Lajmet

Rekord emigrantësh në Gjermani gjatë vitit 2022

Vetëm në gjysmën e parë të vitit, 740 mijë ukrainas mbërritën në Gjermani.

Published

on

Popullsia e Gjermanisë u rrit në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 84.3 milionë persona në vitin 2022. Sipas një njoftimi të sotëm të Entit Federal të Statistikave, në vitin 2022, në Gjermani jetonin 1.1 milion njerëz më shumë krahasuar me një vit më parë.

Emigrantët më shumë kompensuan shkallën e ulët të lindjeve dhe plakjen e popullsisë. Vetëm në gjysmën e parë të vitit, 740 mijë ukrainas mbërritën në Gjermani.

Në kulmin e krizës së mëparshme të migracionit të shkaktuar nga dhuna në Siri, Afganistan dhe Irak, në gjysmën e dytë të vitit 2015, 756 mijë banorë të rinj u shpërngulën në Gjermani.

Fluksi i emigrantëve që vijnë nga vende të tjera përveç Ukrainës u rrit gjithashtu në vitin 2022, pas viteve të rritjes së ngadaltë për shkak të pandemisë COVID-19, sipas shërbimit të statistikave.

Sipas zyrës së statistikave, balanca midis numrit të emigrantëve ishte në nivelin më të lartë që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në Gjermani në vitin 1950 dhe katër herë më i lartë se një vit më parë.

Mbërritja e emigrantëve në moshë pune kompensoi popullsinë në plakje. Ndërsa përqindja e përgjithshme e gjermanëve në moshë pune (15 deri në 63 vjeç) ishte 61.6% në vitin 2022, kjo shifër u rrit në 75.9%.

Lajmet

Kuvendi miraton Ligjin për çmimet tavan pa përkrahjen e opozitës

Published

on

By

Me votat e shumicës parlamentare, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Ndonëse pushteti i dha dritën jeshile kësaj nisme, partitë opozitare abstenuan ose votuan kundër, duke drejtuar kritika të ashpra mbi formën se si do të intervenohet në treg.

Nga radhët e PDK-së, Arben Mustafa u shpreh se nuk janë kundër parandalimit të abuzimeve, por kundër mjegullës ligjore që lë ky projektligj. Sipas tij, dokumenti ka paqartësi të theksuara.

“Nuk jemi kundër një ligji që pengon apo ndalon abuzimet në treg. Mirëpo mënyra si është formuluar ky ligj lë hapësirë për arbitraritet. Është e paqartë se në cilat raste do të ndërhyhet në treg. Si do të përcaktohet arsyeshmëria e çmimeve që caktohen me këtë ligj. Po lihet hapësirë një bordi jo të pavarur për të intervenuar në treg”, ka thënë Mustafa.

Edhe LDK-ja ka shprehur dyshime për ndikime politike, duke vlerësuar se vërejtjet e tyre për metodologjinë dhe pavarësinë e bordit u injoruan. Janina Ymeri theksoi rrezikun e furnizimit joadekuat.

“Për shkak që ky ligj mund të jetë i ndikuar edhe nga interesa tjera private personale dhe partiake dhe rrezikon të jetë komplet i kapur nga partia në pushtet, ndikon në furnizim joadekuat dhe në stabilitetin ekonomik dhe ne nuk e përkrahim ligjin. Jo për iniciativën por për formulimin e ligjit”, u shpreh Ymeri.

Në anën tjetër, Besnik Tahiri nga AAK-ja ka akuzuar ekzekutivin se po krijon institucione paralele për të ndërhyrë në treg. Sipas tij, nëse Qeveria do të kishte vullnet të vërtetë për t’i ndihmuar qytetarët, do të ndërhynte direkt në uljen e akcizës dhe TVSH-së, në vend që t’i merrte kompetencat ministrisë përmes një bordi të ri.

Pavarësisht këtyre akuzave, Ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka sqaruar se ligji nuk do të prekë të gjitha produktet, por vetëm ato bazike.

“Ky ligj është i paraparë të aktivizohet vetëm në situata të destabilizimit të tregut dhe vetëm për 14 produktet e caktuara në ligj të shportës bazë. Nuk është projektligj që i hyn listës së të gjitha produkteve që gjenden në market dhe ua cakton çmimet. Ideja dhe moduli më i qasshëm dhe lehtë i zbatueshëm dhe kushtetues ka qenë bordi që përzgjidhet me konkurs të hapur dhe me votim nga kuvendi”, shpjegoi Kusari-Lila.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person, i gjendet substancë e dyshuar narkotike në veturë dhe shtëpi

Published

on

Mbrëmjen e 22 prillit sipas raportit të Policisë së Kosovës, rreth orës 21:00, në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj, Policia ka arrestuar një person të dyshuar mashkull kosovar, pasi gjatë një kontrolli i janë gjetur substanca narkotike.

Fillimisht, gjatë kontrollit në veturën e tij, janë zbuluar tri qese me marihuanë me peshë rreth 15.57 gram. Pas kësaj, policia ka vazhduar me kontroll në shtëpinë e të dyshuarit. Aty është gjetur edhe një sasi tjetër marihuane prej rreth 1.41 gram, një peshore digjitale, para të gatshme rreth 485 euro, si dhe një telefon mobil.

I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Lajmet

Prizren: Arrestohen dy persona për posedim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, dje rreth orës 18:00 në Prizren, pas një hetimi disa mujor lidhur me veprat penale të posedimit të narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Me vendim të gjyqtarit, janë kontrolluar një shtëpi dhe dy lokale që dyshohet se përdoreshin nga të dyshuarit për paketim, shitje dhe shpërndarje të substancave narkotike të llojit kokainë.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme provash, përfshirë: një motoçikletë, dy telefona mobilë, para të gatshme, si dhe 13 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike (kokainë) me peshë rreth 336.92 gram. Po ashtu, është gjetur edhe një kavanoz me substancë të njëjtë me peshë rreth 115.15 gram, qese të zbrazëta me mbetje narkotike, peshore digjitale dhe mjete të tjera që dyshohet se përdoreshin për përgatitjen dhe shpërndarjen e narkotikëve. Në mesin e provave të sekuestruara janë edhe dy armë zjarri , një pistoletë me një karikator të zbrazët dhe një tjetër e çmontuar pa karikator si dhe mjete të tjera të dyshimta.

Sipas raportimit të fundit të Policisë , vlera e përgjithshme e substancave narkotike të sekuestruara arrin rreth 30 mijë euro.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Lajmet

Grabitje në Prishtinë – viktima sulmohet me sprej, i merren para të gatshme

Published

on

Sipas raportit të Policisë, një grabitje ka ndodhur dje, rreth orës 16:55, në afërsi të rrethrrotullimit të Qendrës Tregtare Prishtina Mall.

Ankuesi, një mashkull kosovar i punësuar në një kompani private, ka raportuar se derisa ishte duke drejtuar automjetin e firmës, është goditur nga prapa nga një veturë tjetër. Pas përplasjes, nga vetura kanë dalë dy persona të dyshuar, të cilët kanë përdorur sprej ndaj viktimës. Nën kërcënimin dhe pas neutralizimit të tij, të dyshuarit kanë arritur t’i marrin çantën ku ndodheshin para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Continue Reading

Të kërkuara