Lajmet

​EULEX-i dhe Policia zhvilluan një bazë të dhënash për ta lehtësuar hetimin e krimeve të luftës

Published

on

Një bazë e të dhënave për ta lehtësuar hetimin e krimeve të luftës dhe zhdukjeve me forcë është zhvilluar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës. Kjo vegël u mundëson hetuesve që të organizojnë sasi të mëdha të dhënave, të hetojnë raste komplekse dhe të ndërlidhura të krimeve të luftës dhe t’i përgatisin ato me sukses për ndjekje penale.

EULEX njofton se mungesa e një baze të dhënash për ruajtjen, digjitalizimin, lidhjen dhe analizimin e një sasie të madhe të informacionit të përfshirë në dosjet e rasteve që EULEX-i i ka dorëzuar Policisë së Kosovës në vitin 2018 pas përfundimit të mandatit ekzekutiv të misionit, u identifikua si një nga sfidat kryesore me të cilat u përball Policia e Kosovës pas përfundimit të procesit të pranim-dorëzimit.

Për ta adresuar këtë nevojë, ekspertët e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës punuan krah për krah dhe e ndërtuan një vegël të fuqishme hetimore që e mundëson trajtimin e rasteve komplekse në përputhje me nevojat e policisë dhe me kontekstin hetimor vendas.

“Baza e të dhënave ndihmon në ndërtimin e një rasti nga elementi kryesor i krimit, i cili mund të jetë një vend, një person ose një objekt. Ajo menaxhon një sasi të madhe të dhënash si deklaratat e dëshmitarëve, dëshmitë mjeko-ligjore dhe informacione të hollësishme mbi datat dhe vendet ku janë kryer krimet, si dhe ndihmon hetuesit t’i identifikojnë të dyshuarit dhe t’i lidhin ata me ngjarje të veçanta”, tha Roland Burgsteiner, analist i EULEX-it për krimet e luftës, i cili ka ndihmuar në zhvillimin e bazës të të dhënave.

Burgsteiner shtoi se baza e të dhënave është në përdorim të plotë dhe tashmë përfshin rreth 400 raste të krimeve të luftës, të cilat u skanuan dhe u futën në të pasi EULEX -i ia dorëzoi këto raste Policisë së Kosovës në vitin 2018.

Duke e falënderuar Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda për angazhimin dhe kontributin e tyre, Burgsteiner shtoi: “Ne e mirëpresim veçanërisht faktin që Njësia e Policisë së Kosovës për Krimet e Luftës ka hapur hetime për të gjitha rastet e personave të zhdukur. Shpresojmë që duke i lidhur rastet e personave të zhdukur me hetimet ekzistuese të krimeve të luftës, numri i grave, burrave dhe fëmijëve nga të gjitha komunitetet që nuk janë gjetur ende do të zvogëlohet më tej dhe të afërmit e tyre do të marrin drejtësi dhe dëmshpërblim”.

Përgjatë gjithë këtij procesi, EULEX-i gjithashtu ka përgatitur kurse trajnimi të përshtatura për rreth 20 hetues të Policisë së Kosovës që kanë për qëllim ta ndihmojnë Njësinë e Hetimit të Krimeve të Luftës të Policisë së Kosovës në përmirësimin e kapaciteteve të saj në fushën e ndërtimit të rasteve, administrimit të rasteve dhe analizës së rasteve të krimeve të luftës.

Në dhjetor 2018, si rezultat i mandatit të rikonfiguruar të EULEX-it, Misioni ua dorëzoi dosjet e rasteve policore, prokuroriale dhe gjyqësore autoriteteve të Kosovës.

“Sot EULEX-i e vlerëson funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë në aspektin e përputhshmërisë procedurale, ligjore dhe të drejtave të njeriut. Vlerësimi kryhet përmes monitorimit sistematik dhe tematik të rasteve të përzgjedhura penale dhe civile, përfshirë rastet e trajtuara më parë nga EULEX-i deri në qershor 2018 në kuadër të mandatit të të kaluar ekzekutiv të tij. Për më tepër, ekspertët e EULEX-it vazhdojnë të punojnë së bashku me kolegët vendas në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ta përcaktuar fatin e personave të zhdukur duke ofruar ekspertizë dhe këshilla në identifikimin e varreve të mundshme klandestine dhe zhvarrimin dhe identifikimin e personave të zhdukur”, thuhet në një komunikatë.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara