Sport

​Formacionet e mundshme Manchester United-Real Sociedad

Published

on

Pas ndeshjeve jo të mira, Manchester United do të shikojë sot të lehtësojë barrën, ku është me një këmbë në 1/16-ën e Ligës së Evropës, dhe do të zhvillojë sot ndeshjen e dytë kundër Real Sociedadit.

“Djajtë e Kuq” janë në avantazh 4:0 nga ndeshja e parë, dhe pritet që të vazhdojnë lehtësisht në raundin tjetër drejt fazës së eliminimit.

Në formën e përgjithshme, brenda gjashtë ndeshjeve, Manchester United ka regjistruar katër fitore dhe dy barazime, ndërsa Real Sociedadi brenda gjashtë xhirove ka tre fitore, një barazim dhe dy humbje.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer në konferencë për media e konfirmoi që nuk do të arrijnë të paraqiten në këtë ndeshje Paul Pogba, Phil Jones, Scott McTominay, Edinson Cavani dhe Donny van de Beek.

Në anën tjetër, skuadra e Sociedad do të jetë pa mbrojtësit, Robin Le Normand dhe Joseba Zaldua, dhe në dyshim për këtë përballje është edhe belgu Adnan Januzaj.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave mund t’i gjeni të bashkangjitura më poshtë:

Manchester United (4-2-3-1): Henderson; Williams, Tuanzebe, Bailly, Telles; Fred, Matic; James, Mata, Rashford; Greenwood

Real Sociedad (4-3-3): Remiro; Gorosabel, Zubeldia, Sagnan, Monreal; Zubimendi, Merino, Silva; Portu, Isak, Oyarzabal

21:00 Manchester United – Real Sociedad (Stadiumi “Old Trafford”)

Lajmet

​Conte: Napoli po më mbush me krenari

Published

on

Antonio Conte u shfaq shumë i lumtur dhe krenar pas fitores 2-1 të Napolit ndaj Juventusit, një ndeshje që skuadra e tij e dominoi edhe pse po kalon një periudhë me shumë lëndime.

Ai tha se lojtarët po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme dhe po tregojnë karakter të madh, duke marrë përgjegjësi në një moment tepër të vështirë.

Juventusi shënoi me të vetmen goditje në portë, por Napoli reagoi dhe Rasmus Hojlund shënoi dy gola, duke i dhënë fund mungesës së tij të gjatë të realizimeve. Conte theksoi edhe lojën e mirë të McTominay dhe Eljif Elmas, ndërsa tregoi se Lobotka do të mungojë rreth dy javë për shkak të një problemi muskulor.

Me këtë fitore, Napoli e mbyll vitin 2025 pa humbje në shtëpi në Serie A, për herë të parë që nga viti 1987, dhe Juventusin e mund për herë të shtatë radhazi në kampionat. Conte tha se ekipi i tij po fiton energji nga uniteti, dëshira dhe sakrifica e lojtarëve, duke kaluar me sukses një seri ndeshjesh të vështira kundër Atalantës, Romës dhe Juventusit.

Trajneri shpreson që skuadra të pushojë disa ditë, pasi i pret udhëtimi në Portugali për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Benfikës, një sfidë që do të kërkojë përgatitje të kujdesshme për shkak të lodhjes së madhe të lojtarëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Real Madrid pësoi humbje nga Celta Vigo

Published

on

Futbollistët e Real Madridit kanë pësuar humbje të papritur në luftën e tyre për vendin e parë në tabelë, duke pësuar si vendës nga skuadra Celta Vigo me rezultatin 0:2.

Klubi mbretëror kështu humbi rastin t’i afrohet liderit Barcelona, e cila ka 40 pikë, katër më shumë se madrilenët e tronditur.

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës së 16-të të La Ligës spanjolle në futboll.

Celta Vigo erdhi në epërsi me golin e mesfushorit Williot Swedberg në minutën e 53-të, pas asistimit nga Bryan Zaragoza.

Real Madrid mbeti pa dy lojtarë më pak në fushë. Fran Garcia u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 64-të dhe Alvaro Fernandez Carreras u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e dytë të kohës shtesë.

Vetëm një minutë më vonë, minuta e tretë e kohës shtesë, Celta Vigo vulosi fitoren e madhe me golin e dytë të Williot Swedberg, pas asistimit të Iago Aspas, i cili hyri në lojë vetëm pesë minuta më herët.

Celta Vigo pas kësaj fitoreje, e katërta në këtë edicion të ri të garave në La Liga, renditet e dhjeta në tabelë me 19 pikë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Napoli i Rrahmanit mposht Juventusin e Zhegrovës

Published

on

Skuadra e Napolit ka rikthyer kreun e tabelës në Serie A, pasi në derbin e madh si vendës kundër Juventusit, ku arriti të shënojë fitore me rezultatin 2:1.

Hero i takimit ishte danezi Rasmus Hojlund me dy gola të shënuar në minutat 7’ dhe 78’ për fitoren e madhe që mban napolitanët në garë për titullin e radhës, raporton KosovaPress.

Juventusi shënoi golin e vetëm përmes Kenan Yildiz pas asistimit të Weston McKennie në minutën e 59-të.

Edon Zhegrova hyri në pjesën e dytë në minutën e 82-të në vend të Khephren Thuram, ndërsa Amir Rrahmani luajti 90 minuta për Napolin që kryeson tabelën me 31 pikë, një më shumë se Inter në pozitën e dytë dhe tetë më shumë se Juventusi në vendin e shtatë pas 14 xhirove të zhvilluara./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Peja e fiton derbin ndaj Yllit, kurse Vëllaznimi ndaj Trepçës

Published

on

Palestrat sportive “Shani Nushi” në Gjakovë dhe “Karagaq” në Pejë ishin arenat e dy superndeshjeve basketbollistike që u zhvilluan dhe transmetuan drejtpërdrejtë në kanalet sportive.

Vëmendja kryesore ishte edhe në përballjen mes Yllit dhe Pejës.

Derbin verdhezi e ka fituar GO+ Peja ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 63:82 (13:18, 24:26, 14:16, 12:22), në javën e nëntë të ProCredit Superligës. ndeshje kjo që u zhvillua në orën 19:30.

Përballja që u zhvillua në ‘Karagaçi’ ishte emocionuese, por në momentet vendimtare pejanët ishin më të mirë duke u rikthyer te fitoret.

Golden Eagle Ylli numëron dy fitore e shtatë humbje, ndërsa GO+ Peja shtatë fitore e dy humbje.

Gjithashtu, në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Trepça që ishte mysafire e Vëllaznimit humbi me një rezultat shumë të ngushtë 83-85,  ndeshje kjo që u zhvillua në orën 17:00./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara