Lajmet

​”Gjykatat në veri pothuajse të bllokuara”

Zgjidhja e këtij problemi duhet të arrihet përmes politikës, përkatësisht dialogut.

Published

on

Gjendja aktuale e gjyqësorit në veri është pothuajse e bllokuar. Pas largimit të serbëve nga institucionet nuk ka staf të mjaftueshëm, ndërsa çështja duhet të zgjidhet vetëm përmes dialogut. Kështu u tha sot në veri të Mitrovicës, gjatë një diskutimi publik mbi gjyqësorin në veri të vendit, pas ngjarjeve të fundit atje, që u organizua nga OJQ ‘Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike’(ACDC).

Dushan Radakoviq, drejtor ekzekutiv i ACDC-së në veri të Mitrovicës ka bërë të ditur se gjendja aktuale në gjykata në veri është e keqe. Ai duke përmendur shifra tha se gjithsej 130 punonjës serbë vetëm në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, e kanë braktisur punën, duke përfshirë këtu edhe gjykatën për kundërvajtje në jug të qytetit.

Radakoviq konsideron se zgjidhja e këtij problemi duhet të arrihet përmes politikës, përkatësisht dialogut.

“Janë larguar 130 persona serbë nga Gjykata, nga Prokuroria 36 dhe nga Gjykata e Apelit-Divizioni në Veri, janë 15 persona të cilët janë jashtë institucioneve gjyqësore të Kosovës… Definitivisht situata aktuale në Gjykata në veri është e keqe. S’ka staf punonjës të mjaftueshëm, 130 persona serbë të larguar nga Gjykata në Mitrovicë është shumë, gjysma e stafit të përgjithshëm nuk është duke punuar… Definitivisht (kjo situatë duhet të zgjidhet v.j.) përmes politikës dhe dialogut. Tani sistemi është krejtësisht i bllokuar, komuna, policia, gjykata”, ka thënë Radakoviq.

Aleksandar Rapajiq, drejtor i programit “Rritja e transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat me shumicë serbe në Kosovë”, që zhvillohet në kuadër të kësaj organizate, theksoi se integrimi i sistemit gjyqësor në veri të Kosovës është rrëfimi më i mirë i marrëveshjes së Brukselit. Sipas tij, rezultati më i madh i arritur ka qenë besimi i krijuar në mesin e komunitetit serb ndaj institucioneve gjyqësore të Kosovës.

“Integrimi i sistemit gjyqësor në veri të Kosovës mendoj se është rrëfimi më i mirë i marrëveshjes së Brukselit dhe rrëfimi më i mirë i komplet marrëveshjes së integrimit në kuadër të procesit të Brukselit… Vërtetë bëhet fjalë për profesionistë seriozë, të cilët kanë kryer punën e tyre…Dhe, kjo pati filluar të jap rezultate serioze. Rezultati më i madh është besimi i krijuar në komunitetin serb ndaj këtyre institucioneve gjyqësore, e cila tani fatkeqësisht është lëkundur… Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm si me njerëzit të cilët kanë braktisur Gjykatën, po ashtu, edhe me ata të cilët kanë vazhduar të punojnë. Më besoni, gjatë bisedave me ta vërehet sa i mirë ka qenë ky integrim, dhe si ata vërtetë kanë punuar bashkë si kolegë. Ne kemi vizituar gjykatën në veri, asgjë s’ka lëvizur.. absolutisht gjithçka ka mbetur ashtu siç e kanë lënë serbët që kanë punuar aty, askush nuk i ka marrë zyrat e tyre, apo diçka tjetër ngjashëm, dhe punëtorët shqiptarë sikur po presin që të kthehen serbët për të vazhduar punën së bashku si më parë”, u shpreh Rapajiq.

Ndryshe pjesëmarrësit në këtë diskutim parashtruan pyetje të ndryshme rreth problemeve dhe sfidave të gjyqtarëve dhe stafit tjetër, për të cilat thanë se duhet zgjidhur sa më parë për të mirën e qytetarëve.

Lajmet

​Nuk ndalet Tare, nis kontaktet me agjentin e top sulmuesit

Published

on

Milani po mendon për një tjetër goditje të madhe në merkato, pas Luka Modric. Drejtori sportiv Igli Tare ka kontaktuar agjentin e Robert Lewandowskit, Pini Zahavi, për të kuptuar situatën e sulmuesit polak, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon më 30 qershor 2026, sipas mediave spanjolle.

Tare ëndërron ta sjellë 37-vjeçarin në Milano me parametër zero, një operacion i ngjashëm me atë të Modric.

Edhe pse Lewandowski fiton rreth 33 milionë euro në vit dhe interesimi nga klubet arabe është i madh, Milani po përgatitet të jetë gati nëse sulmuesi vendos të largohet nga “Camp Nou” dhe të vazhdojë karrierën në Evropë.

Në “San Siro”, fanella me numrin 9 po pret ende një pronar të ri, ndërsa Massimiliano Allegri shihet i gatshëm ta mirëpresë një lojtar me përvojën dhe cilësitë e Lewandowskit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Zgjedhjet e 12 tetorit, Orav dhe shefat e misioneve të vendeve të BE e presin Radoniqin

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se ai së bashku me shefat e misioneve të BE-së, sot e kanë pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Në njoftim thuhet se në takim është diskutuar roli thelbësor i KQZ-së në sigurimin e integritetit dhe organizimit të qetë të zgjedhjeve të ardhshme.

‘Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, priti sot Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Radoniqi, në takimin e të Shefave të Misioneve të BE-së.

Ata diskutuan rolin thelbësor të KQZ-së në sigurimin e integritetit, përfshirjes, transparencës dhe organizimit të qetë të zgjedhjeve të ardhshme dhe vendimmarrjes së paanshme dhe të bazuar në ligj, duke ndërtuar besimin e publikut’’, thuhet në njoftim./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

KQZ emëron më shumë se 520 ekipe të numërimit në Qendra Komunale të Numërimit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka emëruar më shumë se 520 ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit me mbi 2 mijë anëtarë, për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor të këtij viti.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në Zgjedhjet Lokale numërimi i votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe votave të subjekteve politike për Kuvende Komunale bëhet në vendvotime pas përfundimit të votimit, të cilat evidentohen në formularë. Ndërkaq, sipas të njëjtit ligj, votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale numërohen në Qendra Komunale të Numërimit, proces i cili do të realizohet përmes ekipeve të numërimit.

Përveç numërimit të votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale, në këto qendra, sipas aktit nënligjor të KQZ-së, Rregullore Zgjedhore nr. 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet edhe verifikimi i votave të subjekteve politike, nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

Po ashtu KQZ mori vendim për miratimin e procedurës së veprimit në Qendrat Komuna e të Numërimit për Zgjedhjet Lokale 2025. Me anë të kësaj procedure, përcaktohet themelimi, funksionimi dhe menaxhimi i QKN-ve, duke përfshirë mbikëqyrjen, pranimin e materialeve zgjedhore, numërimin e fletëvotimeve dhe verifikimin e rezultateve nga formularët e plotësuar në vendvotime./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

Published

on

By

Nga sot pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë–Shqipëri. Nga data 1 tetor deri në fillim të nëntorit, marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës do të pushojë së funksionuari.

Në këtë periudhë, pikat kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë do të kryejnë përpunimin e të dhënave të udhëtarëve dhe drejtuesve të automjeteve përmes një procedure të përshpejtuar, me qëllim që të shmangen radhët dhe pritjet e gjata për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve.

Megjithatë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të kalojnë pa kontrolle kufitare, shkruan A2 CNN.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes dy shteteve, e cila u nënshkrua për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur trafikun e rënduar, ka dhënë rezultate të dukshme gjatë sezonit veror, kur numri i udhëtimeve arrin kulmin. Periudhat e kalimit pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara janë. Nga 1 maj deri më 30 Shtator.

Në total 9 muaj gjatë vitit qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës përfitojnë nga një regjim i lehtësuar lëvizjeje në kufi ndërkohë qe 3 muaj me kontrolle./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara