Aktualitet

​Edhe një vrasje e rëndë trondit Shqipërinë

Published

on

Një 45 vjeçar është viktima e radhës nga vrasjet në Shqipëri. Në një njoftim për media, Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se vrasja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin, pak orë pas vrasjes që ndodhi në Librazhd.

Policia ka njoftuar se vrasja ka ndodhur rreth orës 08:30 në fshatin Gjocaj të Peqinit, pas një konflikti për motive të dobëta.

“Shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

Në raportin e fundit, Policia po ashtu tregoi se pas disa minutash ndjekje, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit.

Rajoni

Nga Kosova në Itali: UBT përfaqësohet me gjeneratën e re të dizajnerëve në “Rome – Sotto il Cielo di Genzano”

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25-vjetorit të UBT-së dhe Ditëve të Artit dhe Dizajnit, studentët e Departamentit të Dizajnit të Modës po marrin pjesë në ngjarjen ndërkombëtare “Rome – Sotto il Cielo di Genzano”, e cila po mbahet në Itali.

Studentët Zoja Shabani, Levika Syla, Fiona Rushiti, Elsa Gashi dhe Adile Jashari do të prezantojnë krijimet e tyre në këtë defile mode, të realizuara në kuadër të lëndës Dizajn Studio V, nën mentorimin e profesoreshave Aferdita Statovci dhe Cennet Lika.

Për të mbështetur studentët në këtë përvojë të rëndësishme ndërkombëtare, në Itali po qëndrojnë edhe Fisnete Hajrizi, Ariana Gjoni, Laura Ymeri, Aferdita Statovci dhe Cennet Lika, të cilët po i shoqërojnë gjatë prezantimit të punimeve dhe po kontribuojnë në përfaqësimin dinjitoz të UBT-së në këtë ngjarje artistike dhe kulturore.

Pjesëmarrja në “Rome – Sotto il Cielo di Genzano” u ofron studentëve mundësinë të prezantojnë talentin, aftësitë profesionale dhe vizionin e tyre kreativ para një audience ndërkombëtare, duke krijuar njëkohësisht hapësira për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash me artistë e dizajnerë nga vende të ndryshme.

Kjo paraqitje ndërkombëtare është dëshmi e përkushtimit të UBT-së për promovimin e kreativitetit, inovacionit dhe ndërkombëtarizimit të arsimit. Në vitin jubilar të 25-vjetorit, UBT vazhdon të krijojë mundësi për studentët që të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të prezantojnë vlerat e artit dhe dizajnit kosovar në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Vendi

UBT hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2026/27

Published

on

UBT ka hapur zyrtarisht konkursin për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2026/27, duke ofruar mundësi studimi në mbi 50 programe akademike në nivelet Bachelor dhe Master dhe mbi 150 fusha të specializimit.

Si institucioni më i vlerësuar në botë, UBT vazhdon të ofrojë programe bashkëkohore studimi të harmonizuara me kërkesat e tregut vendor dhe ndërkombëtar të punës, duke integruar teknologjitë më të avancuara dhe Inteligjencën Artificiale në procesin mësimor.

Të drejtën e aplikimit në studimet Bachelor e kanë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, ndërsa për studimet Master kërkohet përfundimi i nivelit Bachelor.

Programet e studimit në UBT, në nivelin Bachelor i gjeni në këtë link:

PROGRAMET BACHELOR

Për regjistrimin në studimet Master kërkohet që kandidati të ketë përfunduar studimet Bachelor.

Programet e studimit në UBT, në nivelin Master i gjeni në këtë link:

PROGRAMET MASTER

Qendrat e regjistrimit të UBT-së në Kosovë:

  • Prishtinë;
  • Lipjan;
  • Prizren;
  • Pejë;
  • Ferizaj;
  • Gjilan.

Mobilitetet/bursat ndërkombëtare:

  • Erasmus+;
  • CEEPUS;
  • PoSIG, etj.

Gjuha e studimeve:

  • Gjuhë shqipe;
  • Gjuhë angleze;
  • Mundësia e studimit në gjuhë të tjera.

Për sukses të garantuar, UBT ofron për studentët:

  • Orientim dhe praktika profesionale, kurse, vizita studimore dhe certifikime;
  • Sistem online dhe qasje në kompjuterë;
  • Licenca falas për softuerë;
  • Praktikë në kompani vendore dhe ndërkombëtare;
  • Librari me mbi 200 mijë tituj dhe qasje në libraritë elektronike botërore;
  • Praktikë dhe eksperimente në laboratorë bashkëkohorë;
  • Trajnime: CISCO, Microsoft, AutoCad, IPMA, etj;
  • Certifikime për kontabilistë në bashkëpunim me SCAAK.
  • Integrim të Inteligjencës Artificiale – VR/AR.

Studentët të cilët aplikojnë në studime themelore, i bashkëngjisin aplikacionit:

  • Certifikatën e maturës shtetërore – origjinale ose kopje të noterizuar (Për shtetasit jashtë Kosovës nuk nevojitet);
  • Diplomën e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
  • Dëftesat e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
  • Ekstrakti i lindjes.

Për më shumë informacione rreth programeve të studimit dhe mundësive që ofron UBT, ju lutemi që të ndiqni linkun: ubt-uni.net, na ndiqni edhe në rrjetet tona sociale: Facebook, Instagram, Twitter, LinkedIndhe TikTok.

APLIKO TANI ONLINE dhe studio në institucionin nr. 1 në botë.

Continue Reading

Vendi

Nisin vlerësimet për masat e reja të Pakos 2.0, pagesat për sektorin privat javën e ardhshme

Published

on

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se komisionet vlerësuese kanë nisur shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura të Pakos për Përballje me Inflacion 2.0, përkatësisht mbështetjen për punëtorët e sektorit privat dhe studentët.

Sipas Muratit, puna e komisionit për masën e sektorit privat është drejt përfundimit dhe pagesat pritet të ekzekutohen në fillim të javës së ardhshme, të hënën.

Ndërkaq, komisioni përgjegjës për masën e studentëve do ta përmbyllë procesin pas pranimit të konfirmimeve nga institucionet e arsimit të lartë për aplikuesit. Ai tha se qytetarët do të njoftohen me kohë sapo listat e përfituesve të jenë gati për ekzekutim.

“Qeveria për të gjithë!”, ka shkruar Murati në njoftimin e tij./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vizitë zyrtare e presidentit të Shqipërisë në Kosovë, priten masa të përkohshme në trafik

Published

on

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë më 12 qershor 2026, në orët e mbrëmjes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rregullimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe aktiviteteve të delegacionit.

Për shkak të itinerarit të lëvizjes së eskortës nga pika kufitare në Vërmicë dhe aktiviteteve zyrtare gjatë ditës, pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative në intervale të shkurtra kohore.

Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik gjatë zhvillimit të vizitës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara