Lajmet

​Haradinaj thirrje Kurtit: Ndale mashtrimin me dialogun

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të ndalë “mashtrimin” në procesin e dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ish-kryeministri Haradinaj kërkoi edhe sqarime nga kreu i ekzekutivit për asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

“I kërkoj kryeministrit të ndalë mashtrimin me dialogun, të paktën në komunikim më palët e brendshme të jetë më i saktë”, tha Haradinaj.

Në kuadër të pyetjeve parlamentare, deputeti Haradinaj tha se kryeministri Kurti duhet të tregoj saktë a është pro, apo kundër asociacionit në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“A është kryeministri kundër Asociacionit? Dëgjojmë nganjëherë kryeministrin të përmend lloje të asociacionit. Për këtë i bëjë pyetje në start, trego nëse je ose jo? Pyetja vazhdon, a je kundër asociacionit në bazë të marrëveshjes së Brukselit, po ashtu edhe në bazë të gjeturave të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. A je kundër një asociacioni në përputhje me Kushtetutën e Kosovës? Po jep shumë versione, nuk e kuptojmë pse po ndodh ashtu. A je për asociacion gjeografik, sepse diku e ka përmend dhe është mirë të na tregojë çka nënkupton. Kur e përmend një version të asociacionit, për kënd e ka në mendje dhe pse ne duhet të hapim versione të reja të asociacionit?”, tha Haradinaj.

Në prill të vitit 2013, Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, patën arritur Marrëveshjen e parë të Brukselit, ku në bazë të kësaj marrëveshjeje parashihej krijimi i një asociacioni të komunave me shumicë serbe.

Më 2015, po në kuadër të dialogut të Brukselit, palët arritën Marrëveshjen mbi parimet për krijimin e këtij asociacioni, marrëveshje e cila ende nuk është jetësuar, përkundër insistimit të Beogradit zyrtar. Në tetor të vitit 2015, kjo marrëveshje u dërgua për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, tha se marrëveshja për asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe që akti juridik i Qeverisë së Kosovës dhe statuti që zbaton parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet të plotësojë standardet kushtetuese.

Lajmet

Një shtetas i huaj theret me thikë në Gjakovë, dërgohet për mjekim në QKUK

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, pasi dyshohet se ishte therur me thikë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës, teksa viktima dyshohet se ka pasur dy plagë kur ka pranuar trajtim mjekësor.

Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK teksa Policia ka nisur hetimet për rastin./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Njëmbëdhjetë të vdekur dhe mbi 30 të lënduar nga zjarri në shtëpinë e pleqve në Tuzlla

Published

on

Njëmbëdhjetë njerëz e kanë humbur jetë dhe më shumë se 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu në katin e shtatë të një shtëpie pleqsh në Tuzlla mbrëmjen e së martës, njoftuan të mërkurën autoritetet në kantonin e Tuzllës në Bosnje.

Sipas të dhënave të fundit të pakonfirmuara, 30 persona janë shtruar në spital në Qendrën Klinike Universitare në Tuzlla, ndërsa numri i të lënduarve që deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore është më i lartë.

Viktimat janë banorë të shtëpisë dhe trupat e tyre do të dërgohen për identifikim dhe autopsi, sipas autoriteteve.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Kryetari i Bashkisë së Tuzllës, Zijad Llugaviq, thirri takim të jashtëzakonshëm mëngjesin e së mërkurës, në të cilin do të paraqiten të dhëna rreth shkaqeve të zjarrit, numrit të viktimave dhe gjendjes së të lënduarve.

Në një njoftim zyrtar disa orë pas zjarrit, shtëpia e pleqve konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të lënduarve, dhe shtoi se të lënduarit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Tuzllës.

Sipas saj, mes të lënduarve ka edhe oficerë policie, zjarrfikës, punonjës mjekësorë dhe punonjës të shtëpisë së pleqve në Tuzlla./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjermania planifikon tre miliardë euro shtesë për Ukrainën

Published

on

Qeveria gjermane planifikon të rrisë ndihmën financiare për Ukrainën me tre miliardë euro të tjera (3,4 miliardë dollarë) në vitin 2026, tha Ministria e Financave.

’’Fondet kanë për qëllim të mbështesin artilerinë, dronët, automjetet e blinduara dhe zëvendësimin e dy sistemeve raketore ‘Patriot’’, tha ministria.

“Gjermania qëndron fort me Ukrainën dhe është mbështetësja më e madhe e Ukrainës në Evropë”, theksoi ajo.

Ministri i Financave, Lars Klingbeil do të paraqesë një propozim për miratim parlamentar në koordinim me ministrin e Mbrojtjes Boris Pistorius.

Propozimi duhet të diskutohet më pas nga komisioni i buxhetit i Bundestagut.

Projektbuxheti i Gjermanisë për vitin 2026 aktualisht cakton 8,5 miliardë euro për Ukrainën./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Spektakli i Ligës së Kampionëve vazhdon edhe sot

Published

on

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara të martën ku u ofrua spektakël i vërtetë në ndeshjet e fazës së ligës, Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe sonte me ndeshje të tjera interesante.

Triumfi i Liverpoolit ndaj Real Madridit dhe ai i Bayernit ndaj PSG-s morën vëmendjen kryesore në sfidat e së martës, ndërsa sonte priten ballafaqime ttë tjera mjaftë interesante.

Njëra nga ndeshjet kryesore është ajo ndërmjet Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit që zhvillohet nga ora 21:00. Të dy skuadrat kanë nga shtatë pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara dhe momentalisht renditen në pozitat tetë dhe nëntë.

Dule tjetër interesant është ai ndërmjet Ajax dhe Galatasaray, ashtu sikur edhe sfida Neëcastle – Bilbao.

Këto janë të gjitha ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve:

/S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara