Aktualitet

​Forumi i dytë i solareve, Rizvanolli: Dekarbonizimi përbën rrugën e re energjetike të Kosovës

Forumi i Solareve në Kosovë 2022 do të jetë i hapur edhe ditën e premte.

Published

on

Sot ka nisur Forumi i dytë i Solareve në Kosovë, i cili synon promovimin e investimeve në energji të ripërtëritshme. Në këtë forum të organizuar nga Ministria e Ekonomisë̈ në bashkëpunim me USAID-in u tha se energjia solare fuqizon sigurinë energjetike dhe krijon vende të reja të punës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh se po punojnë në krijimin e një politike të re që synon dekarbonizimin dhe ofrimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji për të gjithë qytetarët. Derisa shtoi se po planifikojnë që Kosova brenda 10 vitesh të prodhojë 1400 MGW energji të rinovueshme.

“Për të ndërtuar një të ardhme energjetike më të ndritur dhe më të qëndrueshme, ne po punojmë shumë për të vendosur themelet e një politike të re dhe korniza rregulluese që kanë fokus dekarbonizimin dhe ofrimin e furnizimit të qëndrueshëm e të përballueshëm me energji për të gjithë qytetarët. Këtë vit kemi iniciuar përgatitjet për një strategji të re energjetike. Kjo strategji fokusohet në një depozitim agresiv të kapaciteteve të rinovueshme, masat e eficiencës së energjisë dhe bashkëpunimin rajonal për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Me fjalë të tjera, dekarbonizimi përbën rrugën e re energjetike të Kosovës. Brenda dhjetë viteve, ne planifikojmë të prodhojmë 1400 Mgw kapacitete të reja të energjisë së rinovueshme. Kjo do të sigurojë që një e treta e energjisë elektrike që konsumojmë të prodhohet nga energjia e pastër dhe ajo e emetimeve të gazeve serrë të ulet me 25 përqind”, tha Rizvanolli.

Ndërsa specialisti i menaxhimit të projekteve të energjisë në USAID, Edmond Shyti tha se avancimet teknologjike e kanë bërë më konkurruese energjinë solare.

Shyti tha se investimet në energji solare krijojnë vende të reja të punës dhe fuqizon sigurinë energjetike.

“Avancimet teknologjike vazhdojnë të ulin çmimet e energjisë së ripërtëritshme duke e bërë energjinë solare çdo ditë e më konkurruese. Energjia solare me kosto të ulët ka potencial ta zhvilloj ekonominë të fuqizoj sigurinë energjetike të zbus ndikimet negative të ndryshimeve klimatike dhe të krijoj vende të reja… Zhvillimi i gjeneratorëve të vegjël solar në veçanti mund të ketë ndikim enormë mund të shtoj mundësi për investime kapitale dhe të ofroj burim me kosto të ultë të energjisë elektrike si për konsumatorë ashtu edhe për biznese. Po ashtu, çdo ditë mund të luaj rol të rëndësishëm në sigurimin e furnizimit afatgjatë e të qëndrueshëm me energji në Kosovës. Të qenit konsumator solar që prodhon dhe konsumon energji elektrike jo vetëm se ulë koston e të bërit biznes apo të banimit, por edhe ulë kërkesën e përgjithshme për energji në vend. Me këtë, lirohet furnizimi me energji për të tjerët”, theksoi ai.

Forumi i Solareve në Kosovë 2022 do të jetë i hapur edhe ditën e premte, kurse në kuadër të tij mbahet edhe Panairi i Zhvillimeve të Solareve.

Vendi

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen pritet në Prishtinë nga Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë, ku është pritur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Pas takimit me Haxhiun, shefja e ekzekutivit evropian u prit nga kryeministri Albin Kurti.

Dy krerët kanë zhvilluar  një takim dypalësh, pas takimeve Ursula von der Leyen ka mabjtur një konferencë të përbashkët për media me kryeminstrin Kurti.

 

Foto: Ekonomia online

Continue Reading

Vendi

Foda me ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Izraelit: Rikthehet Avdullahu, mbetet në dyshim Muriq

Published

on

By

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e përditësuar të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e sontme përballë Izraelit.

Në listën zyrtare të dorëzuar në UEFA është përfshirë mesfushaari Leon Avdullahu, i cili është rikthyer me ekip pas një shkëputjeje të përkohshme për arsye familjare. Po ashtu, në listë janë përfshirë Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu, ndërsa jashtë grumbullimit për këtë sfidë kanë mbetur Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu.

Në dyshim për këtë përballje mbetet portieri Arijanet Muriq, i cili pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së kaluar ndaj Austrisë.

Kosova zhvillon sonte ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit B3 në Ligën e Kombeve kundër Izraelit, në stadiumin e Debrecenit në Hungari, nga ora 20:45. Pasi e nisën edicionin me fitore 1:0 ndaj Irlandës dhe pësuan humbje 3:1 ndaj Austrisë në Vjenë, “Dardanët” do të presin Austrinë në Prishtinë më 4 tetor.

Continue Reading

Lajmet

Mbyllen përkohësisht disa rrugë në Prishtinë për shkak të protestës për UÇK-në

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga ora 15:00 do të mbyllen përkohësisht për qarkullim rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymeri” në kryeqytet, për shkak të protestës gjithpopullore që do të mbahet sot nga ora 16:00.

Protesta organizohet në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, varësisht nga zhvillimet në terren dhe lëvizja e pjesëmarrësve, mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të trafikut edhe në rrugë të tjera ndërlidhëse.

“Sipas planifikimeve policore, prej orës 15:00 rrugët të cilat do të mbyllen përkohësisht për qarkullim në kryeqytet janë: ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Enver Zymeri’, por varësisht nevojës operative mund të ketë edhe rrugë të tjera në të cilat mund të ndërpritet qarkullimi përkohësisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, Policia e Kosovës bën të ditur se zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar mbarëvajtjen e protestës, rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve

Continue Reading

Të kërkuara