Bota
Guterres: Të ndalen operacionet ushtarake në centralin bërthamor në Zaporizhzhia
Për këto sulme, forcat ruse dhe ukrainase fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet.
Published
2 years agoon
By
UBT newsShefi i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për përfundimin e operacioneve ushtarake rreth centralit më të madh bërthamor në Evropë, pasi Zaporizhzhia në Ukrainën jugore është goditur nga një sërë bombardimesh që nga e premtja e kaluar.
Për këto sulme, forcat ruse dhe ukrainase fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet.
Guterres ka thënë se çdo sulm ndaj centraleve bërthamore është shkatërrimtar derisa ka shtuar se inspektorët ndërkombëtarë duhet të lejohen të hyjnë menjëherë në centralin bërthamor.
“Shpresoj që këto sulme të marrin fund. Në të njëjtën kohë, unë shpresoj se IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) do të jetë në gjendje të hyjë në termocentralin”, ka thënë ai në një konferencë për media në Tokyo.
Bota
OKB raporton për luftime të ashpra në jug të Libanit
Published
4 hours agoon
November 22, 2024By
UBTnewsTrupat izraelite kanë zhvilluar beteja të ashpra me Hezbollahun – grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – më 22 nëntor në pjesë të ndryshme në jug të Libanit, përfshirë edhe në një qytezë ku kanë selinë paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara.
Një zëdhënës i forcave paqeruajtëse të OKB-së në Liban, që njihet me shkurtesën UNIFIL, i tha Associated Press se po monitorojnë “luftime të ashpra” në qytezën bregdetare të Nakuras dhe në fshatin Çama, në verilindje.
Selia e UNIFIL-it gjendet në Nakura, në cepin më jugor të Libanit, që gjendet pranë kufirit me Izraelin.
“Jemi të vetëdijshëm për granatime të rënda në afërsi të bazave tona”, tha zëdhënësi i UNIFIL-it, Andrea Tenenti. I pyetur nëse paqeruajtësit dhe stafi i selisë janë të sigurt, Tenenti tha: “Po, për momentin”.
Disa pika të UNIFIL-it janë goditur që kur Izraeli ka nisur një ofensivë tokësore në Liban më 1 nëntor, duke plagosur disa paqeruajtës.
Luftimet e ashpra vijnë një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletarrestime për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant. GJNP ka lëshuar fletarrestime edhe ndaj një udhëheqësi ushtarak të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – duke i akuzuar ata për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit lidhur me luftën në Gazë që nisi në tetor të vitit 2023.
Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Afër 100 pengje janë ende brenda Gazës dhe të paktën një e treta e tyre besohet se kanë vdekur.
Izraeli po ashtu ka kryer sulme ajrore në Liban, pasi Hezbollahu nisi sulmet me raketa një ditë pas nisjes së luftës në Gazë. Në shtator, luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut u përshkallëzuan./REL/
Bota
Zonat e konfliktit në botë u rritën me dy të tretat në tre vjet
Published
5 hours agoon
November 22, 2024By
UBTnewsAfro 470 milionë fëmijë janë prekur nga luftërat në mbarë botën, duke përfshirë Ukrainën, Sudanin, Gazën dhe Libanin, sipas një raporti nga Verisk Maplecroft.
Luftërat në mbarë botën janë zgjeruar dhe intensifikuar, me ndikime të gjera në rritjen ekonomike globale dhe sigurinë ushqimore, tregon një Indeks i ri i Intensitetit të Konfliktit.
Pjesët e botës të prekura nga konflikti janë rritur me 65 për qind gjatë tre viteve të fundit, sipas një raporti nga organizata e analizës së rrezikut Verisk Maplecroft.
Që nga viti 2021, konfliktet dhe trazirat janë përhapur dhe intensifikuar në Ukrainë, Myanmar, Lindjen e Mesme dhe në “korridorin e konfliktit” në rajonin e Sahelit afrikan, thuhet në njoftimin e Tanjug.
Sipas raportit, konfliktet brenda ose ndërmjet vendeve mbulojnë 6.15 milionë kilometra katrorë, që është pothuajse dyfishi i sipërfaqes së Indisë. Kjo përfaqëson 4.6 për qind të masës tokësore të botës, krahasuar me 2.8 për qind në vitin 2021.
Numri i personave të vrarë në konflikte është rritur me 29 për qind në të njëjtën periudhë, shkruan britanikja The Guardian .
Një rritje e konsiderueshme e rrezikut nga viti 2021 u vu re në 27 vende, duke përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë, Indinë, Indonezinë dhe Tajlandën.
Në rajonin Sahel dhe Bririn e Afrikës, nga Mali në Somali, dhuna është dyfishuar në tre vitet e fundit.
Në Burkina Faso, 86 për qind e territorit është prekur nga konflikti dhe dhuna në shkallë të gjerë ka shpërthyer në Sudan dhe Etiopi.
Konfliktet kanë ndikime të gjera
Krahas qetësisë gjatë pandemisë COVID-19, ekspertët pohojnë se të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit ka pasur një tendencë në rritje të dhunës dhe se shumë kriza afatgjata vazhdojnë me intensitet të pashuar.
Drejtori i kërkimit të Verisk Maplecroft Hugo Brennan tha se konfliktet e fundit kanë ndikime të gjera në ekonomi, rritjen ekonomike dhe sigurinë ushqimore, duke përmendur si shembull ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit global për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, i cili kërcënoi eksportet e drithërave në Lindjen e Mesme dhe Afrika.
“Rreziqet e konfliktit janë rritur prej disa vitesh dhe bizneset globale duhet të mendojnë për këtë. Ju mund të shikoni mediat ndërkombëtare dhe të mendoni, ‘Unë nuk kam një fabrikë në Sudan, nuk më prek mua’, por për shkak të ndikimit në zinxhirin e furnizimit, një konflikt në një vend të largët mund të ndikojë tek ju, ” tha ai.
Angela Rosales, drejtoreshë ekzekutive e organizatës ndërkombëtare SOS Fshatrat e Fëmijëve, tha se 470 milionë fëmijë janë të prekur nga luftërat në mbarë botën, duke përfshirë Ukrainën, Sudanin, Gazën dhe Libanin.
Bota
Gjenerali i lartë i Koresë së Veriut u plagos në sulmin ukrainas në Kursk
Published
5 hours agoon
November 22, 2024By
UBTnewsNjë gjeneral i nivelit të lartë të Koresë së Veriut u plagos në një sulm me raketa ukrainase në rajonin Kursk pardje, raportoi Wall Street Journal (WSJ) më 21 nëntor, duke cituar burime të paidentifikuara.
Kjo është hera e parë që plagosja e një zyrtari të lartë ushtarak të Koresë së Veriut konfirmohet nga një zyrtar perëndimor.
Një burim i WSJ tha se sulmi mund të ketë shënjestruar një qendër komandimi të përdorur nga forcat ruse dhe koreano-veriore pranë pronës Baryatinsky në Marjin. Aktualisht nuk dihet identiteti i gjeneralit dhe rrethanat e plagosjes së tij.
Zyrtarë nga Kievi dhe Seuli konfirmuan praninë e gjenerallejtënant Kim Yong-bok në Kursk. Kim është zyrtari më i lartë ushtarak i Koresë së Veriut në Rusi. Zyrtarisht, zëvendës shefi i shtabit të ushtrisë së Koresë së Veriut, gjenerallejtënant Kim besohet të jetë përgjegjës për integrimin e trupave të Koresë së Veriut me forcat ruse, mbledhjen e njohurive nga fusha e betejës dhe krijimin e kanaleve për vendosjen e ardhshme.
Koreja e Veriut ka dërguar më shumë se 10.000 ushtarë në Rusi, shumica e të cilëve janë të dislokuar në Kursk dhe po marrin pjesë në operacione luftarake, tha një zëdhënës i Pentagonit gjatë një konference për shtyp më 12 nëntor.
Bota
Planet për dëbimet e emigrantëve, Teksasi i ofron Trumpit gati 567 hektarë tokë
Published
6 hours agoon
November 22, 2024By
UBT NEWSZyrtarët e Teksasit kanë ofruar një hapësirë prej 567 hektarësh në jug të shtetit për ekipin e ri të tranzicionit të presidentit të ardhshëm, Donald Trump, për t’u përdorur në implementimin e planeve të administratës së re për deportime masive të emigrantëve. Ky veprim është pjesë e angazhimit të Trump për të intensifikuar politikën e deportimeve, një premtim që ai kishte bërë gjatë fushatës zgjedhore.
Komisioneri shtetëror i Teksasit, Dawn Buckingham, tha se është dërguar një ofertë zyrtare për të ofruar Konteja Starr, një zonë e ndodhur në jug të Teksasit, si vend të mundshëm për të implementuar këto plane. Në këtë ofertë, Buckingham i ka bërë të ditur ekipit të Trump se Teksasi disponon edhe shumë më tepër tokë 13 milionë hektarë që mund të përdoren për projekte të mëtejshme të administratës për menaxhimin e emigracionit.
Konteja Starr, që ndodhet në kufirin SHBA-Meksikë, është një zonë që ka qenë në fokusin e politikës së emigracionit të Trump gjatë fushatës së tij, e cila përfshin ndalimin dhe deportimin masiv të emigrantëve të paligjshëm. Sipas informacionit të shpërndarë, ky hap është pjesë e përpjekjeve të Teksasit për të mbështetur administratën e ardhshme në krijimin e mundësive për të forcimin e kontrollit të kufirit dhe zbatimin e ligjeve të emigracionit.
Për këtë qëllim, Tom Homan, i cili është emëruar për të mbikëqyrur politikat e emigracionit në administratën e ardhshme, pritet të vizitojë Teksasin më 26 nëntor, ku do të takohet me Guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott. Ende nuk është e qartë nëse Homan dhe Abbott do të shqyrtojnë mundësinë për të inspektuar tokën në Konteja Starr.
Për më tepër, Teksasi ka marrë hapa të mëdhenj për të forcuar sigurinë e kufirit me Meksikën. Që nga korriku 2024, shteti ka ndihmuar në financimin dhe ndërtimin e një muri prej 54 kilometrash në kufirin SHBA-Meksikë, një projekt që është gjithashtu pjesë e angazhimeve të Trump për të frenuar emigracionin e paligjshëm.
Sipas të dhënave të fundit, sipas censit të vitit 2020, Konteja Starr ka një popullsi ku 97% e banorëve janë hispanikë ose latinë, një informacion që mund të ketë ndikim në zhvillimin e politikave të reja për menaxhimin e emigracionit dhe kontrollin e kufirit në këtë zonë./UBTNews/
Lansohet udhëzuesi për matjen e dënimit, konsiderohet hap i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë penale
Shijo fundjavën në shtëpi, ja disa mënyra për t’u kujdesur për veten
Trajneri i Islandës: Nevojiten dy ndeshje perfekte kundër Kosovës
Ministria e Infrastrukturës njofton për mbylljen e një rruge për shkak të punimeve
Banka Botërore: Shqipëria rrezikohet nga analfabetizmi
Muzeu Britanik përballë historisë: Britanikët mbështesin një ekspozitë për skllavërinë transatlantike!
OKB raporton për luftime të ashpra në jug të Libanit
“Një vizion i dashamirësisë”: Pse trashëgimia e poetit kilian Pablo Neruda vazhdon në Francë
Boban fiton gjyqin me Milanin
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman