Teknologji

​Elon Musk pranon të dorëhiqet nga posti i CEO-s së Twitterit

Shefi i Tesla-s më pas nënvizoi se sapo të largohet nga detyra do të drejtojë skuadrat për softuerin dhe serverët e platformës sociale.

Published

on

Elon Musk ka njoftuar dorëheqjen e tij si administrator i Twitter. Një lëvizje kjo në stilin e Musk, por që duket se kërkon kohë.

“Do të jap dorëheqjen si CEO sapo të gjej dikë mjaftueshëm budalla për të marrë detyrën”, shkroi ai në Twitter.

Shefi i Tesla-s më pas nënvizoi se sapo të largohet nga detyra do të drejtojë skuadrat për softuerin dhe serverët e platformës sociale.

Në orët e fundit Musk kishte nisur një tjetër provokim, duke hapur një sondazh në të cilin ai pyeti drejtpërdrejt përdoruesit e tij, nëse duhej të jepte dorëheqjen nga roli i shefit të Twitter.

Kështu Musk përmbushi premtimin e tij ndaj ndjekësve për të respektuar rezultatin e sondazhit, në të cilin 57.5% e tyre votuan “po” në favor të dorëheqjes kundrejt 42.5% që e dëshironin ende atë në krye.

Njoftimi vjen pasi mediat amerikane mësuan nga burime brenda Twitter se manjati vizionar po kërkonte në mënyrë aktive një CEO të ri për kompaninë e San Franciskos, raportoi A2.

Por kush do të marrë detyrën pas Elon Musk? Miliarderi nuk jep detaje për kohën e dorëheqjes së tij apo edhe për emrin e pasuesit të tij të mundshëm.

“Askush nuk e dëshiron punën që mund ta mbajë Twitter gjallë”, i vuri në dukje ai një përdoruesi. Sipas disa spekulimeve të raportuara nga Financial Times, një nga kandidatët idealë do të ishte Sheryl Sandberg, ish-shefi operativ i Metës që e shndërroi kompaninë në një gjigant reklamash digjitale. Megjithatë, menaxheri mund të mos dëshirojë të marrë drejtimin e një kompanie tjetër të mbushur me çështje të moderimit të përmbajtjes.

Një tjetër emër është ai i Sarah Friar, CEO i Nextdoor, ish-drejtoreshë financiare e kompanisë së pagesave Block, e krijuar nga bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey. Megjithatë, nuk përjashtohet rikthimi i këtij të fundit, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen dy herë si shef.

Automobilizëm elektrikë

Skoda rikthen legjendën 1000 MBX me një pamje moderne dhe futuriste

Published

on

Ekipi i dizajnit të Skodës ka sjellë një frymë nostalgjie duke rishikuar modelet klasike të markës dhe duke imagjinuar se si do të dukeshin ato me stilin modern të sotëm.

Dizajnerët kanë zbatuar gjuhën e re të dizajnit “Modern Solid” në një nga modelet më të rralla që ka prodhuar ndonjëherë kompania çeke, Skoda 1000 MBX.

Kjo veturë debutoi në vitin 1966, me vetëm 1,403 njësi të prodhuara deri në përfundimin e prodhimit në vitin 1969.

Më vonë u krijua edhe një version më i fuqishëm, 1100 MBX, i cili është edhe më i rrallë, me vetëm 1,114 ekzemplarë të montuar.

Në konceptin e ri digjital, Skoda e ka imagjinuar 1000 MBX me karakteristika të nivelit të lartë dhe një pamje tërësisht bashkëkohore — elemente që nuk gjenden në asnjë nga modelet aktuale të markës. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Teknologji

Statistika shqetësuese, miliona përdorues flasin me ChatGPT për plane vetëvrasjeje

Published

on

Rreth 1.2 milion njerëz çdo javë zhvillojnë biseda me ChatGPT që tregojnë se po planifikojnë të vetëvriten, sipas të dhënave të publikuara nga kompania mëmë, OpenAI.

Sipas raportimit të Sky News, OpenAI ka bërë të ditur se 0.15% e përdoruesve dërgojnë mesazhe që përfshijnë “tregues të qartë të planifikimit ose qëllimit të mundshëm për vetëvrasje”. Në fillim të këtij muaji, drejtori ekzekutiv, Sam Altman, zbuloi se ChatGPT ka mbi 800 milionë përdorues aktivë në javë.

Teknologjia theksoi se synon t’i drejtojë personat në rrezik drejt linjave të ndihmës për kriza, megjithatë pranoi se “në raste të rralla modeli mund të mos sillet siç pritet në situata kaq të ndjeshme”.

Në një vlerësim të kryer mbi 1,000 biseda sfiduese që përfshinin tema të vetëdëmtimit dhe vetëvrasjes me modelin GPT-5, OpenAI zbuloi se sistemi reagoi sipas “sjelljeve të dëshiruara” në 91% të rasteve.

Megjithatë, kjo do të thotë se dhjetëra mijëra njerëz mund të ekspozohen ndaj përmbajtjeve që potencialisht mund të përkeqësojnë gjendjen e tyre mendore.

OpenAI paralajmëroi se masat mbrojtëse të modelit mund të dobësohen gjatë bisedave të gjata, duke shtuar se po punon për të përmirësuar këtë aspekt.

“ChatGPT mund të ofrojë kontaktet e linjave të ndihmës kur përmendet për herë të parë qëllimi për vetëvrasje, por pas shumë mesazheve në një periudhë të gjatë, mund të japë përgjigje që nuk janë në përputhje me masat tona mbrojtëse,” – shpjegoi OpenAI.

Mediat kujtojnë se një familje amerikane është në proces paditjeje ndaj OpenAI, duke pretenduar se ChatGPT ka qenë “bashkëfajtor” në vetëvrasjen e djalit të tyre 16-vjeçar, Adam Raine.

Sipas prindërve të tij, mjeti “e ndihmoi aktivisht të eksploronte metodat e vetëvrasjes” dhe madje “i ofroi ta shkruante një shënim lamtumire për familjarët”. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Eksperti ndërkombëtar i harduerit open source, Jo Hinchliffe, mbajti ligjëratë në UBT

Published

on

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u zhvillua një ligjëratë e veçantë tematike nga eksperti ndërkombëtar në fushën e harduerit open source, Jo Hinchliffe, në kuadër të aktiviteteve para konferencës Software Freedom Kosova (SFK).

Ligjërata u organizua në bashkëpunim me FLOSSK dhe tërhoqi studentë, profesionistë dhe entuziastë të teknologjisë nga fusha e inxhinierisë dhe harduerit inovativ.

Jo Hinchliffe, i njohur për projektet e tij kreative dhe pasionin që përcjell tek audienca, ka kontribuar rregullisht në Raspberry Pi Magazine, ndërsa gjatë karrierës së tij ka punuar në projekte të ndryshme të harduerit, përfshirë ndërtimin e raketave dhe zhvillimin e sistemeve inovative harduerike.

Në kuadër të ligjëratës me temën “Certifikimi i një projekti harduerik open source”, Jo Hinchliffe demonstronte dizajnimin e një komponenti në KiCad dhe shpjegonte procesin e aplikimit për certifikim të një projekti open source. Studentët u njohën me standardet ndërkombëtare të dizajnimit dhe certifikimit të projekteve harduerike open source, duke marrë këshilla praktike për zhvillimin e projekteve të tyre inovative.

Ky aktivitet ishte veçanërisht i përshtatshëm për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekatronike dhe fushave të ngjashme, të cilët shprehën interes të madh për zhvillimin e sistemeve harduerike dhe teknologjive moderne. Pjesëmarrësit vlerësuan mundësinë e jashtëzakonshme për të mësuar direkt nga një ekspert ndërkombëtar dhe për të marrë njohuri të vlefshme mbi praktikat më të mira në fushën e harduerit open source.

Continue Reading

Lajmet

Rindërtimi pas konfliktit: Ekspertët e UBT-së prezantojnë sukseset e Kosovës në Pragë

Published

on

Profesori Lulzim Beqiri dhe profesori Bekim Ceko nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT morën pjesë në konferencën ndërkombëtare “Towards Sustainable Reconstruction of Ukraine Cities”, të organizuar nën drejtimin e profesoreshës Vladimira Silhankova nga MIAS (Masaryk Institute for Advanced Studies) në kuadër të Czech Technical University në Pragë.

Konferenca kishte për qëllim identifikimin e sfidave të rindërtimit në Ukrainë pas përfundimit të konfliktit dhe hartimin e strategjive zhvillimore nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendore. Në këtë forum morën pjesë përfaqësues të universiteteve nga Çekia, Polonia, Sllovakia, Austria, Finlanda dhe Gjermania, si dhe universitete nga Ukraina, duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe ideve në fushën e rindërtimit urban dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë ishte veçanërisht e rëndësishme, pasi profesori Beqiri dhe profesori Ceko ndanë eksperiencat e vendit tonë në rindërtimin pas luftës. Ata prezantuan modele të strategjive të zhvillimit urban dhe praktika të suksesshme të projektimit dhe planifikimit hapësinor, të cilat mund të shërbejnë si shembull për Ukrainën në procesin e saj të rindërtimit.

Profesorët e UBT-së theksuan rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare në fushën e urbanistikës dhe arkitekturës, duke vënë në pah se përvoja e Kosovës mund të ofrojë mësime të vlefshme për vendet që kalojnë periudha të vështira pas konflikteve. Konferenca gjithashtu shërbeu si një mundësi për rrjetëzim dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta akademike mes universiteteve të Evropës dhe Ukrainës.

Pjesëmarrja e profesorëve të UBT-së në këtë forum ndërkombëtar nënvizon angazhimin e institucionit për të kontribuar në diskutime globale mbi rindërtimin e qyteteve, zhvillimin urban të qëndrueshëm dhe bashkëpunimin shkencor ndërkufitar.

Continue Reading

Të kërkuara