Lajmet

​Britanikët e morën lejen për nisjen e parë në hapësirë

AAC zgjodhi kompaninë e Richard Branson, rivalit të Elon Musk në garën hapësinore.

Publikuar

Autoriteti i Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar (AAC) ka autorizuar Virgin Orbit për të kryer nisjen e parë në hapësirë të Britanisë së Madhe.

AAC zgjodhi kompaninë e Richard Branson, rivalit të Elon Musk në garën hapësinore, sepse Virgin Orbit “ndërmori të gjitha hapat e arsyeshëm për të minimizuar rreziqet që lidhen me nisjen”.

Virgin Orbit planifikon të nisë në javët e ardhshme nga porti hapësinor në Cornwall. Misioni, i quajtur “Start Me Up”, në nderim të grupit muzikor The Rolling Stones, përfshin një aeroplan të ripërdorur Virgin Atlantic Boeing 747 dhe raketën e tij LauncherOne.

Avioni do të ngrihet horizontalisht nga një pjesë e aeroportit Newquay në Cornwall me raketën që ndahet nga Boeing 707 kur është 11.000 metra mbi Atlantik, në jug të Irlandës.

Avioni do të kthehet në portin hapësinor, ndërsa raketa do të ndezë motorët e saj dhe do të vërë në orbitë disa satelitë për aplikime civile dhe ushtarake.

Ata do të jenë satelitët e parë të lëshuar në hapësirë nga Evropa.

Satelitët e prodhimit britanik më parë lëshoheshin rregullisht në hapësirë nga portet e huaja hapësinore.

Ministri britanik i Transportit, Mark Harper tha se Britania tani është “një hap më afër hapjes së autostradave galaktike”.

Mbretëria e Bashkuar është duke planifikuar të hapë një tjetër port kozmike në Llanbedr në Gwynedd, Uellsi i Veriut.

Qeveria britanike shpreson që fluturimet komerciale në hapësirë do të sjellin 4.6 miliardë dollarë për ekonominë britanike gjatë dekadës së ardhshme.

Lajmet

BB mbështet përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë për të përmirësuar jetën e qytetarëve

Publikuar

nga

Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore ka miratuar sot Projektin për Qasje Gjithëpërfshirëse për Forcimin e Sistemit Shëndetësor në Kosovë (KOMPAS), i cili synon të forcojë kapacitetet institucionale dhe qeverisjen për cilësinë e kujdesit në sistemin shëndetësor të Kosovës.

Në njoftim thuhet se projekti do të mbështesë forcimin e kapaciteteve institucionale, do të rrisë ofrimin e shërbimeve dhe financimin e shëndetësisë dhe do të përmirësojë sistemet e informacionit. Kjo do t’u mundësojë ofruesve të shërbimeve të regjistrojnë dhe ndajnë informacionin thelbësor shëndetësor, duke lejuar monitorimin dhe matjen në kohë reale të performancës së sistemit shëndetësor.

“Ndërhyrjet e projektit do të përqendrohen në përmirësimin e qeverisjes dhe mekanizmave institucionalë për cilësinë e kujdesit, monitorimin, ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe koordinatorëve të cilësisë për përdorimin e udhëzimeve klinike, mbështetjen për Inspektoratin Shëndetësor, investimin në infrastrukturën kritike dhe ngritjen e kapaciteteve për gatishmëri dhe reagim të sistemit të shëndetit publik, duke ofruar mbështetje teknike për ndërhyrjet financuese shëndetësore që do të ndihmojnë në zhvillimin e kapaciteteve strategjike për blerje të shërbimeve me cilësi të lartë. Projekti do të mbështesë gjithashtu zhvillimin e një sistemi të integruar të informacionit shëndetësor (IHIS) për të përmirësuar cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve”, thuhet në njoftim.

“Ka pasur progres në zhvillimin e kornizës ligjore dhe kushteve të tjera për forcimin e sistemit shëndetësor të Kosovës, por për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme të kujdesit për popullatën, themeli i sistemit shëndetësor të Kosovës duhet të forcohet më tej”, tha Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas BB-së mbështetja financiare e miratuar nga Bordi për këtë projekt është 18.6 milionë euro (ekuivalente me 20 milionë dollarë), një kredi me kushte koncesionare nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA), pjesë e Bankës Botërore. Periudha e shlyerjes së kredisë për këtë projekt është 25 vjet, e cila përfshin një grejs-periudhë 5-vjeçare. Pas miratimit nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv, Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore do të nënshkruajnë një marrëveshje për financimin e projektit, e cila më pas duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës në mënyrë që fondet e projektit të vihen në dispozicion për disbursim për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Në fund thuhet se Ministria e Shëndetësisë e Kosovës do të jetë Agjencia Zbatuese dhe do të jetë përgjegjëse për zbatimin e përgjithshëm të projektit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Shefi i OBSH-së paralajmëron se spitalet në Gaza kanë karburante vetëm edhe për tri ditë

Publikuar

nga

Spitalet në jug të Gazës kanë vetëm edhe për tri ditë karburante, që nënkupton se shërbimeve mund t’u vie fundi, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus shkroi në “X” se mbyllja e kufirit në Rafah ua pamundëson Kombeve të Bashkuara sjelljen e karburanteve. Pa karburante të gjitha operacionet humanitare do të marrin fund.

Ushtria e Izraelit e mori kontrollin e kufirit të Gazës në Rafah./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

MPB-ja thotë se procesi i konvertimit të patentë shoferëve fillon nga 10 maji

Publikuar

nga

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 10 maj do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat ilegale serbe në patentë shoferë të Kosovës.

Sipas MPB-së, konvertimi i patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat ilegale serbe në patentë shoferë të Kosovës do të zgjasë deri më 9 gusht të këtij viti.

“Të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shoferi të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shoferi zyrtar të Republikës së Kosovës përmes aplikimit formularit elektronik në ueb faqen  https://patentshoferonline.rks-gov.net/ apo edhe fizikisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente në të gjitha komunat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MPB-ja njoftoi se në rast të paraqitjes fizike për aplikim në sportelet e Qendrave për Pajisje me Dokumente, qytetarët duhet të posedojnë me vete letërnjoftimin, origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer.

“Certifikata shëndetësore lëshohet nga institucionet shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Çmimi për certifikatë shëndetësore varion nga kategoria e mjetit për të cilin posedon patentë shoferin dhe atë si në vijim: Për kategorinë B/BE çmimi i certifikatës shëndetësore është njëzetë euro (20.00. Për kategorinë C dhe kategorinë D çmimi i certifikatës shëndetësore është pesëdhjetë euro (50.00€). Dëshmi të pagesës së taksës vlera e së cilës është pesëmbëdhjetë euro (15.00€) dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftim./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Një muaj paraburgim për vajzën që goditi babanë me mjet të mprehtë

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës L.J., pasi që dyshohet se ka goditur me mjet të mprehtë babanë e saj. Ngjarja ka ndodhur në Shtime.

Ajo dyshohet për veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafin 3.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të martën Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e saj, p[asi siç thuhej në raportin 24-orësh, pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar babanë e saj.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se e pandehura me datë 6 maj 2024, në Shtime.

“Saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, me dashje i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarit- prindit të saj R.J., si viktimë e ndjeshme për shkak të marrëdhënieve familjare që kanë, në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale në mes tyre, pasi që e njëjta kishte kërkuar nga i dëmtuari ta ndërpresë telefonatën me vajzën e tij, e pandehura bëhet nervoz dhe e godet të dëmtuarin në anën e djathtë në pjesën e gjoksit, me një thikë-mjet, me të cilin mund t`i shkaktojë lëndime të rënda trupore ose dëmtim të rëndë të shëndetit, e pasi del në oborr dhe e godet me gurë në pjesë të trupit, i dëmtuari ka marrë tretman mjekësor dhe posedon raport mjekësor nga QKMF në Shtime”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara