Aktualitet

​Gashi: Çështja e të pagjeturve dhe krimeve serbe duhet të adresohen në dialog

Published

on

Zëvendësministrja e Jashtme, Liza Gashi deklaroi sot se çështja e personave të zhdukur, dëmshpërblimet e luftës dhe njohja e krimeve dhe gjenocidit të kryer nga shteti serb duhet të adresohet në procesin e dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ajo këto komente i bëri në konferencën akademike ndërkombëtare me temën “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive”, organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës, ku u tha se ideja për ndryshime territoriale është e gabuar dhe se politik-bërësit e Kosovës duhet të tregohen të kujdesshëm në këtë drejtim.

Gashi tha se integrimi euroatlantik i Kosovës duhet të sigurohet pasi është një çështje e konsensusit kombëtar dhe shoqëror.

“Kosova është e përkushtuar ndaj dialogut. Një dialog parimor nënkupton një dialog të bazuar në parimin e reciprocitetit. Kosova gjithmonë ka qenë e përkushtuar për dialog. Kosova pa dyshim është e përkushtuar për të drejtat e njeriut për të gjithë, veçanërisht për pakicat. Shpresojmë që pala tjetër të bëjë të njëjtën gjë. Drejtësia dhe paqja shkojnë krah për krah njëra-tjetrës. Masat e ndërtimit të besimit kërkohen për të ndihmuar procesin. Personat e zhdukur, dëmshpërblimet e luftës dhe njohja e krimeve dhe gjenocidit duhet të adresohen. Kjo është një çështje e një rëndësie jetike dhe shkon përtej politikës. Kjo është një çështje humanitare dhe në fund të fundit ka të bëjë me vlerat e shoqërive të lira dhe demokratike”, tha Gashi.

Për më tepër, zëvendësministrja Gashi theksoi se Kosova është e ekspozuar ndaj kërcënimeve hibride nga Serbia dhe Rusia, të cilat për synim kanë destabilizimin e rajonit.

“Ne jemi të ekspozuar ndaj kërcënimeve hibride: siç janë sulmet kibernetike, fushatat dezinformuese dhe bashkëpunimi ushtarak midis Serbisë dhe Rusisë (baza Nish) me një qëllim të qartë për të destabilizuar të gjithë rajonin duke delegjitimuar besimin në proceset demokratike dhe institucionet”, u shpreh ajo.

Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David Phillips është shprehur kundër idesë për shkëmbim të territoreve. Ai kërkoi nga politik-bërësit në Kosovë të mos diskutojnë rreth kësaj teme.

“Gjëja tjetër që ne kemi harxhuar shumë kohë për ndryshime territoriale apo ndërrime territoriale. Kjo ka qenë një ide shumë e keqe që nga fillimi dhe akoma është ide e keqe dhe nuk dua të vazhdoj kjo ide. Projekti i Millosheviqit ka qenë kjo për të krijuar një shtet të tillë dhe Serbia nuk duhet të jetë në gjendje që të arrijë për të krijuar në negociata në tavolinën e bisedimeve atë që nuk ka arritur të bëjë spastrimin etnik në kohë lufte. Kjo duhet të hidhet prapa neve dhe politikanët e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm që mos të rinovojnë diskutimet për ndryshime territoriale apo shkëmbime territoriale është një propozim që është bërë dhe më nuk duhet të bëhet”, tha ai.

Profesori Phillips është shprehur kritik për zgjatjen e dialogut Kosovë-Serbi. Ai thotë se gjithnjë ka munguar një agjendë e qartë për këto bisedime.

Sipas tij edhe marrëveshjet e arritura të cilat nuk po gjejnë zbatim asnjëherë nuk kanë arritur ta prekin çështjen kryesore që është arritja e një marrëveshje për njohje reciproke.

“Dialogu me Serbinë dhe Kosovës është i një rëndësie të madhe. Jam kritik ndaj dialogut pasi ka zgjatur shumë, ka munguar qartësia. Agjenda e këtyre bisedimeve asnjëherë nuk është definuar qartë. Është folur shumë për ruajtjen e pavarësisë së Kosovës dhe sovranitetin bazuar në njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe nuk mund të injorojmë faktin se kanë kaluar 10 vjet që keni negociuar me marrëveshje të ndryshme për tabela dhe çështje të tjera, por kurrë nuk kanë prekur çështjen kryesore që prek dy vendet. Negociatat e këtyre marrëveshjeve të vogla nuk na ka ofruar në objektivin e fundit e që është njohja reciproke që në fakt mund të pengojë realizimin e atij synimi”, tha ai.

David Phillips në adresimin përmes video-lidhjes tha se Serbia po bënë lojëra me dialogun dhe vetëm po tenton që ta vonojë atë. Ai tha se në dialog duhet të adresohet edhe çështja e personave të zhdukur, pa të cilën vështirë se do të ketë një pajtim i vërtetë.

“Strategjia e Serbisë në negociata nuk është te njohja reciproke, Serbia po luan një lojë të gjatë, të madhe që vetëm të promovojë vonesa duke shpresuar që komuniteti ndërkombëtar do ta humbë atë interesin dhe Serbia akoma nuk e ka pranuar se e ka humbur Kosovën si rezultat i krimeve të Millosheviqit dhe që Kosova më nuk do t’i kthehet Serbisë dhe që duhet të ecën përpara dhe që kjo të ndodhë duhet të implementohen marrëveshjet aktuale, por duhet t’i adresojmë çështjet emocionale. Janë ende mbi 1600 të zhdukur. Derisa ka mungesë të llogaridhënies dhe informacionit se çka ka ndodhur me këta persona të zhdukur, do të jetë e vështirë të kemi pajtim të vërtetë dhe pajtimi duhet të bazohet në një marrëveshje finale për njohje reciproke kështu që duhet të adresojmë çështjen e personave të zhdukur”, tha Philips.

Në konferencën akademike, ndërkombëtare, me temën “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive” ishin të pranishëm diplomatë e deputetët të Kuvendit të Kosovës.

Lajmet

Pesë rastet të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjes në disa qytete të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë është raportuar se një viktimë grua është kanosur verbalisht nga një i dyshuar burrë, i cili tashmë ndodhet në kërkim policor.

Në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje, një viktimë grua është sulmuar nga një i dyshuar mashkull, i cili me vendim të prokurorit është liruar pasi ka pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu në Prishtinë është regjistruar edhe një rast tjetër i dhunës në familje ndaj një viktime grua, ku pas intervistimit të palëve, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Viti është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy personave. I dyshuari, me rekomandim të specialistit dhe vendim të prokurorit, është dërguar për trajtim mjekësor nën mbikëqyrje të policisë.

Ndërsa në Klinë, njësitë policore kanë arrestuar dhe dërguar në mbajtje një të dyshuar burrë për veprat penale kanosje dhe dhunë në familje ndaj një viktime burrë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari në Podujevë për vrasje në tentativë

Published

on

By

Në Podujevë është arrestuar një person si i dyshuar për veprën penale – vrasje në tentativë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri, por i njëjti nuk kishte qëlluar, ndërsa në vendin e ngjarjes organet e rendit kanë gjetur një gëzhojë.

Ndërsa pas mbledhjes së provave materiale, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, deri sa janë kryer edhe kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit, por që nuk është gjetur diçka e dyshuar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet sot komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbajn mbledhje pesë komisione parlamentare, ku në fokus do të jetë hetimi i përgjegjësisë institucionale për dhunën në familje.

Në orën 11:30 do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve e grave në familje, me qëllim konstituimin dhe hartimin e planit të veprimit.

Përveç këtij komisioni, sot në Kuvend mbahen edhe katër mbledhje të tjera:

Në orën 09:00, Komisioni për Integrim Evropian takohet me kryenegociatorin me BE-në, Jeton Zulfaj, ndërsa Komisioni për Arsim organizon tryezë diskutimi për arsimin parauniversitar.

Më pas, në orën 13:00, Komisioni Ad Hoc shqyrton listën e kandidatëve për Bord të RTK-së, kurse në orën 14:30 Komisioni për Punë të Jashtme takohet me ambasadorin e Gjermanisë, Rainer Rudolph. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit për këtë javë: Shi, ulje temperaturash dhe borë në viset malore

Published

on

By

Java e parë e muajit nëntor në Kosovë do të karakterizohet me vranësira, reshje shiu dhe mot të ftohtë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK). Sipas parashikimit për periudhën prej sot deri më 6 nëntor 2026, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 5 deri në 11 gradë.

Reshjet më të theksuara parashihen për ditën e nesërme, ku moti do të jetë i vranët dhe me shi, ndërsa në zonat e larta malore priten edhe reshje të përziera shiu dhe bore. Temperaturat gjatë të martës do të sillen nga 0 deri në 8 gradë Celsius. Moti kryesisht i vranët dhe me mundësi për reshje lokale shiu do të vijojë edhe gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte.

Përmirësim gradual i kushteve atmosferike parashikohet të premten, më 6 nëntor, ku priten edhe intervale me diell. Megjithatë, mëngjesi i së premtes do të jetë më i ftohtë, me temperatura minimale që mund të zbresin deri në -1 gradë Celsius.

IHMK ka bërë të ditur se kushtet biometeorologjike do të jenë mesatarisht të pafavorshme për shkak të temperaturave të ulëta dhe lagështisë së shtuar, çka mund të ndikojë veçanërisht te personat me sëmundje kronike, reumatike dhe të frymëmarrjes. Instituti rekomandon përdorimin e veshjeve më të ngrohta gjatë ditëve në vijim. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara