Aktualitet

​Balla paraqet projektrezolutën kundër raportit të Martyt: Të konsiderohet i paargumentuar

Balla tha se bazuar në parimin se çdo dyshim për krime lufte duhet zbardhur nga organet e drejtësisë.

Published

on

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla prezantoi në Kuvend, projektrezolutën mbi pabazueshmërinë e pretendimeve lidhur me trafikimin e organeve në Shqipëri dhe në Kosovë.

Këto pretendime të ngritura rreth 10 vite më parë, në një raport të hartuar nga Dick Marty dhe më pas të reflektuara në disa prej pikave të një rezolute të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Balla tha se duhet të konisderohen të paargumentuara.

Në vijim të qëndrimeve tona të kahershme për legjitimitetin e luftës heroike, çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke rishprehur qëndrimin tonë se nuk mund të vendosen paralele, midis masakrave çnjerëzore, spatrimeve etnike, deportimeve, vrasjeve, përdhunimeve dhe krimeve të luftës, nga drejtues dhe anëtarë të makinerisë zyrtare luftarake serbe dhe paramilitarët e saj gjatë luftës në Kosovë, nga njëra anë, dhe integritetit dhe kauzës së drejtë, të luftës së ushtrisë së Kosovës, si reagim në mbrojtje të jetës dhe lirisë popullit në Kosovë”, tha Balla.

Balla tha se bazuar në parimin se çdo dyshim për krime lufte duhet zbardhur nga organet e drejtësisë porse duhet të merret parasysh edhe parimi i rregullit ligjor nuk mund të ketë çështje pafundësisht në hetim dhe se çdo proces duhet të mbarojë dikur.

Kemi arritur në konstatimin se pas dhjetë vitesh hetime të thelluara nga taskforce hetimore speciale e BE-së dhe më pas Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendimet e ngritura në raportin e Dick Marty, anëtar e raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për vrasje të personave me qëllim shitjen e organeve të tyre në Shqipëri apo Kosovë, të përfshira në rezolutën e Këshillit të Europës, pika 1 dhe 4 mbeten të paargumentura, paprovuara e pabazuara në prova e fakte, ndaj dhe të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare”, deklaroi Balla në fjalën e tij në Kuvend.

Vendi

Sot nafta 1.64 euro, benzina 1.39 euro

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për datën 23 prill 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimet që hyjnë në fuqi nga ora 10:00 janë: Nafta (dizel): 1.64 euro për litër Benzina: 1.39 euro për litër; Gasi: 0.87 euro për litër.

MINT ka njoftuar qytetarët se për çdo parregullsi apo ankesë lidhur me çmimet në treg, mund të adresohen në emailin zyrtar të departamentit të konsumatorit ose përmes numrit të telefonit pa pagesë.

Këto çmime po vazhdojnë të mbeten në nivele të larta, kryesisht si pasojë e pasigurisë në tregjet ndërkombëtare dhe tensioneve të vazhdueshme nga konflikti mes SHBA-së, Iranit dhe Izraelit, gjë që ka reflektuar drejtpërdrejt në koston e karburanteve edhe në tregun tonë.

Continue Reading

Lajmet

Kapen të dyshuarit që vodhën cigaret elektronike nga vetura në Vushtrri

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në një vjedhje të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Vushtrri.

Rasti ishte denoncuar me 22 prill, pasi një qytetar kishte raportuar se persona të panjohur i kishin thyer xhamin e veturës dhe prej andej kishin vjedhur rreth 400 lloje të cigareve elektronike. Pas një pune operative dhe hetimore, njësitet policore kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i prangosin të dyshuarit në Mitrovicën e Jugut.

Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pjesë të cigareve elektronike që ishin raportuar si të vjedhura.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët do të mbrohen në procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Continue Reading

Live

Araghchi: SHBA dhe Izraeli janë “rrënja e pasigurisë” në Hormuz

Published

on

By

Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se “agresioni” i SHBA-së dhe Izraelit është “rrënja e pasigurisë” në Gji dhe në Ngushticën e Hormuzit.

Një seri postimesh në rrjetin X nga qeveria iraniane njoftojnë se Abbas Araghchi u takua me të dërguarin e posaçëm të Koresë së Jugut në Teheran, ku ministri i jashtëm iranian u bëri thirrje shteteve që të “mbajnë një qëndrim të qartë dhe të vendosur në dënimin e këtyre sulmeve”.

Raportohet se Araghchi ka thënë se Irani ka marrë masa sipas ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur sigurinë dhe interesat e tij, duke shtuar se përgjegjësia për pasojat “bie mbi agresorët”.

Kjo vjen në një kohë kur Irani deklaroi se ka “sekuestruar” dy anije në ngushticë, ndërsa një anije e tretë mallrash është sulmuar gjithashtu./BBC/

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati i Punës vazhdon aksionin: Ndalohen punimet në kantiere ndërtimi

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion të gjerë inspektues në të gjithë territorin e Kosovës, duke u fokusuar në sektorët me rrezikshmëri të lartë. Në raportin e fundit 48-orësh, i cili shënon ditën e gjashtë të këtij aksioni, fokusi ka qenë tërësisht te sektori i ndërtimtarisë, ku janë realizuar 100% e inspektimeve.

Gjatë kësaj periudhe, inspektorët kanë shqiptuar masa të menjëhershme ndaj subjekteve ku janë hasur shkelje. Çdo rast ku është urdhëruar ndalimi i punimeve, shoqërohet automatikisht me kërkesë për dënim në Gjykatën për Kundërvajtje.

Ky proces synon që të gjitha bizneset që nuk respektojnë rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë, të përballen me pasojat ligjore menjëherë pas përfundimit të aksionit.

Inspektorati bën me dije se në ditët në vijim do të nisin riinspektimet për të parë nëse janë eliminuar parregullsitë e konstatuara. Punimet do të lejohen të vazhdojnë vetëm atëherë kur subjektet të vërtetojnë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e sigurisë në kantiere. Ky angazhim i Inspektoratit mbetet pjesë e përpjekjeve për të garantuar një mjedis më të sigurt për të gjithë punëtorët në vend.

Continue Reading

Të kërkuara