Lajmet

​Afganët e ardhur në Kosovë po qëndrojnë në një kamp afër Bondsteel-it

Published

on

Nën masa të rrepta sigurie, 111 qytetarë që kanë ardhur mbrëmë nga Afganistani po qëndrojnë në ish-kampin e Bechtelenka, afër Bondsteel-it.

Në këtë vend mediat nuk po lejohen të hyjnë brenda, përveç që të marrin pamje nga jashtë. Ndërkohë që nga larg shihen punëtorët teknik që po bëjnë renovimin e kontejnerëve ku po qëndrojnë afganët.

Kamera e KosovaPress ka arritur të kap disa lëvizje të refugjatëve, kryesisht gra dhe fëmijë, e që kishin dalë të ecnin në hapësirat para kontejnerëve.

Mbrëmë në Kosovë ka arritur vetëm grupi i parë i afganëve që do të qëndrojnë përkohësisht në vend, pasi pritet të vijnë edhe grupe të tjera.

Grupin e qytetarëve nga Afganistani të cilët ishin kryesisht gra, fëmijë e pleq, i kanë pritur presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ambasadorë të vendeve të QUINT-it.

Lajmet

Kaloi ilegalisht kufirin, një person ndalohet në Han të Elezit

Published

on

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një rast i kalimit të paautorizuar të vijës kufitare është regjistruar më 3 maj, rreth orës 15:15, në Han të Elezit.

Policia bën të ditur se një i dyshuar mashkull, shtetas kosovar dhe njëkohësisht shtetas i Maqedonisë së Veriut, është shoqëruar në stacion policor pasi kishte kaluar ilegalisht në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari i është dorëzuar autoriteteve policore kufitare të Maqedonisë së Veriut, ndërsa rasti është trajtuar sipas procedurave ligjore në fuqi.

Continue Reading

Lajmet

Samiti i Jerevanit: Kurti dhe Rama bashkohen me liderët evropianë për sigurinë dhe sfidat gjeopolitike

Published

on

By

Në Jerevan të Armenisë ka nisur sot edicioni i tetë i Komunitetit Politik Evropian, ku janë bërë bashkë rreth 50 udhëheqës shtetesh për të adresuar problemet më urgjente të kontinentit. Në këtë forum të rëndësishëm, Kosova përfaqësohet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndërsa Shqipëria nga kryeministri Edi Rama.

Ndonëse agjenda zyrtare përfshin sigurinë ekonomike, mbrojtjen nga kërcënimet hibride dhe qëndrueshmërinë e demokracisë, pritet që bisedimet joformale të dominohen nga gjeopolitika dhe kriza energjetike. Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, vuri theksin te siguria e energjisë, ndërsa kryeministri polak Donald Tusk rikujtoi se aleanca me SHBA-në mbetet shtylla e pazëvendësueshme e Evropës.

Për shkak të pozicionit të Armenisë pranë Iranit, konflikti në Lindjen e Mesme do të jetë në qendër të vëmendjes. Gjithashtu, liderët do të analizojnë ndikimin e politikave të presidentit amerikan Donald Trump në të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike.

Ky samit shënon një precedent historik me pjesëmarrjen e kryeministrit të Kanadasë, Mark Carney, i cili është lideri i parë jashtë Evropës që i bashkohet këtij formati. Punimet po udhëhiqen nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe kryeministri armen Nikol Pashinyan, të cilët bënë thirrje për unitet global në funksion të paqes dhe stabilitetit.

 

Continue Reading

Lajmet

Hajnat thyejnë një shtëpi në Jarinje, vjedhin para të gatshme

Published

on

By

Në raportin njëditor është raportuar se persona të dyshuar dhe deri më tani të panjohur, kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie në fshatin Jarinje.

Sipas ankuesit, të dyshuarit kanë arritur të vjedhin një sasi të parave të gatshme përpara se të largoheshin në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa rasti është duke u hetuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Continue Reading

Lajmet

Felix Klieser: Përvojë e paharrueshme në Kosovë

Published

on

Hornisti gjerman Felix Klieser e ka cilësuar si të veçantë dhe të paharrueshme përvojën e tij në Kosovë, pas koncertit me Filharmoninë e Kosovës në Prishtinë.

Ai interpretoi vepra të Richard Strauss dhe Joseph Haydn, së bashku me dirigjentin Gregory Charette dhe hornistin Ilir Kodhima. Klieser vlerësoi publikun si “të ngrohtë dhe të mrekullueshëm” dhe shprehu dëshirën për t’u rikthyer sërish në Kosovë.

Koncerti u konsiderua një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës klasike në vend, duke forcuar bashkëpunimin kulturor.

Continue Reading

Të kërkuara