Aktualitet

​FSK e gatshme të ndihmojë Gjermaninë pas përmbytjeve

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ka ofruar Gjermanisë vullnetin e plotë për të mbështetur me aftësitë dhe kapacitetet e tyre operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet e sotme.

Përmes një statusi në Facebook, Mehaj ka shprehur ngushëllimet e sinqerta ambasadorit Rohde.

Ky është statusi i tij i plotë:

Qytetarë të mi të dashur,

Pas lajmit të dhimbshëm për pasojat e përmbytjeve në Gjermani, menjëherë kam telefonuar ambasadorin gjerman në Kosovë, z.Rohde, të cilit i shpreha ngushëllimet në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur institucionet gjermane me aftësitë dhe kapacitetet tona operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet e sotme.

Vullnetin tonë të plotë për dislokim të njësive tona të specializuara me personel dhe pajisje adekuate në zonat e përmbytura në Gjermani e kam adresuar edhe përmes Letrës zyrtare si më poshtë.

Aktualitet

E papritur, Trump po e largon SHBA-në nga UNESCO-ja

Published

on

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Donald Trump ka vendosur të tërheqë SHBA-në nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), pas një shqyrtimi të pjesëmarrjes amerikane në agjenci.

“Trump ka vendosur të tërheqë SHBA nga UNESCO – e cila mbështet kauza kulturore e sociale të zgjuara dhe përçarëse që janë në kundërshtim me politikat e shëndosha për të cilat votuan amerikanët në nëntor”, tha zëvendëszëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, për The New York Post.

“Ky President do ta vërë gjithmonë Amerikën në radhë të parë, dhe do të sigurojë që anëtarësimi i vendit tonë në të gjitha organizatat ndërkombëtare të jetë në përputhje me interesat tona kombëtare”, shtoi ajo.

Shqyrtimi i administratës identifikoi probleme me politikat e UNESCO-s për Diversitetin, Barazinë dhe Përfshirjen, dhe atë që e pa si një paragjykim pro-palestinez dhe pro-Kinë.

Ky veprim është një goditje për agjencinë me seli në Paris, e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore për të promovuar paqen përmes bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim, shkencë dhe kulturë.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Regjistrimet në Shkollën Fillore të UBT-së vazhdojnë – Interesim i madh nga prindërit për një arsim inovativ dhe cilësor

Published

on

Interesimi i prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në Shkollën Fillore të UBT-së është gjithnjë në rritje, teksa procesi i regjistrimeve për klasën e parë deri në të nëntën vazhdon me intensitet të lartë. Ky institucion edukativ po konsiderohet si një nga më inovativët në vend dhe rajon, duke ofruar një qasje të re ndaj arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.

UBT, si lider në arsim dhe teknologji, ka zhvilluar një model shkollor të avancuar që ndërthur metodat moderne të mësimdhënies me përdorimin e teknologjisë digjitale, laboratorëve praktikë, ambienteve krijuese dhe aktiviteteve jashtëkurrikulare që ndihmojnë në zhvillimin e plotë të fëmijës.

Shkolla Fillore e UBT-së synon të edukojë gjenerata të reja të pajisura me dije, shkathtësi praktike dhe mendim kritik, përmes një qasjeje që vendos fëmijën në qendër të procesit mësimor.

Lokacioni: Kampusi UBT, Lipjan

+383 46 332 233 | 📧 [email protected]

Regjistro edhe ti fëmijët e tu dhe siguro vendin në shkollën më të mirë në rajon!

Vendet janë të limituara – mos e humb mundësinë për një të ardhme më të ndritur për fëmijën tënd!

Continue Reading

Aktualitet

Profesoresha e UBT-së, Jeta Kiseri-Kubati bashkautore në një artikull shkencor me studiues nga Meksika

Published

on

Profesoresha e UBT-së, Jeta Kiseri – Kubati, në bashkëpunim me një ekip studiuesish nga Meksika, ka publikuar një artikull shkencor të rëndësishëm në revistën prestigjioze ndërkombëtare Cureus.

Ky studim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në fushën e kërkimeve dentare dhe mjekësore, duke theksuar rolin e shkencës ndërkombëtare dhe fuqinë e bashkëpunimit akademik ndërkufitar.

Artikulli me titullin:“Predictability of a Mandibular Corpus Length Multivariate Model Integrating Björk-Jarabak Measurements and the Cephalometric Norm”, është publikuar
në revistën ndërkombëtare Cureus, një platformë me qasje të hapur që inkurajon vlerësimin dhe shpërndarjen e gjetjeve shkencore në nivel global.

Ky punim fokusohet në parashikueshmërinë e gjatësisë së korpusit mandibular përmes një modeli të avancuar multivariat, që integron matjet Björk-Jarabak dhe normat cefalometrike – një temë me rëndësi të madhe për fushën e ortodoncisë dhe stomatologjisë moderne.

Në këtë projekt morën pjesë edhe studiuesit e shquar nga Meksika:

  • Luis Pablo Cruz Hervert (UNAM, Mexico City)
  • Valentina Garcia Lee (UNAM)
  • Silvia Paulina Martínez-Contreras (Universidad Cuauhtémoc, San Luis Potosí)
  • José David Ortiz-Sánchez (Escuela Nacional de Estudios Superiores, León)
  • Jacqueline Adelina Rodríguez-Chávez (Universidad de Guadalajara)
  • Maria E. Jimenez (UNAM, Mexico City)
  • Gisel Garcia-Garcia (UNAM, Mexico City)
  • Sergio A. Sanchez (Instituto Mexicano del Seguro Social)

Artikulli është i disponueshëm publikisht dhe mund të lexohet dhe vlerësohet nga kolegët e fushës përmes platformës Cureus me SIQ™ rating system.

Continue Reading

Aktualitet

Refugjatët ndajnë përvojat e tyre jetësore me studentët e UBT-së në kuadër të Akademisë Verore të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë

Published

on

Në kuadër të Akademisë Verore të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë, UBT mirëpriti një aktivitet të veçantë, në të cilin studentët dhe stafi akademik patën mundësinë të dëgjojnë rrëfime autentike nga persona që kanë përjetuar realitetin e të qenurit refugjatë.

Të ftuarit, të cilët ishin pjesë e programit mbështetës të organizatës JRS (Jesuit Refugee Service), ndanë historitë e tyre personale – duke folur për vendet prej nga vijnë, për sfidat dhe vështirësitë me të cilat janë përballur gjatë rrugëtimit të tyre për të gjetur siguri, si dhe për përvojën e tyre me JRS që nga momentet e para të largimit nga vendlindja.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur, të ngrohtë dhe miqësore, ku zërat e refugjatëve u dëgjuan me vëmendje, ndjeshmëri dhe respekt të thellë nga ana e studentëve dhe stafit të UBT-së. Përmes këtij dialogu të drejtpërdrejtë, pjesëmarrësit patën mundësinë të kuptojnë më thellë aspektet humanitare, psikologjike dhe sociale të krizave të migrimit dhe sigurisë globale.

Ky aktivitet kontribuoi në ndërtimin e empatisë, ndërgjegjësimit ndërkulturor dhe edukimit qytetar, duke shërbyer si një platformë e fuqishme për të nxitur reflektim mbi përgjegjësinë kolektive për të mbështetur të drejtat dhe dinjitetin e çdo individi.

Fotografitë e huazuara nga: JRS Kosovo 

Continue Reading

Të kërkuara