zotova që pas 9 shkurtit, me LDK-në udhëheqëse të Qeverisë së Re, Republika e Kosovës do të rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtar, siç dhe do të avancojë interesat tona strategjike. Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Republikës sonë; dhe për gjithë kontributin e dhënë në çdo etapë, falenderova ambasadorin sot!”, shkruan Abdixhiku.

Continue Reading

Bota

Sërish lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Published

on

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë ka tronditur ishullin e Lesvos në Greqi, duke shkaktuar panik tek banorët. Epiqendra e tërmetit ishte 8 km nga Mithymna, dhe lëkundjet janë ndjerë në të gjithë ishullin, ku shumë banorë janë frikësuar dhe janë dalë në rrugë për siguri. Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 14.6 km dhe është ndjerë gjithashtu në ishujt fqinjë, përfshirë Kion.

Sipas dëshmive të banorëve, lëkundjet kanë pasur një kohëzgjatje të gjatë, duke shkaktuar frikë dhe duke sjellë rënie të objekteve dhe pajisjeve në shtëpitë e tyre. Deri tani nuk ka raporte për të lënduar apo dëme materiale, por autoritetet lokale janë në gatishmëri për të monitoruar situatën, veçanërisht në fshatrat e ishullit.

Profesori Efthimios Lekkas, ekspert i gjeologjisë, ka theksuar se është ende herët për të dhënë një konkluzion për shkakun e lëkundjeve të fuqishme./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Shpërthim në një minierë në Poloni, plagosen 16 punëtorë

Published

on

Një shpërthim ka ndodhur në një minierë në Poloni, duke plagosur 16 punëtorë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në rajonin Katowice të Polonisë jugore. Të plagosurit kanë pësuar kryesisht djegie dhe lëndime në krahë dhe këmbë. Situata është ndjekur nga autoritetet lokale, të cilat po merren me hetimin e shkakut të shpërthimit./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Emmanuel Macron u bën thirrje vullnetarëve të rinj për të ‘përforcuar’ ushtrinë franceze

Published

on

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për mobilizimin e vullnetarëve të rinj për të forcuar ushtrinë franceze, gjatë një fjalimi në Komandën e Mbështetjes Dixhitale dhe Kibernetike të Ushtrisë në Francën perëndimore. Ai kërkoi nga qeveria dhe forcat e armatosura të zhvillojnë propozime për të mobilizuar më shumë vullnetarë të rinj, duke i trajnuar dhe i integruar ata në ushtri kur është e nevojshme.

Macron theksoi se ky proces nuk ka për qëllim rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por synon të angazhojë të rinjtë që janë të gatshëm të kontribuojnë për forcimin e ushtrisë. Ky program ishte një nga premtimet e fushatës së tij presidenciale në vitin 2017 dhe pas kritikave, ai u realizua në vitin 2019 me formën e Shërbimit Kombëtar Universel (SNU), i cili synon të ofrojë mundësi rinore për të mësuar dhe kontribuar në ushtri.

Megjithatë, programi ka hasur në kritika lidhur me koston e tij dhe efikasitetin, duke çuar në një reduktim të buxhetit për SNU-në nga Senati francez. Ndërkohë, Franca ka një objektiv ambicioz për të arritur 210,000 ushtarakë aktivë dhe 80,000 rezervistë deri në vitin 2030./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara