Lajmet

​Familjet hebreje falënderojnë shqiptarët që i ndihmuan në kohën e Holokaustit

Në murin që u vendos në Parkun e Qytetit prej sot do të qëndrojnë emrat e 23 familjeve që ndihmuan dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Published

on

Kur shqiptari të jep besën, vetëm vdekja mund të bëjë që të mos përmbushet ajo. Kështu thotë, Ichak Adizes, familja hebreje e të cilit ishte ndihmuar nga shqiptarët. Ai është një prej personave që fondacioni shqiptaro-amerikan ka prezantuar si familje që ishin shpëtuar nga shqiptarët në kohën e Holokaustit.

Në një bisedë përmes videolidhjes, në kuadër të seminarit që Fondacioni shqiptaro-amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael kanë organizuar në Prishtinë, Adizes ka thënë se synon të vizitojë Kosovën në mënyrë që të falënderojë popullin për ndihmën e dhënë.

“Kur shqiptari të jep besën vetëm vdekja mundet mos me e përmbushë atë, edhe sa shtete munden me e thënë këtë asgjë nuk mund të lirojë nga kjo fjalë, një karakteristikë e veçantë e një populli, na kanë ndihmuar me ushqim dhe na kanë mbajtur dy vite. Pak njerëz në botë kanë marrë përgjegjësi që të shpëtojnë jetë njerëzish, për fat ta keq nuk kam qenë në Prishtinë, kam dashur të vij por tash edhe u plaka, por ndoshta udhëtimin tim të radhës te vij dhe te falënderoj për shpëtimin e familjes time”, tha Adizes.

Ndërsa drejtoresha e fondacionit shqiptaro-amerikan, Shirley Cloyes DioGuardi, tha se ndjehet e gëzuar për ndihmën e ofruar nga shqiptarët për popullin hebrenj në kohën kur ata kishin nevojë. Ajo tha se Kosova është vendi ku kanë gjetur strehë shumë shtete të tjera.

“Bota e shqiptarëve të Kosovës ka ndihmuar, dhe shtetet përreth kanë gjetur këtu strehë në Kosovë dhe janë bartur në Kosovë, dhe të gjitha këto tentime i kanë ndihmuar refugjatëve të dalin dhe të flasin për ngjarjet që kanë ndodhur këtu. Këtu kemi ngjarje qa janë unike qe kanë ndodhur”, tha Dio Guardi

Gjithashtu sot në Prishtinë është inauguruar “Muri i nderit”, në shenjë nderimi për sakrificën e shqiptarëve të Kosovës në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Në murin që u vendos në Parkun e Qytetit prej sot do të qëndrojnë emrat e 23 familjeve që ndihmuan dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky mur është dëshmi e një miqësie të garantuar të popullit shqiptar dhe atij hebre, derisa e vlerësoi si frymëzim për brezat e ardhshëm.

Lajmet

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Published

on

Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën presidentes së re.

Justina Shiroka-Pula mori 81 vota në Kuvend, në votimin që u zhvillua në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në fund të afatit kushtetues që e caktoi 6 tetorin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit. Detyrën e siguroi pas dakordimit të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja shqetësohet për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Published

on

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për miratimin nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, një zëdhënës i BE-së ka thënë se ndryshimet e miratuara janë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

“Partneriteti ynë nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkëta”, thuhet në përgjigje.

BE-ja ka theksuar se vazhdimisht ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si institucion të pavarur gjyqësor, të themeluar përmes vendimeve të Kuvendit në vitet 2014–2015 dhe të përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës.

Sipas BE-së, mandati dhe pavarësia e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen plotësisht, ndërsa drejtësia duhet të vazhdojë të bazohet në parimin e përgjegjësisë penale individuale.

BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që t’u përmbahet obligimeve të saj ndërkombëtare dhe të garantojë pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara, si dhe llogaridhënien dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Projektligji u miratua në Kuvend të martën, pak para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit, pas një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Miratimi i tij u shoqërua me protesta në Kosovë, ndërsa kundërshtimi ndaj Dhomave të Specializuara është rritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Schuebel uron presidenten e re, mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Schuebel ka shprehur shpresën për rikthimin e stabilitetit politik dhe institucional në vend, duke theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re, institucionet e Kosovës dhe spektrin politik.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka-Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.

Ai ka theksuar gjithashtu se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës në raundin e parë të votimit, duke marrë 81 vota në seancën e Kuvendit që kishte nisur më 6 tetor. Votimi përfundoi pak pas mesnate, ndërsa numërimi i votave përfundoi rreth 15 minuta më vonë.

Me zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Kosova tashmë ka presidenten e re, ndërsa mesazhi i BE-së vjen me theks të veçantë te stabiliteti institucional dhe vazhdimi i rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

D.L

Continue Reading

Lajmet

15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

Published

on

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se janë ndarë 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike, përmes Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027.

Hoti ka njoftuar se programi është miratuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë dhe synon subvencionimin e faturave për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të nënshkruajë vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfituesit, pas së cilës pritet të hapet thirrja për aplikim.

Sipas Hotit, programi lidhet edhe me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

“15 milionë euro mbështetje. Drejtpërdrejt në faturat e familjeve”, ka shkruar Hoti./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara